Presidenti Meta firmosi kallëzim penal ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve për shkarkimin e tij, duke e cilësuar tentativë për grusht shteti. Me gjuhën e Berishës, Meta nuk ndali kërcënimet ndaj atyre që i cilësoi rilindës vendas e ndërkombëtarë, për të cilët tha se do marrin përgjigjen që meritojnë.
Duke e cilësuar antiligjore nismën për shkarkimin e tij, sikurse kishte njoftuar Presidenti Meta kallëzoi Kuvendin në SPAK për falsifikim dokumentesh, duke e cilësuar aktin tentativë për grusht shteti që ka tronditur themelet e republikës.
"Do të dorëzojmë padinë për veprat penale të kryera në bashkëpunim, falsifikimit të dokumenteve parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës", tha Meta.
Presidenti e cilësoi një rast flagrant që ka tronditur themelet e Republikës, një përpjekje për të finalizuar një grusht shteti.
"Është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër Kreut të Shtetit. Dhe ky krim tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi një partiak i para 25 prillit por është dramë se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë.
Këtu kemi të bëjmë me themelet e Republikës, që janë tronditur rëndë. Nëse presidenti i atij vendi të nderuar të BE-së, doli me popullin vetëm për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave, ligje më të rënda se ai Kuvendi i mëparshëm ka prodhuar në çdo seancë dhe deklaroi se ky ligj është nisja e një grushti shteti, çfarë mund të themi mbas gjithë atyre historive të falsifikuar vë kanë ndodhur në vendin tonë për gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë edhe institucionet e drejtësisë. Kjo përpjekje, kjo provë e re që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë e qatë që ka qenë anti kushtetuese dhe e falsifikuar. Ky akt falsifikimi që kërkon të ligjërojë gjoja procedurën brenda afateve e cila është shumë e qartë se ka qenë një procedurë mafioze nuk është veçse përpjekja për të finalizuar një grusht shteti kundër kreut të shtetit", tha Meta.
Ndërsa Këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj, shpjegoi se tha se gjithçka është e qartë për manipulimin sipas tij.
"U evidentua qartë, ne ia demonstruam asaj faktet e mashtrimit publik të Kuvendit. Ashtu siç e kemi bërë publike edhe në daljet tona. Manipulimi është i dukshëm, edhe me sy të lirë", tha Dervishaj, duke nënvizuar se padia do të shkojë në 2 prokurorië sepse hetimit duhet ta zbardhin subjektin e akuzuar për të përcaktuar më pas kompetencën.
Nga ana tjetër, nëpërmjet një reagimi të shkurtër, Kuvendi ka hedhur poshtë akuzat e Metës për falsifikim apo manipulim dokumentesh, duke thënë se nuk qëndrojnë.
I bindur se do ta çojë deri në fund mandatin e tij, Meta tha në një konference për shtyp se zyrën e Presidencës nuk do ta mbajë përmes dyerve të blinduara, duke thumbuar Bashën.
Kujtojmë se Presidenca edhe më herët ka deklaruar se Kuvendi ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, pasi sipas tyre falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare.
Sipas Presidencës më 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të thirrej në këtë datë duhet që raporti për këtë vendim të ishte miratuar 48 orë më parë, pra në datën 5 maj. Mmbledhja e Komisionit të Ligjeve është bërë më 6 maj 2021, ndërkohë që në dokumentin e dorëzuar të premten e kaluar është bërë një falsifikim dhe thuhet se urdhri për miratimin e raportit të këtij komisioni është bërë më datë 5 maj 2021.
Është publikuar kallëzimi penal i Presidencës ndaj Kuvendit për falsifikim dokumentesh. Kallëzimi është depozituar si në SPAK e po ashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës, kundër funksionarëve përgjegjës në Kuvend, por pa specifikuar emra konkretë. Në kallëzim shpjegohen 'shkeljet' e pretenduara të Kuvendit, ndërsa kërkohet verifikim e hetime dhe vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë 'në të gjitha nivelet hierarkike administrative të Kuvendit të Shqipërisë' e po ashtu edhe të deputetëve që kanë ndjekur çështjen në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës.
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pasi Presidenti i Shqipërisë e paditi sot SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Në reagimin e Kuvendit hidhen poshtë akuzat e Metës për manipulim apo falsifikim dokumentesh.
“Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë. Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim", thuhet në reagimin e Kuvendit.
Një thumb e pati edhe për Lulzim Bashën në konferencën e sotme për shtyp Presidenti Ilir Meta. I pyetur nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse e shkarkon, Meta tha se në institucionin e Presidencës nuk do të ketë asnjë bravë shtesë.
"Ju thoni që 24 korriku të ishte sot, unë do të doja të ishte dje. Nuk do të ketë asnjë bravë në institucionin e Presidencës. Unë jam kam premtuar se më 24 korrik do të kemi një festë. Populli i 2 marsit është shtuar shumë se është shumë i irrituar, sidomos nga këto falsifikimet e tyre", tha Meta.
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se çfarë garancie mund t’u ofrojë shteti banorëve të 5 Majit, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, kur këto falsifikojnë dokumentet për ta shkarkuar atë.
‘Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Maj. Çfarë garancie kemi ne si banor të republikës se kur këta jo vetëm falsifikuan letra për ti rrëmbyer presidentit anëtarët e GJ-së. Por edhe për të shkarkuar presidenti falsifikojnë në GJK. Çfarë garancie kemi ne që ligjet që votohen në Kuvend zbardhen dhe nuk ndryshojnë në interes të grupeve të caktuara. Çfarë garancie kemi ne që pronat nuk falsifikohen. Këto falsifikuan dokumentet për të më shkarkuar mua.’- tha Meta.
Po ik ore legen muti.
Përgjigju