Presidenti i Republikës, Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm. Jo për pasojat që do të shoqëronin rrëzimin për herë të dytë pa shkak kushtetues të Sandër Lleshit, sepse ato mund të mos vijnë kurrë. Në një vend "sui generis" si Shqipëria është e kotë të parashikosh me saktësi edhe rrugën nga shtëpia për në punë e aq më pak të pretendosh se po luan shah.
Ndëshkimi për zullumqarët e Tiranës, që po presin të vijë nga përtej oqeanit Spartak Ngjela dhe ca të tjerë, nuk është fare çudi që të humbasë rrugën dhe të mos mbërrijë kurrë në destinacion. Sepse në Shqipëri duket ka një pakt të pashkruar mes palëve të korruptuara që mishin t'ia hanë, por kockën t'ia lënë njëri-tjetrit dhe kjo mund t'i shtyjë pambarimisht ose t'i dështojë për fare proceset. Mund të ketë shumë njerëz që e mendojnë dhe e lidhin ndryshimin e kursit të Metës me presionin e perëndimit dhe me nevojën e SHBA dhe BE për stabilitet dhe bashkëpunim të pakushtëzuar në Shqipëri. Jo se ky aspekt nuk ka rëndësi dhe se nuk ndikon tek udhëheqësit tanë, por unë mendoj se nuk ka qenë ky vektori kryesor që solli në vendimin e sotëm të Presidentit të Republikës.
Ilir Meta sot ka thirrur në ndihmë instiktet e një politikani me eksperiencë, pavarësisht se ballkanik, të cilat i kanë ndezur atij llampën e kuqe të rrezikut. Ai thjesht ka kuptuar, më në fund që, pavarësisht yshtjeve që i vinin nga servilët e oborrit të vet dhe nga opozitarët e dëshpëruar, mosdekretimi i Lleshit do të ishte në finale tamam dhuratë e dëshiruar në një ditë të vështirë për Edi Ramën. Sepse do ta viktimizonte atë dhe do ta kalonte menjëherë të drejtën në anën e tij, duke e vizatuar, në rastin më të mirë, si të keqen më të vogël. Nga ana tjetër, do të unifikonte si me shkop magjik në krah të Edi Ramës çdo rilindas qejfprishur me të, për shkak se do ta perceptonin të gjithë se po sulmoheshin pa të drejtë nga një "armik i jashtëm".
Dhe kjo ndodh kudo me çdo parti politike, në Shqipëri apo gjetkë. Është pak a shumë kjo logjika e ftohtë dhe jo emocionet për rivalin e fortë në kryeministri dhe as hallet e opozitës së atrofizuar, jo për faj të tij, ato që e kanë shtyrë Ilir Metës që t'i japë drejtim e ta dekretojë Sandër Lleshin. Duke evituar ndërkohë një njollë të errët dhe të pariparueshme në karrierën e vet të admirueshme politike, në aspektin e roleve që ka pasur, si askush tjetër deri tani, edhe President, edhe Kryeministër, edhe Kryetar Parlamenti.
Ndaj mos e lexoni tërheqjen e Metës as si zbythje nga brenda dhe as si frikë nga jashtë, sepse nuk është aspak e tillë. Është taktikë e pastër e një politikani të sprovuar, i cili mat forcat, nuk i dalin llogarit dhe ndërkohë përgatit lëvizjen apo goditjen e radhës. Janë idjotë ata që kanë menduar se Ilir Meta do të sakrifikonte veten për t'i dhënë opozitës një peshë që nuk po e fiton dot nga aksioni opozitar Basha-Kryemadhi, i cili qartazi lë shumë për të dëshiruar.
Presidenti bëri sot gjënë e nevojshme, jo thjesht se përjashtoi krijimin e një precedenti për goditjen e abc-së së shtetit pikërisht nga kreu i tij, gjë që më shumë se për këdo tjetër do të rëndonte mbi atë vetë. Por mbi të gjitha, se ai e shtyu betejën e tij si kryeopozitar me Edi Ramën në një ditë më të përshtashme për opozitën. Dhe kjo është meritë që i duhet njohur, të paktën si perspektivë. Ndaj duhet thënë se Meta doli në kohën e duhur nga një aventurë e rrezikshme, që më shumë se atë vetë, mund të kishte marrë më qafë shpresat për zgjidhje dhe ngritje të të gjithë opozitës, që e sheh tani atë si figurën e vet më të pushtetshme. Ndaj nga kjo histori mos kujtoni se ka dalë keq Ilir Meta, si president dhe si kryetar de facto i LSI.
Por sigurisht që sot ngjajnë edhe më qesharakë se më parë disa figurina dhe personazhe groteskë të Tiranës, që u nxituan ta shisnin para kohe si "burrni" dhe si "besë" të Ilir Metës një gjest dhe akt të vrazhdë politik, që nuk të çonte askund. Por, tek e fundit, ata as e kanë problem fare të marrin kthesën e ta kthejnë lekun nga e kundërta, siç u ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Sepse, në fakt, ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi publike apo politike për të mbajtur, përveç njërit.
Lulzim Basha dhe Ilir Meta
Ilir Meta shpëtoi Presidentin
Në një vend "sui generis" si Shqipëria është e kotë të parashikosh me saktësi edhe rrugën nga shtëpia për në punë e aq më pak të pretendosh se po luan shah.
Profesor Patozi! Me pelqen konkluzjoni juaj dhe keni te drejte.Beni shpesh analiza dhe here here te drejta,por une kam nje shqetesim te cilin thashe te ta ve ne dukje.Ju i zini ne goje te gjithe politikanet,sidomos te majtet pa perjashtim,por si e spjegoni faktin qe ate me kryesorin e me jetegjatin e politikes shqiptare dhe sipas mendimit tim shkaktarin e katrahures politike ekonomike,ushtarake, shoqerore e kulturore shqiptare,ate qe ka shkelur me prapanicen e tij te gjitha nenet e kodit penal dhe per fatin tone te keq por dhe tendin si politikan e qytetar nuk eshte paraqitur asnjehere para organeve gjyqesore e para prokurorise dhe qe ti,Xhyzi e tere opozita nuk guxoni ti permendni as emrin.Perse? Apo keni frike se mos (sipas mendimit tim) rrezikoni te perfundoni e ti beni shoqeri Olldashit,Azemit,Pashkos etj?Emrin e tij e permend gjithe populli shqiptar,e di gjithe bota jashte dhe fshihet pas iumunitetit piolitik.Perse? Dhe te gjithe prisni ta ktheje ndonje dite nga dielli per shkak te moshes apo...Dhe ti e di se kush eshte.Ai qe populli e ka emertuar Plaku Mere,Qoftelargu,Sali serbomadhi dhe agjenti i UDB-se dhe jo vetem,rezidenti i rendesishem i sigurimit te shtetit me tesere partie,ai qe ishte i pari qe lejoi dhe inkurajoi futjen e perhapjen e kanabisit ne shqiperi dhe qe urdheronte(e mburret per kete) qe policia te mos futej ne republiken e Lazaratistanit dhe tregetonte sheshit drogen duke marre dhe pjesen e tij dhe akuzon per te Sajmir Tahirin,sepse guxoi ti mbyllte biznesin atje e kudo ne shqiperi,vrasesi i 4 demonstruesve me duar ne xhepa,organizatori i grushtit te shtetit ne vitin 1998, i firmave piramidale ku humben parate e kursyera gjithe shqiptaret dhe brenda nates si me magji u zbrazen dhomat plot me para e shkuan ne drejtim te paditur per te gjithe ne,pervec Atij;shkaktari dhe pergjegjesi kryesor per vrasjet dhe ngjarjet e vitit 1997 dhe i armatosjes se veriut per te sulmuar jugun e shqiperise,nonoja i medemek presidentit Ilir Meta-j(Apo s'e di ti se kush urdheroi gjykatesit te nxjerrin pa lagur liken per punen e videos se 7%-shit kokekatror; babai i Shkelzenit, i cili shkaktoi gerdecin e 26 te vrareve;i zhdukjes se Remzi Hoxhes,i dyshuar per vraqsjen e Azemit,Olldashit,Pashkos e kushedi sa te tjereve etj.Ai qe ka futur ne kupturen e politikes dhe jetes shoqerore shpifjen dhe s'ka lene pa perbaltur njeri duke i etiketuar me nofkat me te keqia,duke filluar nga kryeprokurorja "lavire bulevardi"Ina Rama,nga ish presidenti "komplotist" Bamir Topi " ,nga shprehjet "ta bej fytyren si sholle kepuce" etj etj.Ai,Astrit vellai eshte drejtori dhe pronari i kinostudios se Shqupit per prodhimin e filmave me metrazh te shkurter prej Fake News si psh te filmave me ngjyra "Babale 1", "Babale 2" etj etj.Do dale ndonje trim nga opozita,se nga pozita e permendin shpesh e perdite emrin e tij dhe te kerkoje qe shqiperia te behet shtet megjithe mend dhe te kerkoje qe personi me te cilin fillon dhe mbaron krimi ne shqiperi,sic shprehet dhe deputeti Spartak Braho,dmth Salih Ram Berisha te paraqitet apo te thirret nga prokuroria dhe te perfundoje para togave te zeza e te veje me ne fund ne burg?Si thua profesor Astriti?Ata qe i thone vetes burra ketu duken,kur i vene pikat mbi i dhe jo mbi germa te tjera ...
Përgjigju