'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës

9 Tetor, 17:56| Përditesimi: 10 Tetor, 08:07

  • Share

Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997 por dhe vite më pas kur Sali Berisha ka qenë president. Jo vetëm kaq për ngjarje për të cilat Paro Laçi akuzon Sali Berishën se fshihet pas.

Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj në ‘studio Live’ Paro Laci tregon atë që e quan plan të Sali Berishës për të vrarë Ilir Metën në 2001 në Bruksel. Jo vetëm kaq ai thotë se Berisha ka dhënë dhe porosit të vrasë Neritan Cekën, e Rexhep Meidanin.

Marrë shkas nga protesta e 7 tetorit ku djali i ish kryeministrit Shkëlzen Berisha u shfaq në protestë i shoqëruar nga shumë truproja, Paro Laçi tha se në fakt duhej të ishte Meta që duhej të ruhej nga kreu i PD-së pasi ky i fundit kishte tentuar ta vriste. Sipas dëshmisë së tij bëhet fjalë për vitin 2001, kur Ilir Meta ishte kryeminister i Shqipërisë (Shenim redaksional, Meta ka qene kryeministër 1999 - 2002)

“Shkëlzeni ka të drejtë të ruhet por më shumë të ruhet Ilir Meta. Sali Berisha është ai që ka tentuar dhe ka bërë plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Ka ndodhur në Bruksel, i njohur si sherri i Brukselit, ku është bërë një përplasje. Mes tyre kam qenë dhe unë, Sali Lusha, shumë tropojanë e laçjanë, etj përkrahës të Sali Berishës. Ka ndodhur kur është rrahur Paskal Milo. I është zënë rruga Fatos Nanos. Është gjuajtur dhe Fatos Nano edhe pse nuk e ka pranuar. 
Do të ketë qenë pranvera e 2001. I kujtohet shumë mirë Genc Pollos. Kur I është afruar Paro Laçi së bashku me Sali Lushën dhe në hollin e hotelit, në recepsion i është bërë presion Genc Pollos. Duhet ti kujtohet shumë mirë ambasadorit të Shqipërisë. Ka ndodhur në  Renaissance hotel. Është hoteli ku rrinë të gjithë eurodeputetët, e ne ishim futur me target si refugjatë politikë. Kishim një degë të PD-së, ishim një grup demokratësh e unë isha presidenti i kësaj dege - dega e parë e PD-së e hapur jashtë Shqipërisë. 

Plani ka qenë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Metës. Ta deklarojë vetë, se pse nuk mori pjesë kryeministri i Shqipërisë. Po nga mesi jonë, grupimi jonë ka dyshime se duhet ta kishte bërë spiunimin Sazan Cana, i cili me vite të tëra ka punuar në shkallët e policisë. Ky shpëtoi dhe Fatos Nanon duke i thënë shef largohu se nuk e kanë me ty por me Ilir Metën. Plani ka qenë shumë i kurdisur. 
Gjinushi e ka parë me sytë e vet si në autostradë kanë shkuar duke u rrethuar 1 nga 1, makinat ku kërkohej Ilir Meta. Ilir Meta do të ekzekutohej dhe vrasjen do ta pranonte Sali Lusha. Në autostradë ka qenë ambasadori Artur Kuke e Skënder Gjinushi që janë shtangur me rrethimin që i kemi bërë të gjitha makinave të delegacionit. Ulërimat dhe sharjet që kemi bërë në aeroportin e Brukselit.

Dhe Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel, që të ishte larg ngjarjes ku të hapte shishen e shampanjës për vrasjen e Ilir Metës.

Sepse Ilir Meta do të vritej me urdhër të Sali Berishës atë ditë,por sic duket ngaqë ishte kryeministër i Shqipërisë, kishte informacion. Konsullja,. Zana, i ka cuar informacion Shqipërisë se janë përgatitur një grup. E gazetat shkruan atëherë se Brukseli i dytë do të bëhej në Londër" thotë Paro Laçi.

Në intervistën për Report Tv Laçi zbulon dhe emra të tjerë politikanësh të cilët sipas tij Berisha donte ti eliminonte pasi ishin kundërshtarë të tij politikë. Jo vetëm kaq Paro Laci thotë se Sali Berisha ka dhënë urdhër dhe për të djegur lokalin e Fidel Yllit.

Pyetje: Ju ishit në grupin ku do të ekzekutonit zotin Meta me porosi apo ishte iniciativa juaj për ta ndihmuar
Paro Laci: Me porosi të Sali Berishës. Siç ka qenë me porosi të tij eliminimi i Rexhep Meidanit. Siç ka qenë me porosi vrasja e Neritan Cekës, e djegia e lokalit të Fidel Yllit. Porosia erdhi tek unë. Nëse do të mundoheshim ta realizonim 

Nëse ne do të mundoheshim ta realizonim Ilir Meta do të vritej në Bruksel,e dinë të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Vrasjen do e mbante Sali Lusha për arsyen se Ilir Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij, që sot është Heroi i Demokracisë. I vrarë më 28 nëntor, ditën e flamurit. Ky ka qenë plani I mirëkurdisur I Sali Berishës. Të flasë vetë ambasadori Artur Kuke si kemi bllokuar. Ka ndodhur vetëm një rast në Bruksel që delegacionet ndalohen nga persona të mirëorganizuar nga Sali Berisha. E di Sali Berisha shumë mirë si na organizoi. Na solli makina të fuqishme tip I fundit. Nga kush I pruri, si erdhën. Sali Berisha të cohet e të flasë për hotelet që kam paguar."

Paro Laçi nxit dhe ish bashkëpunëtorë të tjerë të Sali Berishës, ata që kanë qëndruar shumë afër për të treguar të vërtetat për krimet e rënda të ndodhura në 1997

“Si unë të gjithë duhet të flasin çfarë dinë për 1997. Ka shumë mistere. Janë rrahur gazetarë shqiptarë e të huaj. U kërcënuan me jetë dhe u tentuan të vriteshin shumë politikanë  për të vetmin moiv se tentonin t’I zinin vendin Sali Berishës dhe egërsia e tij nuk pati fund deri në ditët e sotme” thotë Paro Laçi. 

Pse flet sot?

"Se sot është koha! Sali Berisha të ngrihet e të thotë nëse nuk i ka dhënë këto urdhra. Se ai do të djegë Shqipërinë. Kush e rrahu Skënder Gjinushin në mes të Tiranës? Kush e dogji lokalin e Fidel Yllit! Pse u dogj? Fide Yllit s’ia kemi djegur në herë por disa herë. Sepse Sali Berisha ka dhënë urdhër. Mblidhen para orës 12:00 të gjithë komunistët e socialistët. Rrifini të gjithë. Le të thotë Preç Zogaj se nuk është rrahur nga banda e Sali Berishës të veshur me rrobat e tij, ose le të thotë se skam qenë prezent. Të gjithë këta që nuk i shkojnë prapa. Por ka gjetur disa të tjerë që më vjen keq, se shoh vetveten, u ka bërë shiringën në tru. I ka bërë lavazh truri. Kur s'na e solli për 30 vjet Sali Berisha demokracinë ska për të na e sjellë më. Pse do të djegë Tiranën Sali Berisha? Se i ka ardhur koha të paguajë atë që ka bërë? Ai edhe sot do të djegë Shqipërinë sic e ka djegur. Të gjithë duhet të flasin."

1997 na furnizoi SHIK-u me arme

Paro Laci: Në 1997 unë nuk kam vjedh asnjë armë.  Unë jam armatosur në Gardën e Shqipërisë e kemi marrë armatim tek SHIK ku jemi furnizu me armë shumë të rënda dhe kemi Ikur në qafën e Koshovicës ku kemi marrë urdhër. Nëse do të shihni 2 vetë dhe njëri I armatosur do të vrisni të dy.

Pyetjel Pra ka pasur rol dhe SHIK në atë kohë?

Paro Laci: Gazidede ka pasur rol kyc. Gjenerali Agim Shehu ka pasur rolin kyc. Por ato zbatonin urdhrat e Sali Berishës.

Ora 19:01
Paro Laçi: Kam paguar hotelet e Sali Berishës në Francë, drekat e darkat e tij në Bruksel! Më ka ardhur fatura 4 mijë euro

 

Ish gardisti i Sali Berishës në intervistën për Report Tv i kujton ish kryeministrit se ka qenë ai që i ka paguar hotelet e dreka e darka/.

Kam dhe një mesazh për Sali Berishën I cili ka thënë se Laçi paguante gjeneralët. Po Laçi paguante hotelet e Sali Berishës. Paguante kartën e telefonit roaming. Më ka ardhur fatura 4 mijë euro. Sali Berisha ka biseduar me kartën time. Kam paguar hotelet në Francë. Kam shtruar dreka e darka. Kam pagu dreka e darka në Bruksel. Kam paguar hotelet kudo që lëvizte zotëria e tij. Po ato i ka paguar zoti Laçi" thotë ai. 

Ora 18:57
Paro Laçi për Report Tv: Nëse Ilir Meta do të ekzekutohej, Berisha do hapte shishen e shampanjës! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha

Ish gardisti Paro Laci në një intervistë për Report Tv, emisionin Studio Live të gazetarit Arbër Hitaj flet për një skenar të mirëfilltë të thurrur sipas tij nga Sali Berisha për vrasjen e Ilir Metës. Madje tregon se kush do e merrte përsipër vrasjen dhe se Sali Berisha ishte përgatitur të hapte dhe një shishe shampanjë

Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel, që të ishte larg ngjarjes ku të hapte shishen e shampanjës për vrasjen e Ilir Metës.

Sepse Ilir Meta do të vritej me urdhër të Sali Berishës atë ditë,por sic duket ngaqë ishte kryeministër i Shqipërisë, kishte informacion. Konsullja,. Zana, i ka cuar informacion Shqipërisë se janë përgatitur një grup. E gazetat shkruan atëherë se Brukseli i dytë do të bëhej në Londër" thotë Paro Laçi.

Nëse ne do të mundoheshim ta realizonim Ilir Meta do të vritej në Bruksel,e dinë të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Vrasjen do e mbante Sali Lusha për arsyen se Ilir Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij, që sot është Heroi i Demokracisë. I vrarë më 28 nëntor, ditën e flamurit. Ky ka qenë plani I mirëkurdisur I Sali Berishës. Të flasë vetë ambasadori Artur Kuke si kemi bllokuar. Ka ndodhur vetëm një rast në Bruksel që delegacionet ndalohen nga persona të mirëorganizuar nga Sali Berisha. E di Sali Berisha shumë mirë si na organizoi. Na solli makina të fuqishme tip I fundit. Nga kush I pruri, si erdhën. Sali Berisha të cohet e të flasë për hotelet që kam paguar" thotë Paro Laci për Report Tv.

Ora 18:05
'Nëse nuk më kërkon drejtësia, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj', Paro Laçi: Sa të jem gjallë do i shkoj deri në fund! Akti i fundit përballja në Bruksel

 

Ish presidenti i klubit Partizani dhe ish gardisit Paro Laçi, bëri deklarata të forta në Studio Live teksa tha që Berisha ka pasur plan të vrasë Ilir Metën dhe Neritan Cekën. Më tej duke folur për drejtësinë, ai tha se është në dispozicion të saj, por edhe nëse drejtësia nuk vepron ai do ndjek të gjithë hallkat e saj deri në Bruksel.

'Nëse drejtësia nuk më kërkon, nëse është e blerë, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëjë dhe Berisha do përballet me aktin e fundit. Është një gjykatë në Bruksel. Jemi mbledhur një herë në Bruksel. Ne e kemi mbajtur dhe kemi bërë shumë për të. Do mblidhemi as sa e përmban ligji do marri një staf të fortë juridik dhe do i bëjmë një denoncim Berishës. Edhe nëse nuk e zgjidh drejtësia në Shqipëri. Sa të jem gjallë do i drejtohem gjithë hallkave të drejtësisë. Do denoncojmë gjithë këto gjëra që gjithë i dimë, aq sa dimë do përgatisim një denoncim. Në momentin që do marri rrugën nuk ka më ryshfet dhe pare që e blen.'

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ooo: 09/10/2024 19:53

    Stha na njo gjo te re ky per vrasjen e metes, edhe meta e di

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?