Një ditë pasi u bojkotua nga Partitë Popullore Europiane, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për takimet që zhvilloi një Strasburg.
Berisha u shpreh se para zyrtarëve europianë, foli për “torturën publike që iu bë ish-Presidentit Ilir Meta”. Ai hodhi akuza se edhe pse jemi në një vit elektoral, liderët e partive kryesore në vend janë në proces penal.
“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit. Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.
Një vëmendje të veçantë kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste’, tha ai.
Berisha u ndal edhe tek anulimi i një darke zyrtare që ishte planifikuar për kryeministrin Edi Rama në Këshillin e Europës. Berisha e cilësoi këtë si një 'turp të madh' dhe një 'skandal ndërkombëtar'.
‘Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë. Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurt se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.
Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj’, tha ai.
Komente

harrove ti raportoje qe dha urdher per te arrestuar edhe bashkepunetoret e tij te ngushte ne qeverine qendrore por edhe ato lokale. Dhe keto i ben kunder pozites se tij....hahahaha
PërgjigjuTI SALI DHE META ME GRUAN DUHEJ TE ISJIT ME KOHE NE BURG..PER KRIME E VJEDHJE....
Përgjigju