Meta: 2022 rriti varfërinë, qeveria më pak lekë qytetarëve se oligarkëve! Opozita bashkë më 14 maj? Pengu i Ramës s'e gjen dot rrugën drejt bashkimit (VIDEO)

6 Janar 2023, 12:38| Përditesimi: 6 Janar 2023, 16:58

  • Share

Në daljen e tij të parë për mediat për 2023-shin, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsideroi 365 ditët që lamë pas ‘vitin e varfërimit dhe të shpopullimit’, ndërsa këtë që sapo nisim ‘vitin e ndryshimit’. Ai tha se do të marrë fund kapja e shtetit.

Përballjen e 14 majit e konsideroi fitore të sigurt të opozitës edhe pse bashkimi i plotë i opozitës në zgjedhjet lokale duket i pamundur për shkak se sipas Metës ‘ka ndonjë që është peng i Ramës që nuk e gjen dot rrugën drejt bashkimit’. Ky ishte mesazhi ‘i kamufluar’ i aleatit kryesor të Berishës për ‘rivalët e tij partiakë’, grupit të PD-së së Alibeajt, i pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse bashkimi do të ndodhë.

Një pyetje tjetër që kryetarin e Partisë së Lirisë e ‘vuri në siklet’ ishte ajo e ‘shkërrmoqjes’ së partisë së tij në Shkodër me ikjen e deputetit Çela dhe drejtuesit të degës. Ilir Meta kalimin e Çelës nga PL te Partia Socialiste e quajti ‘merkato e Rilindjes’ që nuk e shqetëson dhe se forca e tij politike do të jetë faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin që presin qytetarët shqiptar në të gjithë Shqipërinë.

“Do jetë faktor për triumfin e kandidatëve të opozitës, në Tiranë me Belind Këlliçin, në Durrës me Igli Carën, në Elbasan me Luçiano Boçin. Përballja e PL me këtë regjim mafioz që ka nxjerrë në tregun e zi çdo interes publik”, tha Meta, duke përmendur edhe faktin se “Sali Berisha i mundi të gjithë më 6 mars në Shkodër pa vulë e pa seli. Kudo rritja e Partisë së Lirisë do jetë spektakolare”.

Në komunikimin me gazetarët Meta e konsideroi pilulë elektorale pa impakt real në zbutjen e krizës së çmimeve dhe kostos së jetesës ‘Pakon e Madhe’ 8 miliardëshe të Qeverisë për inflacionin.  Meta tha se qeveria vendosi të ndajë 8 miliardë lekë ose më pak se 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, edhe pse si pasojë e inflacionit të lartë, në 11 muaj arkëtoi 520 milionë USD.

“Ndërkohë që Rama trumbeton me të madhe “Pakon e Madhe” me 80 milion euro, sipas raportit të KLSH shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit. 1 miliard euro abuzime, fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për mijëra familje që vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe dhënien fund të mësimit me turne, për rritjen e pagave të pedagogëve, ndihmë për studentët etj”, tha Meta.

Sipas tij ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria vendosi të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh (kompani ndërtimi dhe honorare) rreth 100 milion euro.

Ai tha se sipas raportit të Komisionit Evropian indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Meta tha se 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, përqindja më e lartë në Europë, sipas një studimi të Komisionit Europian.

Ai foli edhe për të dhënat e fundit të INSTAT që thoshte se që nga viti 2014 është rritur me 22 mijë vetë. Kreu i PL tha se financimi i Bashkimit Europian prej 32 milion euro për një administratë publike profesionale, dinjitoze dhe të pakorruptuar ka shkuar dëm pasi mijëra specialistë dhe profesionistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht nga “Rilindja”.

Ora 13:12
Takimet e Ramës me ministrat, Meta: E bën për t’u dukur sikur punon! Di vetëm të mashtrojë e t’u fusë thikën shqiptarëve

 

Takimet e kreut të qeverisë me ministrat, krerët e institucioneve dhe krerët e qarqeve, Meta i cilëson si veprime të kryeministrit për t’u dukur sikur punon. Sipas tij, Rama di vetëm të mashtrojë e të vjedhë.

“I bën për tu dukur sikur punon shumë ndërsa punon vetëm për t’i vjedhur. Jep bukë për 1 muaj për pensionistët dhe në një ditë jep 300-400 milionë euro për klientët e vet. E dini çfarë po ndodh me aferat që janë korrupsion i përbindshëm. E vetmja përpjekje e tij është si të mashtrojë shqiptarët dhe t’ua fusë thikën sa më thellë se nuk ka asnjë interes në zhvillimin e vendit, në procesin europian. Po të kishte interesa nuk do të çonte administratën në këtë nivel. Sa më shumë e shton administratën, aq më shumë shtohen gjobëvënësit e grabitësit në zyrat e shtetit në çdo nivel nga Saranda në Tropojë”, tha Meta.

Ora 13:06
Deputeti Çela kalon nga PL në PS, Meta: S’merrem me merkaton e Rilindjes! Rritja e Partisë së Lirisë do jetë kudo spektakolare

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të mos e komentojë kalimin e deputetit Agron Çela nga PL te Partia Socialiste.

“Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. PL do jetë një faktor vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptar në të gjithë Shqipërinë. Do jetë faktor për triumfin e kandidatëve të opozitës, në Tiranë Belind Këllici, në Durrës Igli Cara, në Elbasan Luciano Boci. Përballja e PL me këtë regjim mafioz që ka nxjerrë në tregun e zi cdo interes publik.

 Nuk jam këtu për tu marrë me cështje të cilat i mbulon Spiropali. Nuk merrem me të deleguarën e Rilindjes, por me Edi Ramën që do të cmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje e cfarëdollojshme mafioze që ai bën. Besoj se kjo është shumë e qartë.

Sali Berisha i mundi të gjithë më 6 mars në Shkodër pa vulë e pa seli. Kudo rritja e Partisë së Lirisë do jetë spektakolare”, tha Meta.

Ora 12:58
E gjithë opozita bashkë në zgjedhje? Meta për Report Tv: Ka ndonjë që është peng i Ramës, ata se gjejnë dot rrugën drejt bashkimit

 

Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta opozita ka kërkuar bashkim të të gjithë grupeve të interesit në funksion të 14 majit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse ka nxitur Berishën për të bashkuar PD-në për maksimalizimin e votave, Meta tha se ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit, ( duke iu referuar grupit të PD-së së Alibeajt)

“Mesazhi im ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim shumë të gjerë, edhe të gjithë faktorët e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që duan ndryshim dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje. Nuk i intereson shumë sigla por mbarëvatja e punëve të tyre dhe të gjitha shqetësimet e përbashkëta që kemi. Mesazhet edhe nga ana e z. Berisha kanë qenë të qarta mbi gjithëpërfshirje bazuar mbi votë por edhe bazuar mbi vullnetin e qëllimit të përbashkët që është ç ‘kapja e shtetit.

Kushdo që e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz që është përgjegjës për varfërimin, krizën dhe shpopullimin padyshim që është mënyrën dhe e shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë. Për shqiptarët do të jenë kandidatët e shpopullimit (kukullat e Edi Ramës) dhe kandidatët e ndryshimit”, tha Meta.

Ora 12:53
Zgjedhjet vendore, Meta: E dimë që Rama nuk pranon garë të barabartë! Më 14 maj do të marrë mesazhin e fortë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit, por është i bindur se do të arrijnë të mposhtin PS.

“Besoj se jemi shumë të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit do jetë e barabratë. Rama me ato afera që ka kryer do të pranonte një garë të barabartë e të mos pranonte shtetin e inkriminuar. Por jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do të japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit. Në këto 4 vite, pushteti vendor ka qenë i paligjshëm dhe tërësisht bunker për qytetarët. Rilindja jo vetëm që ka patur përgjegjësitë por pjesë e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Nuk besoj se të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo qeveri në kundërshtim të qartë me të gjitha standardet demokratike do t’i kenë rezultatet që shpreson për arsyen se qytetarët e kuptojnë se çkapja e shtetit do t’i japë frymëmarrje. Do garantojë llogaridhënien që është përjashtuar dhe në çdo rast e dini që zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën se e kontrollon 100%. Ai e di mirë që situata në 14 maj do jetë mesazh i fortë ndryshimi”, tha Meta.

Ora 12:45
Meta: Viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit, do t’i japim fund kapjes së shtetit

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.

“Viti ku kemi hyrë është shumë i rëndësishëm. Do të jetë viti i ndryshimit që të mos jetë viti i falimentimit të ekonomisë sonë dhe ekonomive familjare. Të mos jetë viti i varfërimit dhe i shpopullimit. Ndaj ne jemi të bindur se së bashkë me qytetarët do të bëjmë të mundut ç’kapjen e shtetit dhe nisjen e një ndryshimi të madh.

Një gjë është e sigurt, 2023 do të jetë viti i ndryshimit. Sa i takon marrëdhënies me PD, është e shkëlqyer dhe takimet tona janë të vazhdueshme. Jemi të hapur për bashkëpunim me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate dhe të rendit kushtetues, të llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit. Regjimin nuk e vuan vetëm opozita por të gjithë qytetarët shqiptar sepse korrupsioni është shkaku pse jemi të parët për varfëri jo vetëm në rajonin tonë por edhe në kontinent. Opozita do të jetë kudo, duke vijuar denoncimet e saj jo vetëm mediatike, por edhe në terren e insticuonet e drejtësisë edhe kur i mbajnë në sirtar. Opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që e kërkojnë ndryshimin”, tha Meta.

Ora 12:39
Meta kritika për ‘Pakon e Madhe’: Pilulë mashtruese elektorale! Rama kaloi 100 milionë euro në llogaritë e oligarkëve më 27 dhjetor

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur konferencën për shtyp për vitin 2023 duke komentuar ‘Pakon e Madhe’ të qeverisë duke thënë se është minimale. Sipas tij, janë shpërdoruar 1 miliard euro të taksave shqiptare ndërsa borxhi publik ka arritur mbi 107%. Po ashtu hedh akuza ndaj Ramës se ka hedhur 100 milionë euro në llogaritë e disa oligarkëve më 27 dhjetor.

“Pa ndalur në vlerësimet për vitin e vështirë që lamë pas dhe mund të konsiderohet si vit ii rritjes së varfërisë dhe i vazhdimisht të shpopullimit nuk mund të rrija pa e nisur me denoncimin e pilulës mashtruese elektorale me zero impakt nga ana e qeverisë së Rilindjes.  “Rama u ndan pensionistëve nga 8 mijë lekë shpërblim në vit, vetëm disa bukë në muaj që nuk mjaftojnë as për mbijetesë.  Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2022, Qeveria ka miratuar 36 vendime për shtesë fondi në procesin e rindërtimit, sikur tërmeti ka rënë në këtë datë dhe jo në 2019. Me këto 36 vendime brenda 1 dite, Qeveria ka shtuar 158 milionë euro për klientët ndërtues që po bëjnë rindërtimin e banesave, të cilat do t’i administrojnë e shpërndajnë pa tenderë kryetarët e bashkive, si gjoja financime emergjence. Ndërkohë që ndahen këto fonde për rindërtimin e banesave, muajin e kaluar (dhjetor 2022) Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare “të zbatojë menjëherë” masa për transparencë dhe llogaridhënie për fondet e emergjencave të tërmetit dhe pandemisë. 55% e fondit të investimeve u shpërnda vetëm për muajin dhjetor me akt normativ duke marrë dhe rreth 20 milion dollarë nga fondi i rezistencës sociale, për t’ja u çuar klientëve të vet. Në total gati 258 milion euro për një grusht oligarkësh si “shpërblim” për Vitin e Ri dhe 80 milion euro për 1 milion shqiptarë”, denoncoi kryetari i Partisë së Lirisë”, tha Meta.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 06/01/2023 20:11

    Doli ky kok tula kishim rrene rehat ca dit sja kishim pare suratin ketij hajduti ordiner Mir ben te rishe ne shtepi se kur del ne televizor na vjen per te vjell

    Përgjigju
  • aleksadros: 06/01/2023 15:42

    politikani me i dobet keto 30 vjet kote fare

    Përgjigju
  • !!!: 06/01/2023 14:38

    Rasti i kermes qe dekompozohet me shpejtesi!

    Përgjigju
  • Tahipi: 06/01/2023 14:27

    Rroftë videoja jote me te njerin prifti

    Përgjigju
  • O Like Floriri: 06/01/2023 14:22

    Ike vate ne te semes ti bashke me baxhell Moniken dhe bajgen Sali!

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/01/2023 14:18

    O Ilir Metaj e vërtetaj që je hajdut e spiun se lu topi o Ilir gopi. Ti u pe me zë e me figur që je hajdut i pa skrupullt. Harove që me të ndjerin Dritan Prifti ti vodhe 700.000 euro apo squhet. Kurse Edi Ramën e se kemi par duke vjedhur. Duke vjedhur me fakte të pa kundërshtushme je ti Ilir dhe krimineli hajdut maloku Sali Bajga. Gërdeci , klubi partizani e shum e shum afera të tjera o Ilir plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?