Ilir Meta dhe kombetarja

Kronikë

Ilir Meta: Vendimi për heqjen e pasaportave diplomatike për ‘Kuqezinjtë’ është absurd

6 Prill 2021, 13:49| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:51

  • Share

Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk do ta kenë më pasaportën diplomatike. Kjo sipas Qeverisë shqiptare pasi i ka mbaruar afati por ndryshe pretendohet nga disa prej tyre të cilët thonë se mbaron në vitin 2026.

Në lidhje me këtë debat ka reaguar sot edhe Presidenti Ilir Meta. Ai e ka quajtur absurd këtë vendim të Qeverisë.

"Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin. Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar", ka shkruar Meta.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?