Ervin Salianji dhe Ilir Meta, foto arkiv

Ilir Meta viziton Salianjin: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit

15 Tetor, 21:13| Përditesimi: 15 Tetor, 21:25

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar sot në burgun e Fierit deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Meta thotë se ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj.

"Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit. Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi. Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë", shkruan Meta. 

Kujtojmë se Gjykata e Lartë i rrëzoi sot Ervin Salianjit kërkesën për pezullimin e dënimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lira: 16/10/2024 16:01

    E takon si bashkevjedhes edhe si kusheri.

    Përgjigju
  • Qelibar: 16/10/2024 00:10

    Muti viziton halene…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?