Ilir Meta

Ilir Meta zhvillon takimin e parë me fëmijët dhe motrën në burg! Kryemadhi 'jashtë liste'

28 Tetor, 16:00| Përditesimi: 28 Tetor, 18:02

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndodhur prej një jave në qeli për akuzat korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim të pasurisë , ka zhvilluar sot takimin e tij të parë me familjen. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Meta është takuar në burgun 313 në Tiranë me fëmijët dhe motrën e tij. Kërkesa e Metës është pranuar nga SPAK dhe si çdo i paraburgosur tjetër, ka të drejtë të takojë njëherë në javë familjarët e afërt. 

Takim nuk ka pasur me bashkëshorten Monika Kryemadhi, me të cilën është në proces divorci. Edhe Kryemadhi është nën hetim dhe nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, ndërkohë që vetë ajo në një konferencë për mediat tha se edhe nëse do të dojë të takojë Metën në qeli, ky i fundit nuk do pranojë.

Deri më tani, kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar takime vetëm me avokatin Grenc Gjokutaj, i cili ka shkëmbyer edhe letrat mes Metës dhe të birit. Po ashtu Meta është takuar edhe me drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve, nëse kishte ndonjë kërkesë apo shqetësim lidhur me qëndrimin në qeli. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?