Marrja e Plarent Ndrecës të pandehur nga SPAK, u kthye në çështje debati në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas akuzave të Zhupës së një i pandehur po heton në Komision, deputeti i PS, Ilir Meta i doli në mbrojtje Ndrecës, duke thënë se këtë çështje duhet t’ia lënë drejtësisë.
Në përgjigje Zhupa i tha të mos shqetësohet se Ndreca ka avokat atë të Ilir Beqajt. Nga ana tjetër, nuk mungoi as përgjigja e Ndrecës, i cili tha se është avokat prej 20 vitesh dhe mbrohet vetë.
Ilir Metaj: Karriget duhet se ju vlejnë më shumë kur digjni karrige sesa kur uleni dhe shprehni mendimet tuaja. Nuk besoj se kolegu Ndreca ka nevojë ti bëj unë avokatin këtu, po jam duke thënë që mirë është të mos merremi me disa çështje që i përkasin drejtësisë. Për ne SPAK nuk është mjet selektiv që përdoret sipas përkatësi partiake. Mirë është që të jeni konsekuent kur flisni për drejtësinë, ose bëjeni për të gjithë njësoj ose mos u fusni fare në atë diskutim. T’ia lëmë drejtësisë.
Ina Zhupa: Ndreca s’ka nevojë për avokat se ka atë të Beqajt, kështu që u lodhe kot.
Plarent Ndreca: Besoj se nuk është etike të futemi në diskutime personale.
Albana Vokshi: SPAK ka folur, lëre o Plarent se s’të ndihmon kjo gjëja. E moralshëm do ishte të mos ishe më aty, po ky është vendim i partisë tende.
Plarent Ndreca: Jam avokat vetë, mbrohem vetë, mos u shqetëso fare, u dal gjërave vetë për zot, me shumë qetësi dhe profesionalizëm.
Albana Vokshi: Janë disa raste që as nuk ja vlen përgjigja.
Lajmi kryesor:
Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër
SI.E./ReportTv.al