Politikë

Platforma/ LSI s'i beson Bashës: Nxori mësime nga 2017, duhet të jemi edhe ne në tryezën e dialogut me Ramën

6 Shtator 2019, 16:12| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 18:55

  • Share

TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Monika Kryemadhi nuk i besojnë Lulzim Bashës. Pavarësisht se janë aleatë me një qëllim të përbashkët, që është largimi i Edi Ramës nga pushteti, besimi mes palëve nuk është i njëjtë me urrejtjen e përbashkët ndaj kryesocialistit. Lulzim Basha dha shenja dialogu dje, teksa foli për një platformë kombëtare mes palëve për zgjidhjen e krizës politike që pritet të nisë me reformën zgjedhore. Por nëse mes palëve do të ketë një tryezë pyetja që lind është si do të përfaqësohet opozita, vetëm me Bashën, apo si grup me përfaqësues? Këtë gjë ish-deputeti Edmond Panariti thotë se LSI-ja ia ka bërë shumë të qartë Lulzim Bashës, se nuk do të pranojnë tryezë dialogu vetem PS-PD si në rastin e dy viteve më parë që u arrit pakti i 2017. Panariti thotë se Lulzim Basha ka nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi natën e 17 majit, prandaj në negociata opozita do të përfaqësohet si grup.

"Qëndrimi opozitar është unik, i konsoliduar. Dialogu do të jetë si grup opozitar, përfaqësim të integruar të opozitës në bisedën me qeverinë për të gjetur një zgjidhje nga kjo krizë, në fakt jo me qeverinë, por me PS-në. Por do të jetë dialogu që do të prevalojë për të gjetur një zgjidhje" tha ai. Pra nuk do të ketë më takim vetëm Rama-Basha kokë më kokë? "Jo, jo nuk mendoj, se edhe Basha besoj se ka nxjerrë mësime nga një negociatë e ngushtë, që nuk i ngjante një kompromisi, por një pazari. Vendi ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme. Sa më parë të ulen përfaqësuesit e PS-së me të opozitës për një zgjidhje të qëndrueshme, që janë zgjedhjet me një qeveri kalimtare, që palët të futen në sistem dhe të votohen. Një kompromis është lëshimi reciprok" deklaroi ai.  

Sot Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15-vjetorin e themelimit. I ftuar në studion e gazetarit Denis Minga në '45 Minuta' në Report Tv, si një nga themeluesit, Edmond Panariti tregoi për herë të parë si u bë pjesë e kësaj parti dhe bisedën me Ilir Metën 15 vite më parë. "15 vite më parë kam pasur ftesë të drejtpërdrejtë nga Ilir Meta, më kërkoi që t'i bashkohesha kësaj sfide. Unë kam biseduar drejtpërdrejt me Metën. Ka qenë takimi i dytë që kam bërë në krah të Metës, po shkonim në Berat dhe e pyeta pse, nuk mund të duroje brenda PS-së, pasi ishe figurë me goxha peshë? Ai më tha, Panarit nuk e paske kuptuar akoma misionin e LSI-së. Ne, ajo parti, nga ajo që dola kishte shumë probleme të cilat thjeshtë nuk mund të riparoheshin, prandaj vendi kishte nevojë për një frymë të re dhe ju ftova ju, që nuk kishit të bënit me politikën. LSI-ja u krijua si platformë mundësish, që kishte nevojë të përfaqësoheshe, platformë mundësish" tha ai.

Në fund të bisedës, si ish-ministër i Bujqësisë, Panariti komentoi edhe nisjen e verifikimeve nga prokuroria për Niko Peleshin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix. "Ministri Peleshi është i rrethuar nga këshilltarë dhe specialistë, që e orientojnë dhe udhëzojnë për nënshkrimin. Ajo që shikoj si çalim është AKU-ja që duhet të funksionojë me bordin shkencor, cdo masë që merr për futjen në treg të një pesticidi duhet t'ia kalojë bordit shkencor, që njohin në thellësi të gjithë procedurat dhe natyrat e kimikateve, kjo do i jepte legjitimitet apo jo cdo akti që ministri nënshkruan. Nëse do ta lëmë vetëm peng, që morën në intervistë filan profesor për silicon mix, por kjo është qesharake. Është një trupë shkencore që analizon cdo kimikat dhe procedurë dhe i lëshon një raport ministrit, që më pas lëshon firmën nëse është konform. Por kur këto mungojnë, AKU-ja po funksionon si polici. Nuk është situatë pozitive. Prokuroria ka kërkuar hetimin, sqarimin, një gjë që duhej bërë më parë nga trupa shkencore. Kur ndodh një shqetësim në treg për tërheqjen e një kimikati mblidhet bordi, jo ministri, pasi është politik" përfundoi ai.  

Komento

Komente

  • LiriaS: 06/09/2019 23:02

    O Edi mos genje, ti ike dhe u ktheve ne LSI, dhe me ke thene me gojen tende qe nuk di se cfare me shtyu qe u ngaterrova me kete parti. Pastaj te mikluan dhe u riktheve. Sa per ate qe ka probleme qe nuk riparohen nuk besoh se e ka thene njeri ne LSI se sot kryetarja tha qe po iku Rama, PS e marrim ne se na vjen keq per socialistet dhe e kthejme ne rruge te mbare. Eshte turp per ty nje intelektual qe i kishe fituar titujt me fuqite e tua je bere mish per top. Helbete duke mbushur dhe xhepat e tu dhe te familjes tende.

    Përgjigju
  • Populli Shqiptare: 06/09/2019 17:38

    Edhe nqs Uji i Detit do te hidhej Perpjet, dhe Minjte do kapnin Elefatet me rrjet , edhe sikur Likja te varen te Dielen me byth perpjet , perseri ju s'do vii kuuuurr me e Pushtet ! ----------- Maskarejte e politikes medoj akoma sot te perjetsohen ne Politike te vazhdojne te vjedhi perseri shqiptaret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Vvv:-): 06/09/2019 17:11

    Galloshet e vjetra krijuan leshelin vetem per te vjedhur duke kaluar majtas djathtas mos leshonin postet qeveritare

    Përgjigju
  • Geke: 06/09/2019 16:50

    Po po more Panariti na e mbushe mendjen..... LSI u krijua vetem per te zhvatur.... kete gje e dijne te gjithe shqipetaret keshtu qe mos na perrallis shume

    Përgjigju
  • fantomasi: 06/09/2019 16:31

    ik ti mor sperkat hardhit se per ate pune je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?