Ilir Proda në Gjermani

Kronikë

Ilir Proda në Gjermani: Bashkëpunim me Policinë Gjermane për të luftuar krimin

30 Shtator, 13:01| Përditesimi: 30 Shtator, 13:04

  • Share

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda thotë se Policia e Shqiptare e ka prioritet bashkëpunimin me Policinë Gjermane dhe agjencitë ligjzbatuese, përsa i përket shkëmbimit të informacionit, skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe punës së përbashkët të finalizuar me operacione të rëndësishme për goditjen e krimit të organizuar.

“Jam i bindur dhe shumë i fokusuar se vetëm duke bashkëpunuar mund të kemi sukses. Krimi po bashkëpunon gati në mënyrë globale dhe për ta luftuar duhet bashkëpunim global. Kemi një qëllim, një mision dhe s’ka asnjë arsye pse të mos punojmë bashkërisht për të bërë më të mirën për qytetarët e vendeve tona”.

Këto deklarata, Ilir Proda i bëri në Gjermani ku u takua me ministrin e Brendshëm Herbert Reul, me Zv/Presidentin e Policisë Federale Gjermane Peter Beiderwieden dhe me Drejtorin e BKA-së, Holger Münch.

Ministri i Brendshëm, Zv/Presidenti i Policisë Federale Gjermane dhe Drejtori i BKA-së kanë vlerësuar rezultatet e Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, dhe e kanë siguruar atë për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Proda mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit në Gjermani të kryekomisarit Emilijano Resulaj.

“Është nder për Policinë Shqiptare që në Universitetin e Policisë Gjermane të studiojnë dhe të diplomohen oficerë të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, Policia Shqiptare ka reformuar Akademinë e Sigurisë, në formë dhe përmbajtje, duke u binjakëzuar me shumë akademi të sigurisë europiane dhe amerikane, pasi ne e çmojmë shumë të rëndësishëm shkollimin dhe trajnimet e vazhdueshme të punonjësve të Policisë së Shtetit.”

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?