Kultura

Ilir Shaqiri, jeta mes Italisë e Shqipërisë: Tani jashtë shtetit ndihem këtu! Atje trenat ecin me shpejtësi të lartë por jo njerëzit (VIDEO)

1 Shkurt, 09:15| Përditesimi: 1 Shkurt, 10:16

  • Share

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, rrëfeu sfidat e jetës së tij artistike dhe jo vetëm në botën e artit dhe televizive në Itali në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

I lindur në një familje balerinësh të mirënjohur, prej shumë vitesh tashmë ai jeton mes Itali ku edhe ka krijuar familjen e vet dhe Tiranës ku ka prindërit dhe të vëllanë.

Me rreth 35 vite eksperiencë në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione si balerin në programe të njohura italiane si,  “Buona Domenica”, “Amici”, dhe  ”La Corrida”, Shaqiri tregon se asnjëherë nuk e ka parë veten të shkëputur nga Shqipëria.

Për Shaqirin, Shqipëria është transformuar shumë vitet e fundit duke ofruar atë dinamizëm, të cilin siç u shpreh ai nuk e gjen dot më as në Itali.

 

Ishte viti 1993.Pata fat se takova njerëz që më dhanë drejtimin se ku do të shkoja për tu marrë në punë. U transformova nga balerin klasik në modern. Shpik për të mbijetuar. Transformova artin tim. Bëra disa programe televizive. Në 2020 nisa Buona Domenika me Constanco. Maria de Filippi hyn në sallën e provave. Isha me Kledin e Maria kërkoi dy balerinë dhe na propozuan mua e Kledin.

Tregon si u takua me Maria de Filippi, një nga prezantueset më të njohura të Mediaset. 

Maria de Filippi: Nga janë?
Janë shqiptarë

A unë kam mirëmbajtësin e kafshëve shqiptar

Stallieri i kishte lënë një impression të mirë në punë dhe nisi ..

Atje qëndrova në 2001 – 2007

Pse u shkëput nga "Amici"?

Çdo gjë në jetë ka një cikël. Lodhja tek “Amici” është e jashtëzakonshme. Ka një trysni psiko artistike, fizike të jashtëzakonshme. Edhe “Amici’ ishte ndryshe. Trysnia është shumë e madhe. Programi ishte si ti vinte asaj. Përgatiteshin me dhjetra koreografi pa ditur se kush dilte në skenë. Sot është më e drejtuar.

Në moshën 35 vjeç tregon se u shkëput nga baleti dhe tani është koreograf, manaxher, krijues.

"Nga kjo u mbusha.

Si e ndan jetën mes Italisë e Shqipërisë?

Nuk jam shkëputur shumë nga Shqipëria, vetëm  1993- 2003 ku flisja përmes skedës telefonike. Më pas i tërhoqa në Itali dhe ndihesha i mbushur. Nga 2004 – 2005 fillova të kthehesha sytë drejt Shqipërisë. Tani ndihem i plotësuar. Punoj atje, punoj këtu.

U bënë 30 vite ping pong nga veriu në jug në Itali. E kam vizituar me pëllëmbë. Tani jashtë shtetit ndihem këtu ku dinamikat janë jashtëzakonisht të shpejta.
Prindërit pasi qëndruan një periudhë në Itali u rikthyen në Shqipëri. Unë shoqëri kam këtu por jo ajo e dikurshmja.

Thotë se Italia nuk është më ajo e viteve të para

“Dinamikat andej janë ngadalësuar. Ky fenomen vijoi pas viteve 2010. Vetë kam bërë punë dhe më pas producentët thonin s’kemi lekë. Kanë ngelur pa paguar balerinë, koreografë. Lodhje. Mbyllen kompanitë e kërcimit e aktrimit. Atje trenat ecin me shpejtësi të lartë por njerëzit me një ritëm të ngadaltë.

Ora 09:26
E kam “shtrydhur” pak! Ilir Shaqiri tregon raportin e balerinit me vajzën dhe dhëndrin

 

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily.

Vajza juaj flet shqip?

Flet gjysma gjysma, shumë pak. E fliste shumë mirë kur ishte babi në Romë dhe filloi “si je , si shkon, gusha, qafa, syri”. Por shkëputja pastaj dhe qëndresa me një baba shqiptar dhe nënë italiane në Itali, ndoshta shumë shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë, por ata që jetojnë jashtë.

Po ajo vjen në Shqipëri?

Po vjen dhe me shumë kënaqësi. Tani edhe na është fejuar

 Me italian?

Po me italian, është influencer, shumë djalë i mirë. E kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që të kuptoj.

Ti baba shqiptar. Po Emily i pëlqen Shqipëria?

Ai nuk e ka parë, kurse Emily vdes.

Me gjyshërit e ruan raporton?

Po e ruan. Emily i ngjan babait, se çfarë i kemi lënë nënës nuk e di.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?