Gjyqtari Ilir Toska

Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese! Do të zëvendësojë Gani Dizdarin, i cili shkarkua nga vettingu

12 Shtator 2022, 11:01| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 13:35

  • Share

Gjykata e Lartë njoftoi këtë të hënë (12 shtator) se ka zgjedhur Ilir Toskën, gjyqtar dhe ish-anëtar i Këshillit të Latë Gjyqësor, si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ilir Toska u rendit i pari nga votimi i 15 anëarëve të Kolegjit të Gjyqtarëve të Gjyaktës së Lartë pasi mori 13 vota.

Gjyqtari Toska do të jetë anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese dhe i dyti përfaqësues i Gjykatës së Lartë në këtë institucion. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED përcolli raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të tre kandidatëve që konkurruan për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të ish-gjyqtarit të shkarkuar Gani Dizdari.

Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë ishte renditur i pari, gjyqtari i apelit Ilir Toska. Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut. Në listën e KED e dyta ishte renditur gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë. Pas mungesave të krijuara nga procesi i vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e zotit Toska në radhët e saj, ajo ka në përbërje 8 anëtarë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejte emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Dr. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Dr. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selim: 12/09/2022 11:57

    Po sigurisht, Ilir dhe Sokol është mbushur drejtësia e re. Ju lumtë! Sjellin në kujtesë mjaft nga sistemi i kaluar.

    Përgjigju
  • shkelzen: 12/09/2022 11:17

    Ilir Toska, sic ka surratin ka dhe zemren, te zeze...Kaloi vettingun si "shok" i gruas se Sokol Sadushit, per rjedhoje pjese e oborrit te Xhafes..., megjithese kishte me shume probleme se sa te tjere qe jane shkarkuar..pas vetingut, u zgjidh ne KLGJ, ku De facto ishte kryetar i saj dhe me pas Kryetar de facto i Gjykates Apelit Tirane...Ramaforma po kap cdo institucion te drejtesise...per hajer qofte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?