Erion Veliaj në SPAK

Opinion

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj

28 Dhjetor, 11:20| Përditesimi: 28 Dhjetor, 11:27

  • Share

Të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, bërtasin « Hosana ! Hosana !  SPAK ! » dhe askush nuk mund të mohojë rezultatet që ka arritur, në këta pesë vjet, kjo strukutrë e posaçme që u krijua ashtu siç krijohen struktura të tilla në raste të jashtëzakonshme, kur vendi kishte falimentuar sepse, siç rezultoi më pas, afërsisht gjysma e prokurorëve, gjyqtyrëve dhe të tjerë dolën jashtë sistemit për shkak të vetingut. Ata u gjetën me pasuri të pajustifikueshme, me devijime të rënda në dhënien e drejtësisë dhe të paaftë profesionalisht. Mbi këtë terren të kalbur u ngrit sistemi i ri i drejtësisë dhe ata punonjës të këtij sistemi apo të tjerë që u rekrutuan, vinin nga ky moçal që i kishte marrë shpirtin këtij vendi duke shënuar skandale të padëgjuara më parë.

Ndaj, nuk ka shumë vend për entuziazëm të paredaktuar apo të pakorrektuar. Aq më tepër, nuk ka vend për revansh dhe për ta shndërruar sistemin e ri nga një anë e rëndësishme e demokracisë, në një regjim. SPAK-u duhet të krenohet me atë që ka arritur, por duhet të ulë kokën dhe të shohë me shqetësim se njeriu që ka shkatërruar Shqipërinë në këta 30 vjet, ai që mbahet përgjegjës për krime monstruoze të kryera në këta 30 vjet dhe i shpallur si asnjë tjetër më parë « non grata » nga SHBA-të dhe Britania e madhe, me akuza të rënda, sot, jo vetëm që shëtit i lirë, por sfidon SPAK-un, demokracinë dhe lirinë në këtë vend. Vetëm Sali Berisha, nga kryeministrat e ndjekur nga drejtësia në Ballkan, sfidon hapur SPAK-un, ndërkohë që sivëllezërit e tij si  ish-kryeministri Sannader apo Gruevski, u zhdukën nga sytë këmbët sapo drejtësia nisi të hetojë mbi të. Ndaj SPAK-u ka të drejtë të krenohet, por nuk ka të drejtë të shndërrohet në regjim dhe të bëhet arrogant dhe të sillet me të tjerët që merr në hetim si një pushtet që nuk pyet për të drejtat e liritë e njeriut.

Shqipëria është vendi martir mbi të cilin janë kryer eksperimente tragjike me shkeljen e të drejtave të njeriut. Nëse gjatë regjimit komunist kishte ligj, por jo drejtësi, siç thotë prof. Aurela Anastasi, sot nuk duhet që të shohim përsëri një sistem që përpiqet të vendosë ligjin duke mos dhënë drejtësi për të gjithë. Ne jemi një vend demokratik dhe, nëse në vitet ’90, mbushëm sheshet e rrugët me thirrjen « E duam Shqipërinë si gjithë Europa », e bëmë këtë se ajo që aspironim ishte liria dhe drejtësia e më pas edhe begatia. Sot, nga mëngjesi në darkë, në shtëpitë e shqiptarëve hyn vetëm SPAK-u. Mediat ngrysen e gdhihen vetëm me SPAK-un. Në këtë vend nuk ka më jetë, as gëzim, as humor, ka vetëm thirrje në SPAK.

Ky protagonizëm banal që po shfaq SPAK-u nuk tregon se në këtë vend po bëhet drejtësi, por, më së shumti, tregon se një trupë e përkëdhelur nga të gjithë dhe e mbështetur nga të gjithë, po i kalon kufijtë dhe po merr atributet e xhandarit. Shqipëria nuk është vendi ku sundon junta e drejtësisë. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe në një Republikë të tillë ligjin e bëjnë të mandatuarit nga populli.

Kaosi që ka krijuar SPAK-u duke hapur çështje penale për të gjithë pa dallim dhe duke u bërë qesharak ndonjëherë si « arka me peshk », por edhe duke dështuar, siç ka ndodhur në disa raste, dhe tani në fund me punonjësit e ujësjellësit të cilët Gjykata e Posaçme i liroi, po krijon një atmosferë të padenjë për një vend me demokraci të brishtë si ne. Sepse, për sa kohë që heroi i së keqes, Sali Berisha e sfidon nga mëngjesi në darkë atë strukturë dhe për sa kohë që kjo strukturë trembet nga një kloun si ai dhe për sa kohë që SPAK-u apo BKH-ja bën të fortin dhe trimin me punonjës të tjerë, drejtësia jo vetëm që është sfiduar, por, për më tepër, këto janë shenjat e një regjimi banal që meriton të thirret regjimi SPAK.

Kulmin e arriti ndjekja e tipit të juntave ushtarake që po i bëhet Erion Veliajt. Në cilin nen të kodit penal thuhet se mund të merret për bazë denoncimi anonim. Cili është ky anonim ? Shërbimet e huaja ? Ndonjë infiltrim rus apo serb ? Si mund të nisë hetimi mbi dyshime për jetën e një personalitetit të jetës politike shqiptare të atij që drejton gjysmën e Shqipërisë- të mos harrojmë se Bashkia e Tiranës ka aq popullsi e ekonomi sa gati gjysma e Shqipërisë. Si mund të trajtohet kështu një figurë e tillë ? Ne jemi kthyer në një shoqëri penaliste dhe juridike. Ngjarje të tilla madhore mund ta vënë në lëvizje sistemin vetëm në kushtet e flagrancës ose vetëm në kushtet e një zbulimi tronditës. Po si mund të vihet në lëvizje BKH-ja, SPAKU sepse një anonim ka denoncuar udhëtimet e Erion Veliajt. Cila ka qenë pasoja e këtij veprimi ? Pra çfarë ka prodhuar ky veprim i Erion Veliajt ? Dhe ku është ajo pasojë ?

Erion Veliaj nuk ka nevojë të mbrohet, por Tirana po. Dhe kjo Tiranë që sot është bërë metropoli më i bukur në Ballkan ka dorën e Erion Veliajt, punën dhe pasionin e tij. Askush nuk është i imunizuar në këtë botë. Me që jemi në atmosferë Krishtlindjesh, edhe Krishti e quante veten mëkatar, edhe Papa na kërkon që të lutemi për të. Por nuk mund të ndodhë që në një vend të drobitur nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe nga arroganca e kriminelëve me pushtet, SPAK të vallëzoje tango me Berishën dhe të bëjë trimin me të tjerë që kanë shpallur se nuk i tremben drejtësisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 29/12/2024 01:07

    Oooooooooo SPAK ! Merru dhe heto ate qe masakroi kete popull.Kush è shkatrroi Shqiperine ? Kush e ka pergjegjesine e firmave piramidale,vrasjet e mijra shqiptarve ne ngjarjet e vitit 1977 - 78 , tragedie e Gerdecit , vrasjet ne bulevard , etj.etj. Ai,sot,me Emrin Berisha,po injoron ate qe eshte shpresa e popullit -SPAK-un. Ndiqeni me drejtesi dhe pa frike se popullin e keni me vehte.

    Përgjigju
  • Eduart: 28/12/2024 20:28

    Sa te ka paguar Z. Erion Veliaj qe ti po behesh garantist o i nderuar gazetar. Apo merr ndonje rimbursim si gazetar i afert i grupit mbrojtes se kryetarit te bashkise. Ne vend qe te jeni te kenaqur qe ky SPAK-u me gjithe problemet qe mund te kete po iu nxjerr bojen te pakten hajdutave qe kane 34 vjet qe vetem po e vjedhin Shqiperine se perveq bojes nuk eshte se po iu sekuestron pasurite dhe po i le pa buke femijet e tyre. Se deri tani si Tahirin, Koken, Beqajn, Berishen e Meten nuk eshte se i kane lene pa buke te shkretet, irritohu dhe zemerohu i nderuar per vrasjet e femijeve ne shkolla, mungesen e ilaqeve ne spitale dhe korrupsionin ne administraten shteterore e te tjera me radhe. Jo per Erion Veliajn se ai ka mundesi te mbrohet vete se tani i ka bere leket.

    Përgjigju
  • Tirana: 28/12/2024 19:58

    Plotesisht te drejte zoti Yzeiri

    Përgjigju
  • Tirana: 28/12/2024 19:56

    Zoti Yzeiri per here te pare po diskuton nje problem te madh per fatet e Shqiperise. E vleresoj analizen e tij per veprimtarine e SPAK dhe i jap plotesisht te drejte konkluzionit tij, per tendencen e nje “ regjimi SPAK”, duke e tejkaluar PAVARESINE INSTITUCIONALE, e kapercyer Kushtetun si Republike Parlamentare. Kjo tendence duhet frenuar dhe drejtesia duhet te funksionoje e barabarte per te gjithe, perfshire se pari personat qe e kane abuzuar me shume pushtetin dhe vjedhur pasurine publike.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 28/12/2024 18:56

    PO KUJTË JA THUA Z.ILIR. A KANË MË VESH E MËNDIE TA DËGJOJNË E LERE MË TA KUPTOJNË.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 28/12/2024 14:52

    Nik i heq dot nje presje analizes se z.Yzeiri! I sakte, i thelle, i drejte si perhere! Ju lexojme me shume vemendje, z. Yzeiri dhe te urojme suksese e mbaresi ne jete!

    Përgjigju
  • Ylber Zama: 28/12/2024 14:30

    Erioni beri mir qe iku jasht ,se te rrinte ketu do ta shiste Ramen. Rilindja shpetoj, bashk me te dhe Yzeiri

    Përgjigju
    • Tanguli: 28/12/2024 18:38

      Pirdh se lirohesh o rroqe e Berishes

  • Tami: 28/12/2024 13:56

    Shume e sakte analiza. Z.Yzeiri, i lexoje me kenaqesi analizat tuaja. Jeni i vertete dhe perdorni faktet. Nese jepni leksione ne fakultet, besoje studentet ju ndjekin me kenaqesi. Uroje sa me shume gazetare te tille, te mos na mbuloje injoranca.

    Përgjigju
  • Jasan: 28/12/2024 13:18

    Bravo Ilir për shkrimin brilant. SPAK është kthyer në një qeveri prokurorësh që i konsideron drejtuesit në njerëz pa ndjenja, jo njerëzor por si robotë të programuar. Ka raste skandaloze të punës së SPAK kur për një arkë peshk apo për të mos i prerë dritat një njeriu më nevojë të bësh burg duke shkatërruar karriera dhe jetën e shumë njerëzve dhe nga ana tjetër na dalin ca njerëz a inimë të SPAK që si njerëz pa tru dhe zemër presin me shpatë jetë njerëzish. Këto sjellje m8nstruoze të SPAK, nuk i kemi parë as në kohën e Enverit. Turpi më i madh është që në studio televizive një lukuni hienash, më shumë nga ato gra dhe vajza të pa skrupull që janë gadi të të shqyejnë (për turpin e tyre), jetë njerëzish. Turp e faqe e zezë për këto veprime çnjerëzore të SPAK. Nuk e duam një drejtësi të tillë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?