Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun e madh të ideve, të nacioneve dhe të botës. Zhvillimet e fundit, kudo në glob, tregojnë se pasiguria po kthehet në pabarazi, se e ardhmja asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar sesa është sot. Vetëm popujt me kujtesë të shkurtër jetojnë si fëmijët e lumtur që nuk dinë se çfarë është jeta, si sigurohet ajo, sepse për të mëndojnë prindërit e tyre. Sot, të gjitha shtetet e zhvilluara flasin për krizë.
Gjermania, Anglia, Franca dhe të mos harrojmë SHBA-të që po kalojnë një moment tronditës pas riardhjes në Shtëpinë e bardhë të Trump. Në Shqipëri u bë shkak vdekja e Hirësisë së Tij Anastas Janullatos që kujtesa kolektive dhe tradita të rrafshoheshin e të hidheshin përdhe. Unë në përgjithësi i çmoj të gjitha vlerësimet që i janë bërë kësaj figure këto ditë, por e kam të vështirë të kuptoj se si nderimet për Janullatosin ia kaluan nderimeve për ndarjen nga jeta të një shenjti tjetër, të atij që i dha emrin dhe vlerën më të madhe kombit shqiptar- Ismail Kadaresë. Kush e kujton atë ditë të nxehtë të 1 korrikut të vitit të shkuar, do të sjellë në mend një ceremonial të rëndomtë, madje mediokër. Arkëmorti i vendosur në sallën e Teatrit të Operas dhe gjysma e sheshit Skënderbej e zënë nga lojërat që vihen në shesh në kohën e verës.
Brenda, sa hyje, dëgjoje disa në altaparlant disa gjimnazistë që recitonin poezi mediokre të Kadarësë nga ato që edhe ai vetë do të skuqej po t’i dëgjonte. Asnjëherë nuk e mora vesh se përse largimi nga kjo botë i shqiptarit më të famshëm të të gjitha kohërave u kthye në një ceremonial provincial e pa sqimë. Ndërkaq, pompoziteti dhe pushtimi i Tiranës nga hija e Janollatosit për disa ditë jo vetëm që më është dukur i tepërt, por na tregoi edhe njëherë ashtu siç jemi, inferiorë dhe kurrizdalë. Vepra e Janollatosit është e diskutueshme dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse edhe vetë Krishti nuk e quante veprën e tij të përkryer.
Mirëpo këtu te ne u kaluan të gjitha kufijtë, Janullatosdi madje ia kaloi edhe Krishtit. Adhurimi dhe esktaza që përfshiu një pjesë të opinionit shqiptar për ikjen nga kjo botë të Janollatosit ia kalonte edhe panegjerikëve të byriostëve shqiptare ditën që vdiq Enver Hoxha.
Vetëm në ikjen nga kjo botë të Enver Hoxhës kam dëgjuar të tilla fjalime e kam lexuar të tilla shkrime si ato që ngrinin në qiell veprën e Janullatosit. Mirëpo, ajo që më la pa asnjë fjalë ishte përjashtimi nga qarkullimi kulturor nga fjalimet e shqiptarëve të një ë prej figuravee më të mëdha të kulturës shqiptare- Fan Nolit. Nëse do të duhet të ishim korrekt me historinë dhe nëse do të pranojmë se Janullatosi ngriti nga themelet kishën e djegur ortodokse shqiptare, atëherë, për hir të së vërtetës, do të duhet të përmendnim edhe babain apo atin, apo atë që e krijoi këtë kishë dhe që është Fan Noli.
Si ka mundësi që askush nuk e zuri në gojë emrin e këtij patrioti të jashtëzakonshëm. Në historiografinë tonë është pranuar pa asnjë rezervë se vepra e madhe e Nolit nuk do të harrohet kurrrë sepse ai, në kohën kur nuk kishte as shtet shqiptar, kur diskutohej deri edhe ekzistenca e kombit shqiptar, Fan Noli e shpëtoi popullsinë ortodokse shqiptare nga asimilimi grek. Komunistët, kur erdhën në pushtet, e hoqën Fishtën nga qarkullimi kulturor jo pse ai kishte pranuar medaljen nga Akademia Italjane e kohës së Musolinit, por për shkak të « Lahutës së Malcis » sepse me atë vepër, siç shkruhej në Fjalorin Enciklopedik Sovjetik ai nxitte irredentizmin dhe antisllavizmin. « O tempora o mores » !
Pra, Fishta që këndoi sipas stilit homerik luftën e malësorëve të Veriut kundër malazesvë që donin të rrëmbenin siç edhe i rrëmbyen tokat shqiptare, shpallej shovinist. Regjimi i Enver Hoxhës, edhe për të kënaqur miqësinë e atëhershme më jugosllavët, e fshiu krijimtarinë e Fishtës nga memoria kiolektive. Edhe sot lloj-lloj shqiptarësh që po mpihen nga trutë prej adhurimit ndaj Hirësisë së tij, Janullatos, janë gati ta shpallin të pavlefshëm Nolin e madh dhe ta fshijnë nga memoria kolektive atë.
Kështu, me ceremoninë e ekzagjeruar dhe me panegjerikët e panevojshëm, ne treguam se sa i takon traditës nuk dimë ta ruajmë e ta konservojmë atë. Nëse sot ne sillemi si një krahinë e rëndomtë apo si një provincë e humbur e Ballkanit, kjo ndodh përse nuk shfaqim dinjitet dhe nuk u tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë. Nëse para Kryministri grek kemi frikë të përmendim Nolin, para kryemnistrit turk kemi frikë të përmdnim Skënderbeun, atëherë ne duhet të kujtohemi se akoma nuk jemi bërë shtet dhe se programi antishqiptar i viteve 1913 –‘14 mbi Shqipërinë është realizuar. Ne, tani, me ngazëllimin e madh që na ka pushtuar, do t’ju mundësojmë të gjithë atyre që ndjehen jo sqhiptarë që të shënohen si grekë, por, nuk do të kemi më dinjitetin që të kërkojmë me forcë të drejtën tonë për Çamërinë. Nuk është çudi që edhe Fredi Belerin ta shohim ndryshe tash nën vezullimin e dritës që ka lëshuar vepra e Janullatosit mbi shqiptarët e drobitur.
Ceremonia e varrimit të Anastas Janullatos
Opinion
Ilir Yzeiri: E shkuara dhe tradita
Në Shqipëri u bë shkak vdekja e Hirësisë së Tij Anastas Janullatos që kujtesa kolektive dhe tradita të rrafshoheshin e të hidheshin përdhe. Unë në përgjithësi i çmoj të gjitha vlerësimet që i janë bërë kësaj figure këto ditë, por e kam të vështirë të kuptoj se si nderimet për Janullatosin ia kaluan nderimeve për ndarjen nga jeta të një shenjti tjetër.
Z Yzeiri, ceremonia tregoi kush jane ortodokset, ajo ishte nje reklame falas per Tiranen,Noli ja doli para 100 e ca vitesh dhe nuk zhbehet me ajo vepër e tij. Koha eshte vlerësuesi më I mire per kedo dhe per Janullatosin. Nga ceremonia mundohuni te mesoni, dhe jo ta krahasoni pasi nuk del gjë nga kjo.
PërgjigjuShkrim i mrekulkueshem. Flm Ilir.
PërgjigjuÇ'farë virtyte kanë shqiptarët përveç formës më të sinqertë të lajkave?
PërgjigjuZ.Yzeiri,vlerat dhe respektin ti jep puna.Respekti per Nolin nga shqiptaret nuk ka munguar kurre,po ashtu edhe per At Gjergj Fishten.Edhe ne periudhen kur feja ishte "opium" prape njerezit e letrave dinin te benin vlerat.Sa per te madhin e letrave shqipe I.Kadarene eshte folur me superlativa dhe sa per ceremonine e percielljes se tij duhet ta kerkosh tek vetja e shoket e tu si pjese e Lidhjes te Shkrimtareve qe nuk bene asgje nga ambicja e nga politizimi i gjerave.Perciellja e Kryepeshkopit Janullatos u organizua nga komuniteti kristian Ortodoks ne shenje mirenjohje per punen e bere.Aty nuk kish politike por thjesht njerzillek.Ca gjera duhen analizuar me mire e ne kohen e duhur.
PërgjigjuNje shkrim me shume vlere
Përgjigju