Para disa kohësh, disa pedagogë të universitetit të Tiranës, nga hyrja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lajmëruan se, në emër të sindikatave të universiteteve publike të vendit, i kanë drejtuar një peticion Qeverisë shqiptare në të cilin kanë formuluar disa kërkesa që, në thelb, kanë rritjen e shpërblimit ekonomik për stafin akademik dhe personelin ndihmës. Ato nisin me kërkesën për rritjen e pagës deri në 50% për dy vjet dhe vijojnë me ato për rritjen e tarifave të orëve të mësimit, rishikimin e tatimit mbi pagën suplementare, rritjen e financimit për kërkimin shkencor etj.
Në peticion ka edhe një kërkesë për amendimin e një neni në ligjin për dhënien e gradave dhe titujve mësimorë që ka të bëjë me udhëheqjen e doktoraturave për ata kandidatë që kërkojnë të fitojnë titullin « Profesor ».
Kjo është hera e dytë që pedagogët dalin në grevë për të kërkuar rritjen e shpërblimit ekonomik. Në vitin e largët 2005 qeveria e atëhershme i dyfishoi pagat e pedagogëve dhe sot ato janë ndër më të lartat në sistemin e pagave të administratës publike.
Në vitin 2017 qeveria bëri edhe një ndërhyrje tjetër në përmirësimin e shpërblimit financiar të stafit akademik duke rritur pagat minimale deri në 35% dhe sot tabela e pagave në arsimin e lartë është si vijon :
Pikat kryesore të vendimi
Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në institucionet publike të Arsimit të Lartë përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 0.5 për qind, për çdo vit pune por jo më shumë se për 15 vjet.
Shpërblimi i personelit akademik për pjesëmarrje në këshillin e administrimit, senatin akademik, këshillin e fakultetit, këshillin e profesorëve, pavarësisht nga numri i mbledhjeve dhe nga pjesëmarrja në këto këshilla, është në masën 8 000 lekë në muaj. Anëtarët e jashtëm të organeve kolegjiale, që përmenden mësipër, shpërblehen në të njëjtën masë me anëtarët e personelit akademik efektiv të institucioneve publike të Arsimit të Lartë.
Anëtarët e personelit akademik, që për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi të kryer mbi këtë normë paguhen si më poshtë:
1-Kur janë të kategorisë “Profesor” përfitojnë 1200 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
2-Kur janë të kategorisë “Profesor i asociuar” përfitojnë 1100 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
3-Kur janë të kategorisë “Docent” përfitojnë 1000 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
4-Kur janë “Lektorë” përfitojnë 600 lekë për çdo orë 60-minutëshe
Struktura
Nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.
Rektor (Titullar institucioni) 125.000 lekë
Zëvëndës rektor, kategoria “Profesor” 120.000 lekë
Zëvëndësrektor, nga kategoria “Docent” 118.000 lekë
Dekan nga kategoria “Profesor” 120.000 lekë
Dekan nga kategoria “Docent” 118.000 lekë
Zëvëndës dekan nga kategoria “Profesor” 107.000 lekë
Zëvëndës dekan nga kategoria “Docent” 95.000 lekë
Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor” 107.000 lekë
Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor” 95.000 lekë
Profesor 103.500 lekë
Profesor i Asociuar 90.000 lekë
Docent 80.000 lekë
Lektor i Parë/Kërkues i parë 77.000 lekë
Lektor/Kërkues 61.000 lekë
Pra siç shihet, paga më e ulët është 61 000 lekë.
Ndërkaq në LIGJIN Nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Neni 3, pika 3, thuhet :
3. Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga të drejtat intelektuale, nga markat dhe patentat, nga shërbimet, nga veprimtaritë artistike e sportive, si dhe nga veprimtari të tjera ekonomike, të cilat përdoren në përputhje me legjislacionin në fuqi;
b) për të përfituar fonde nga shteti dhe organizma të tjerë;
c) për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave, sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit;
ç) për të përcaktuar tarifat e studimit, në përputhje me këtë ligj;
d) për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre.
Tani me të drejtë lind pyetja : kundër kujt e bëjnë këtë grevë pedagogët ? Si ka mundësi që për të shtuar të ardhurat e tyre, ata nuk shfrytëzojnë këtë mundësi që u ka dhënë ligji ?
Siç shihet edhe nga tabela, pagat e stafit akademik në raport me pjesën tjetër të shoqërisë janë ndër më të lartat. E dyta, për të rritur të ardhurat e tyre stafi akademik ka liri të plotë të marrë pjesë në projekte të kërkimit shkencor, të ndërtojë mekanizma kontrollues dhe nxitës brenda universitetit, të rrisë të ardhurat nga veprimtaritë botuese e plot të tjera siç edhe përcaktohet në ligj. Unë jam vetë pjesë e këtij sistemi sepse prej më shumë se 30 vjet jam pedagog dhe në vitin 2005 kam marrë pjesë aktivë në grevën për dyfishimin e pagave.
Mirëpo, në këta 17 vjet, të paktën në mënyrën dhe formën e shpërblimit gjërat kanë ndryshuar. Ajo që nuk ka ndryshuar për fat të keq është apatia dhe mdeiokriteti që ka pushtuar shkollën e lartë. Ky sistem ka mbetur ashtu siç ishte projektuar nga qëllimi për të përgatitur kuadro që do të ndërtonin socializmin dhe kishte zgjedhur si model universitetin sovjetik. Është e turpshme të mendosh që sa herë bëhen rankime për shkollat e larta në rang botëror, universitetet tona publike nuk figurojnë gjëkundi. Shoqëria shqiptare bën një sakarificë të madhe që mban mbi shpatulla një trupë të tillë dhe ne duhet të jemi kokulur para tyre. Për fat të keq po ndodh e kundërta. Sa i takon mundësive që kanë pedagogët për të rritur të ardhurat po jap vetëm një shembull : Universiteti i Tiranës ka mbi 750 pedagogë. Në vitin 2019 vetëm 20 prej tyre ishin përfshirë në projekte kërkimore shkencore. Ndërsa këtë vit janë mbi 350.
Dhe më në fund, për fat të mirë, ne kemi një model të shkëlqyer për të ndjekur : ai model është Instituti i Nanoteknologjisë dhe Nanoshkencës. Falë akademikut të mirënjohur botërisht prof. Arben Merkoçi një pjesë e mirë e pedagogëve të vendit tonë por edhe të atyre në Kosovë e Maqedoni po tregon se Shqipëria ka mundësi të kthehet në një vend për të thithur nisma botërore në shkencë, nisma që e kanë zanafillën pikërisht në dyert e Fakultetit të Shkencave të Natyrës aty ku më 15 shtator disa pedagogë shpallën një peticion për t’u kërkuar lëkë taksapaguesve shqiptarë për të rritur pagat e tyre. Vetëm tani në fund nga projekti i BE-sw HORIZON prof Majlinda Vasjari me disa kolegë tw saj ka fituar projektin « SUSNANO » me vlerë 1.5 milion euro.
profesoret kane te drejte,,duhet rritje page per ta,,,por dhe per mjeket,,infermieret,,policet dtj,,por edi rama eshte njesoj si sali berisha dhe ilir meta hajdut ordiner qe kapet cdo 2 vjet me presh ne duar,,,,dhe per cudi drejtesia nuk e arreston...populli te mos votoje me kete trio politikanesh qe e vjedhin ...se europa dhe anerika vetem i arkivon vjedhjet e tyre,,,dhe i shpall non-grata kur ia do interesi,,,,por pa pune dhe investime mbetemi ne ,,jo europa dhe shba....
PërgjigjuMe rrigat e larta qe kerkojne pedagoget kerkojne qe shqiptaret te punojne vetem per ta .Heni pedagog qe merreni me edukimin dhe rritjen shkencore te brezit te ri dhe po kerkoni ne kohe krize ( padyshim jeni pro opozites ne ajsionin oer gjoja rrezimin e qeveruse) Largohuni dhe lejani vendin brezit te ri mhaft volet me militantuzmin politik ne universitete.Ka ardhur koha qe ne sistemin universitar te kryhet veting ossi thone we ka oa aftesi te thejsuar te oadagigeve
PërgjigjuPo sot pate emocione me fitoren e Liverpulit!Atdheu nuk blehet me leke(o i pabuks).
PërgjigjuGreva nuk ndalet Deri në largim ministre dhe qeverie, bashkia te jape kontribut për studentet po Ashtu
Përgjigju