Erion Bani dhe Ols Dado

Opinion

Ilir Yzeiri: Përse Dado- Bani dhe Samet Gurguri duhet të hetohen urgjentisht

3 Mars, 11:35| Përditesimi: 3 Mars, 11:57

  • Share

Liria që i është dhënë një prokurori si Olsi Dado për të firmosur një urdhër ndalimi pa asnjë provë dhe qetësia me të cilën e ka miratuar këtë veprim prej kohësh Altin Dumani si dhe vulosja që i bëri këtij grushti shteti një gjyqtar si Erion Bani, tregoi hapur se rekrutimi dhe ndërtimi i dy prej strukturave më të përzgjedhura që do të hetonin korrupsionin madhor, terrorizmin dhe figura të tjera të rënda kriminale, SPAK-u dhe BKH-ja qenkan mbushur me militantë partiakë, të paaftë dhe njerëz që kanë për mision hakmarrjen dhe jo drejtësinë. 

Një investigim i botuar në gazetën Shqiptarja.com me titull « Kush është hetuesi i BKH-së që i çonte mesazhe Ajola Xoxes dhe si u katapultua nga Spitali i Fierit në hetues », nxjerr në reliev të vërteta tronditëse. Aty tregohet me fakte se fituesit e vitit 2021, 30 të parët janë katapultuar në ato poste pa pasur asnjë lidhje me misionin e BKH-së. 
Këta hetues specialë janë rekretuar me shumicë nga radhët e sekretarëve të gjykatave, nga administrata, persona të punësuar në avionin civil, ATP. etj.

I tillë është rasti i Samet Gurgurit, i cili ka punuar si jurist në spitalin e Fierit dhe që, siç u zbulua kohët e fundit, poston në profilin e tij tekste me përmbajtje revanshiste kundër të majtëve, përzjehet në debatet politike të ditës si të ishte një militant pervers. Që në krye të herës kam qenë i qartë se atentati ndaj Erion Veliajt është një lloj grushti shteti që ndodh në Republikat e brishta, me kryeminstër të dobët që është i mbështjellë me jorganin e retorikës liberale demokratike dhe që vepron si të ishte në Francën e shekullit XXII. 

Si ka mundësi që mazhornaca socialiste lejoi të ndërtohej sistemi i drejtësisë jashtë gjithë vëmendjes së saj politike dhe ua besoi atë vullneteve të një grushti juristësh që u gjendën në ato poste falë lidhjeve okulte të miqësisë, tarafit, klaneve politike dhe grupeve të ngushta krahinore. Qeveria socialiste, në emër të pavarësisë dhe të lirisë profesionale, ia besoi ndërtimin e këtij sistemi një grushti njerëzish që e shndërruan këtë investim gjigand në një tender të rëndomtë, duke shitur e blerë interesa. Kush mban përgjegjësi për këtë shfytyrim që paskan këto institucione?

Për fat të keq, si naivë dhe idiotë provincialë, të gjithë u mashtruam nga retorika vulgare që hidhej në opinion se këta hetues të famshëm që do të popullonin BKH-në do të vinin nga CIA e FBI amerikane. Në fakt na erdhën nga spitali i Fierit. Na erdhi Safeti që u çon mesazhe grave natën dhe që shprehet hapur në profilin e tij se i urren të majtët.

Ajo që e bën më skandaloze këtë gjendje është një prirje e disa mediave që financohen nga jashtë për të mos investiguar këto skandale që fshehin krimin e madh që u është bërë shqiptarëve me infiltrimin dhe me rekrutimin në strukturat e shenjta të sistemit të ri të drejtësisë të hetueseve të llojit Safet apo të prokurorëve e gjyqtarëbe të tipit Dado e Bani. 

Shoqëria shqiptare duhet të duartrokasë kur arrestohen në flagrancë për favorizim tenderash banalë dhe duhet të heshtë se u prishet terezia dhe rrezikohet pavarësia e institucioneve kur zbulon se Olsi Dado është rekrutuar në atë post duke shkelur të gjitha kriteret, se hetuesi Safet e Safetët e tjerë janë në ato poste në mënyrë korruptive. 

Cila liri shkelet nëse thuhet e vërteta?

Mirëpo nëse Erion Veliaj ulëret nga qelia ku është mbyllur pa të drejtë se ndaj tij është fabfikuar një akuzë që mbështetet mbi një letër anonime, kjo quhet retorike agresive, ndërsa të thuash që Olsi  Dado ka kryer një mashtrim të madh në fillim kur është rekrutuar dhe pastaj kur ka shkruar një tekst me gënjeshtra, kjo është ndërhyerje në pavarësinë e drejtësisë.

Është njësoj si të thuash që kur makina shtyp një njeri të akuzosh kalimtarin dhe jo shoferin, sepse shoferi ka lirinë për të vozitur, kalimtari detyrimin për t’u shtypur. Shqipëria është në një gjendje katastrofike sa u takon institucioneve të ashtuquajtura të pavarura. Kriza e rëndë që po përjeton bota dhe shkelmi që i dha Trump demokracisë liberale të ngritur mbi pavarësinë dhe profesionalizmin tregon se diçka po ndryshon. Qeveria që fiton zgjedhjet duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mund të krijohen institucione të pavarura që kanë në dorë të hedhin në erë demokracinë. Nuk mund të lihen jashtë kontrollit ato në emër të lirisë dhe të pavarësisë së institucioneve. Kështu krijohen trupa regresive që testojnë shtetin. 

Edi Rama ka plot merita në këta vjet, por ajo që i ndodhi me njeriun më të talentuar, më punëtor e më korrekt, duhet vlerësuar realisht si një grusht shteti. Edi Rama duhet ta dijë se përballë nuk ka kundërshtar që e rrezikon me vota, por ka një bandë që do të përdorë të gjitha mjetet për t’ia marrë pushtetin pa vota. Kjo që ndodhi me Veliajn është vetëm një sinjal.

Nëse pas zgjedhjve të 11 majit, socialistët që do të marrin pushtetin në shumicë, nuk mendojnë të bëjnë vetingun e plotë dhe të zbulojnë se si u përdhunua reforma në drejtësi nga rekrutime abuzive dhe si u instalua aty hakmarrja primitive politike, ky vend nuk do të gjejë qetësi.

Në anën tjetër, gjithë ata që u përzunë nga sistemi i drejtësisë për afera korruptive sot janë në krah të Berishës dhe gjithë ato prona, para, kapital që këta gjyqtarë e prokurorë vunë duke shitur drejtësinë dhe duke bërë aleancë me krimin nuk hetohen më dhe të flasësh për to sipas disa mediave që shiten me paratë e huaja si të pavarura është shkelje e pavarësisë sepse sipas një klisheje skematike e idiote mund të jesh kriminel, vrasës apo monstër, por nëse je në opozitë je automatikisht i ndershëm, sepse opozita është streha që mbron.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiri Veli Haxhiaj: 03/03/2025 19:12

    O Ylli Yzeiri ti ke shum tė drejt por nesēr Edi do ti hetoi.

    Përgjigju
  • MallaKASTRIOTI: 03/03/2025 15:26

    DREJTËSIA VDIQ,RROFTË MBRETI. Shqipërin po e merr SALA, Do ti veri ZJARR, Shqiptar mos rri po duku SHQIPËTAR.! Vetëm SPAKU nuk e sheh..o i ziu Shqipëtae, Ke 34 vjet që po të drejtojnë një TUFË ME GOMAR..! Kjo ISHTE DREJTËSIA QË NA BËRI AMERIKA,KU TRAMPI ME 34 AKUZA TË RËNDA U BË PRESIDENT PËR TË MARR BOTËN NËPËR KËMBË..! Ky ishte SALEH që u shpall NON GRATA prej Amerike me 101 akuza krimi,për të marr përsëri PD-në të bëhet përsëri DHËNDËRR TË SHKËRDHEI PD & TË SHESI SHQIPËTINË SERBO-GREKUT..ATË QË NUK E BËRI 1992-2013. E ndërsa SALEH godet sa më shumë SPAK,GJKKO për të shpëtuar PASURINË MILIARDËSHE,RAMA MBRON SPAK QË TË FUSI NË BURG TË VETËT SE GJOJA DO TË SHPËTOI VETEN,KUR SALEH QË NË DITËN E PARË DO JA BËJ SI FATOS NANOS 93 SI DHE TË 100 TË SOTMIT ME URDHËR TË SALIUT-PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT. ARRESTIMI E.VELIUT U BË PO ME URDHËR TË SB PËR TË MARR TIRANËN & MANDEJ SHQIPËRINË,PASI POPULLI NUK DO PREMTIME POR DREJTËSI PËR TË E SEKUESTRO TË PASURISË SË VIPAVE. DREJTËSIA VDIQ QËKURSE 85 % E TË VETINGUARVE NUK JU SEKUESTRUA PASURIA QË NGA 1992.ATA DO I KTHEI SALIU NË DREJTËSI BASHKË ME OLSIN,BANIN,GURGURIN PËR TI NXJERR UJI TË ZI SOCIALUSTËVE. A NUK E PA QEVERIA SE SPAKU PO DILTE MBI GJKKO & NUK PO JEPTE LLOGARI ASKUND.!? A NUK E PA QEVERIA SE SPAK PO ARRESTONTE VETËM MAJTAS PA PROVA BINDËSE & NË TË DJSTHTË NUK PO PREKESHIN VRASËSIT E GËRDECIT,21 JANARIT,TROPOJËS,SHKODRËS,GJIROKSSTRËS,PËRMETIT,VLORËS..MBI 20.000 ? SI NUK JU DËRGUA GJ.HAGËS SALIU QË THEU EMBARGON ME 600 TON NAGTË NË DITË 1992-2013 PËR S.MILLOSHEVIÇIN.? Si ka mundësi që SALIZMI SHPIF DITË-NATË KUNDËR QEVERISË DHE QEVERIA KUJTOHET 1 HERË MË VIT PËR 21 JANARIN,GËRDECIN..? SI KA MUNDËSI QË SB KAPI 99 % TË TV-MEDJEVE & PS NUK KA ASNJË TEKEVIZOR,GAZETË,PORTAL.? SI KA MUNDËSI QË SB MEVM 101 AKUZA KRIMI TË QËNDROI I LIRË DHE LALI ERI SHKON NË BURG PA PROVA BINDËSE VETËM SE SALIUT I DUHET BASHKIA TIRANË DHE MANDEJ SHQIPËRIA.!! SI KA MUNDËSI QË SALIU BËN DELUTET STA QË SHPIFIN MË SHUMË NDAJ PS NDËRSA RAMA KRITIKON DEPUTETËT QË KRITIKOJNË DREJTËSINË E DEGJENERUAR 99 %.? POSHT MBRETI LAKURUQ,RROFTË MBRETI.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 03/03/2025 15:06

    Perse sot Z.Yzeiri e jo kur u perzgjodhen?Nuk po u heq asgje asaj qe ke shkruar por,ku ishit JU dhe i gjithe pushteti informimit kur keta rekrutoheshin?Qarja dhe lebetitja e sotme nga te gjithe ne jane pa vlera,demi eshte bere.Nje reforme disa vjecare ka shkuar dem.Mbeshtetja Amerikane e Europiane nuk pruri progres po na la aty ku ishim(ose me keq) dhe besimi i njerezve tek drejtesia eshte zbehur.A duhej rasti Veliaj qe te zgjoheshit?Ne mendimin tim ju qe flisni sot mund ta keni dashur kete deshtim(keqdashje) ose me paaftesin tuaj keni bere te deshtoj kjo reforme.Per te arritur tek drejtesia e pavarur dhe e drejte nuk duhet te mungoj asnje instance e jo me media.Kujt ja kerkojme sot rregullimin e kesaj gjendjeje?Pa dyshim pushtetit qe do te dale nga zgjedhjet.Po sikur ky pushtet tu jepet atyre qe shkateruan gjithe kete vend cfa do te presim?Ngado qe ta kethej(sic e kuptoj une) medja nuk e do drejtesin dhe perparimin e vendit.Pse?

    Përgjigju
  • rezi: 03/03/2025 14:53

    Faleminderit për revoltën e sinqertë që vjen nga padrejtësia e "pavarur". Në heshtje shumë njerëz që e kanë ngrënë nga gjykatës të korruptuar, edhe kur ishin në veting, (me e kanë ngrënë kuptoj që mund të kenë fituar gjygjin por duke derdhur jo më pak se 30 mijë euro), ngrinin vetullat me habi kur këta gjyqtarë e kalonin vetingun, dhe s'ishte një, por disa. Edhe ata vetë habiteshin se si u mbajtën në gjyqësor. Kur kanë kaluar vetingun, kanë bërë festë se tani ju lirua dora dy herë. Dje të thjeshtët, që e kishin ngrënë, nuk flisnin, nuk folën se e panë që historia vazhdon, të njëjtët do vazhdonin, ata që u arsimuan kur nuk bëhej arsim por militim me teser partie. Dhe ja ku jemi, se kujt i shërbejnë nuk e kuptojmë, por shtetit e popullit JO. Rroga e tyre nuk ju duket gjë para banesave me shumicë në emër të babait, e farefisit. Dhe duke qënë se ata janë të tillë, duan t'ja veshin dhe të tjerëve atë që bëjnë vetë. Për sa kohë nuk kemi drejtësi, nuk ka demokraci të vërtetë. Merrni vetëm një fakt: të gjithë miq e shokë të Argitës, militantë të Berishës, të pasur që nuk ju sekuestrua asgjë, dhe pret të bëjnë shtet? Edhe Dunmani vegël e Berishës është, se kishte dosjen e 21 janarit dhe nuk e hetoi, e dini pse? Se Olsi Dado përgjon Dumanin, BKH përgjon dhe heton kë të dojë pa pikë profesionalizmi...ujku maloku e gllabëroi drejtësinë dhe me të do akoma pushtetin.

    Përgjigju
  • vlonjati: 03/03/2025 12:03

    Respekt! Keni plotesisht te drejte.Kjo po ndodh.Nese je kriminel,Non Grata, i korruptuar,i kapur me presh ne dore gje gjithcka tjeter qe eshte e paligjeshme dhe e denueshme shumezohet me zero nese del ne mbrojtje te Berishes e rreshtohesh krah tij ne te ashtuquajturen "opozite".Dhe e kunderta ,behesh objekt i SPAKUT te Oli Dados,i GJKKO te Erjon Berishe Banit e veglave te tyre nese je kunder kesaj me nder Opozite,e kritikon ate e i bie ndesh Plakut Mere,qe ka kapur kete vend prej gryke prej 30 vjetesh dhe qe vetem e vetem per te kapur kreun e opozites e te dale gjithe diten ne TV e te dizinformoje publikun qellimisht cfare nuk beri e ke nuk shantazhoi e kercenoi per te marre vulen e PD-se.Ky eshte realiteti.Nese ka shqiptar qe nuk e kupton kete une nuk e di,por nese ne 11 Maj kjo e ashtuquajtur opozite nuk merr goditjen perfundimtare nga populli me voten e tij dhe nese akoma nje pjese e votuesve do mashtrohet nga propoganda boshe e gjKakpiresit Berisha e bandes se tij, nuk mbetet gje tjeter vatem te pergatitemi per tu vene nen kemben e bandes berishiste per te treten here.Dhe pas kesaj,te mos ankohemi me.Te ikin nga ky vend dhe ata qe nuk kane ikur akoma dhete mbrteroje Berisha me Noken,Paloken,Vokshin e cmendallaken Adriana Kalaja,te cilen gabimisht e lene jashte spitalit psikiatrik!Kujt i mungojne skenat makabre te kesaj turme anarkistesh ne parlament apo vrasjet,vjedhjet e pasurise se ketij populli e te tjera si keto dhe i ka munguar Zeni,Argita apo Balliu father e junior le te votoje Berishen!

    Përgjigju
    • Ismail: 03/03/2025 13:24

      TURP SHUMË TURP.KUPTOHET SE EDHE DUMANI DUHET SHPORRUR NGA DREJTËSIA BASHKË ME ATA RRUGAÇË QË I BËJNË SMS.GRUAS SË TJETRIT.ATA DUHEN ÇUAR TË GJITHË NË BURG. ÇFAR DUAN KJO BANDË RRUGAÇËSH TË VESHUR ME PETKUN E DREJRËSISË TË NA SJELLIN SALI KRIMINELIN NË PUSHTET TË SHKATËRROJË SHQIPËRINË.? EDI RAMA.VERI GISHTIN KOKËS SE PO JU HYN NËHAK POPULLIT ME KËTË DREJTËSI QË KE VËNË NË KRYE TË VENDIT.SHQIPTARËT NUK NJOHIN DUMANIN,OLSI DADON,ERJON BANIN APO KËTË SAFETI GORGULIN POR TË NJOHIN TY SI KRYEMINISTËR NDAJ MBLIDH PARLAMENTIN DHE SHKARKOJË NGA PUNA TË GJITHË ME DUMAN ME DADO.ME BAN E ME GORGUR LE TË SHKOJNË TEK SALIU TI VERË SALA NË LISTAT PËR DEPUTETË SI PUNA GJIN GJONIT.EDI RAMA.MOS KI FRIKË NGA ÇAKEJTË...TI JE UJK GJIGAND POPULLI ËSHTË ME TY

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?