Tiranë

Ilir Yzeiri: Pse finlandezët janë më të lumtur se ne

3 Prill, 12:58| Përditesimi: 3 Prill, 13:03

  • Share

Raporti i fundit i matjes së lumturisë në botë i kryer nga Gallup dhe Qendra e Kërkimeve për mirëqënien e Oksfordit u publikua më 20 mars. Në një studim të botuar nga Euronews Europe, me autore Kamila Bello, argumentohet se përse Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Shqipëria u rendit e 87 dhe e fundit sa i takon vendeve të Europës dhe Ballkanit. Vetëm Maqedonia e Veriut ishte pranw nesh, e 84-a. Laosi , Gjeorgjia, Guinea , Ukraina, Bregu i Fildishtë, Gaboni, Nigeria, Kameruni, Mozambiku, Iraku e shumë të tjera dhe në fund Afganistani.

Çfarë e bën një popullsi të lumtur? Paratë, mos vallë ka popuj të prirë gjenetikisht që të jenë të lumtur? Apo ndoshta janë të lumtur pse janë popuj të vegjël dhe homogjenë. Sa ndikon cilësia e institucioneve qeverisëse dhe sistemi i mbrojtjes sociale? Ndërkaq, BESIMI, thotë autorja, është tmerrësisht i rëndësishëm. Por edhe vlerat e ekonomisë liberale, taksimi progresiv dhe liria për të zgjedhur jetën tënde. Nga ana tjetër, si shpjegohet shkalla e lartë e vetëvrasjeve në vendet nordike dhe në Finlandë? Po klima a ndikon? Lumturia dhe mirëqenia e përgjithshme nuk kanë të bëjnë me paratë,thotë ajo, por me portofolin. Disa vite më parë, një studim hulumtues sugjeroi se ata e kanë të lindur në gjenet e tyre aftësinë për të qenë të lumtur. Por, sipas Raportit Botëror të Lumturisë (WHR), teori të tilla janë të pasakta. Së pari, le të flasim për paratë.

Po, vendet nordike janë të gjitha relativisht të pasura dhe të lumtura, por jo të gjitha kombet relativisht të pasura janë të lumtura si nordikët. Singapori, vendi i tretë më i pasur në botë, ndodhet në vendin e 26-të, ndërsa Arabia Saudite, një nga më të pasurat në botë, në vendin e 27-të. Po ku qëndron sekreti? Vendet nordike kanë nivel të ulët të pabarazisë në të ardhura dhe kjo sjell kënaqësinë e jetës.

Lumturia nuk vjen përse këto vende janë të vogla dhe homogjene. Nordikët kryesojnë mbi të tjerët sepse kanë besim në institucionet e tyre zyrtare dhe vlerësojnë dashamirësinë në sjelljet private thotë Profesor John F. Helliwell Redaktor i Raporti të Lumturisë Botërore. Të dhënat tregojnë se njerëzit janë më të kënaqur me jetën e tyre në vendet ku ka cilësi institucionale: pensione të mira, leje të zakonshme të paguara mirë, kujdes për të sëmurët dhe invalidët, shëndetësi dhe arsim falas, trajtim dinjitoz të papunësisë, etj. Njerëzit çmojnë institucionet qeveritare që luftojnë të ulin pabarazinë.

Kjo i bën njerëzit të lumtur, sepse mendojnë që mund t'u besojnë institucioneve të tyre publike. "Besimi është jashtëzakonisht ose thënë me fjalët e këtij artikulli, “tmerrësisht i rëndësishëm".  Një nga eksperimentet që ata kanë zhvilluar për të testuar dhe vërtetuar rëndësinë e besimit është duke i pyetur njerëzit nëse mendonin që portofoli i tyre do t'u kthehej pota humbnin atë. Studiuesit krahasuan sa gjasa ka një i anketuar që mendonte se kuleta e humbur do t'i kthehej me rezultatin e kënaqësisë së tij nga jeta. Rezultatet treguan se ata që prisnin që portofoli i tyre të kthehej, kishin një vlerësim të jetës prej më shumë se një pikë më të lartë në një shkallë nga zero deri në 10.

Me fjalë të tjera, njerëzit që  besonin se kuletat e tyre do të ktheheshin, e konsideronin veten më të lumtur se ata që nuk e kishin këtë besim. Reader's Digest, një kompani amerikane, kreu një eksperiment të ngjashëm globalisht në vitin 2021. A mund ta merrni me mend se cili qytet kishte më shumë kuleta të kthyera? Helsinki.Tatimi progresiv çon në lumturi nëpërmjet të mirave publike dhe të përbashkëta si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe transporti publik, të cilat tatimi i ndihmon për t’i financuar. Dhe në fund, e keni marrë me mend, BESIMI. Njerëzit besojnë se paratë do të përdoren dhe do të shpërndahen me mençuri. Përsëri, në shoqëritë më të barabarta, njerëzit i besojnë më shumë njëri-tjetrit. Dhe besimi social kontribuon në ndërtimin e institucioneve më të mira.

Po në lidhje me normat e larta të vetëvrasjeve në vendet nordike? Ka më shumë se një arsye. Më kryesorja është melankolia e individit.Moti nuk ka shumë ndikim në lumturinë tuaj të përgjithshme. Temperatura mesatare vjetore më e ngrohtë në Finlandën jugperëndimore është 6,5°C. Dhe, nga atje, drejt lindjes dhe veriut, temperatura mesatare vetëm ulet. Pra, çfarë mund të bëjmë për të qenë të lumtur si nordikët? Vendet nordike kanë arritur të hyjnë në një cikël shumë të virtytshëm, ku institucionet efikase dhe demokratike janë në gjendje t'u ofrojnë qytetarëve siguri, në mënyrë që ata t'u besojnë institucioneve dhe njëri-tjetrit, gjë që i bën ata të votojnë për politikanët që premtojnë dhe ofrojnë një model të suksesshëm mirëqenieje.

Tani besoj e merrni vetë me mend se përse shqiptarët janë të palumtur në vendin e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?