Shpulla e Nokës ndaj efektivit të policisë

Ilir Yzeiri: Shpulla mbi fytyrën e shtetit

30 Nëntor, 11:10| Përditesimi: 30 Nëntor, 11:12

  • Share

Megjithëse atmosfera e festave të Nëntorit nuk është shuar ende, ajo shpullë e Flamur Nokës mbi fytyrën e një polici të pambrojtur, nuk duhet harruar. Partia Demokratike ka disa kohë që organizon protesta të dhunshme, të cilat ajo i quan « mosbindje civile ».

Herën e fundit, të martën më 26 nëntor, militantët dhe deputetët e saj bllokuan 6 pika kryesore të Tiranës duke paralizuar trafikun në kryeqytet në orën e pikut të lëvizjes së automjeteve. Në atë kohë, pjesa më e madhe e punjonësve të aktiviteteve private që ndodhen nga rrethrrotullimi i doganës e deri te kthesa për në Rinas, lënë punën e hyjnë në Tiranë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pikat e tjera të hyrjes në Tiranë nga lindja apo veriu. Kjo formë që ka zgjedhur PD-ja për të protestuar dhe për të shprehur kundështinë me qeverinë çmohet prej tyre si një mosbindje civile. Në fakt, shumica e komentatorëve politikë në vend nuk e quajnë mosbindje civile, por një formë obstruksionizmi apo një protestë të dhunshme që me vetëdije shkel apo dhunon rregullin e bashkëjetesës në komunitet.

Bllokimi i rrugëve dhe paralizimi i trafikut njihet si formë ekstreme e protestës dhe ajo zakonisht bëhet nga komunitete të caktuara të cilët kërkojnë të sensibilizojnë opinionin dhe t’i bëjnë presion qeverisë për të drejtat e tyre. Janë të njohura sidomos në Europë marshime apo bllokime të rrugëve nga fermerët të cilët protestojnë ndaj politikave të BE-së që penalizojnë prodhimin e tyre.

Në imazhin kolektiv ka mbetur ende protesta e jelekverdhëve në Francë që përfshiu atë vend para disa vjetësh dhe që u shfaq si manifestimi më i dhunshëm e më i ashpër i kohëve të fundit. Shqipëria është një vend i qetë dhe shoqëria shqiptare nuk beson shumë te organizimi civil për të kërkuar të drejtat e veta. Është e pakuptueshme se çfarë ka ndikuar, por te shqiptarët duket se është vrarë ndjenja e vullnetarizmit dhe organizmit të lirë.

Nëse në vitet e diktaturës, partia e komunistëve u tregua e kujdesshme deri në kufijtë e skajshëm që ta organizonte shoqërinë shqiptare në struktura sociale sipas gjinisë, kategorive sociale apo sindikale, pas rënies së saj, shqiptarët ende vazhdojnë të kenë alergji për organizime të tilla që ju kujtojnë organizatat e rinisë, zë pionierit, të veteranëve, të gruas apo të profesioneve të tjera.

Sot, shqiptarët, më së shumti, identifikohen me dy partitë e mëdha dhe nuk arrijnë të shkëputen nga ndikimi i tyre. Për fat të keq, edhe fromacionet e tjera që krijohen nuk arrijnë të krijojnë një frymë të re sepse të gjitha imitiojnë forcën politike që u krijua pas rënies se komunizimit dhe që krijoi një frymë e cila nuk po largohet as sot dhe që është berishizmi, që ngana e vet, është vazhdimi i enverizmit. Kështu, në mungesë të shoqërisë civile, në mungesë të popullit, partia demokratike po aplikon një formë të re proteste- kryengritjen e deputetëve.

Të zgjedhurit e saj, në mungesë të mbështetësve të popullit, por edhe të masave pd-iste, kanë marrë rolin e protestuesit të zemëruar dhe ata shfaqen nëpër rrugë e kryqëzime duke u ndeshur me policinë. Krijohet kështu një realitet absurd sepse deputeti merr rolin e shkelësit të ligjit në emër të protestës dhe vihet përballë policit që është aty për të ruajtur rendin e sigurinë dhe të ndëshkojë shkelësit e ligjit. Nëse protesta do të ishte popullore ajo nuk pyet dhe merr përpara këdo. Në rastin më të mirë mbushen sheshet e rrugët me mijëra e mijëra protestues të cilët tregojnë ashtu se janë shumica në këtë vend dhe mazhoranca duhet të bëjë llogarinë mirë në zgjedhjet e radhës.

Nëse janë shtresa apo grupe shoqërore të margjinalizuara siç ndodh në botë me lëvizjet antiestablishement ata kryejnë edhe akte dhunë, djegin e plaçkisin. Dhe pas ngjarjeve të tilla të gjitha anët e politikës distancohen nga dhuna. Vetëm në Shqipëri ndodh që deputetët e opozitës zëvendësojnë popullin dhe bëhen protestues të dhunshëm duke krijuar kështu modelin jo të drejtë që qytetarët e papërfaqësuar aty të kërkojnë rendin e qetësinë jo të politika por te qeveria. Politikanët e PD-së e përjashtojnë veten e tyre nga bashkëqeverisja demokratike në kuptimin që edhe opozita edhe pozita kanë disa parime të shenjta që i respektojnë.

Ata, sidomos, distancohen nga dhuna sepse në një shoqëri demokratike, ndërrimi i pushtetit bëhet me votë. Kjo situatë absurde prodhoi edhe një ngjarje të rëndë, ndoshta më të rëndën e këtyre kohëve edhe pse ishte vetëm një shpullë. Duke u identifikuar me dhunën dhe duke u fshehur pas imunitetit të deputetit, Flamur Noka, një nga drejtuesit kryesorë të këtyre manifestimeve bëri një gjest të rëndë- goditi strukutën antropologjike të shqiptarit. Ai shfaqet në një video duke qëlluar me pëllëmbë një polic që po kryen detyrën.

Ky është akti më burracak, më i pandershëm dhe më i dënueshëm. Çfarë përfaqëson aty Flamur Noka ? Një protestues i dhunshëm përleshet me policinë, e gjuan atë me gurë apo me mjete të tjera piroteknike dhe kjo është pjesë e lojës demokratike. Po Flamur Noka, ish-ministër i brendshëm, përse e qëllon me pëllëmbë një polic që qëndron pa lëvizur përballë tij ?

Në të gjitha kodet antropologjike të shqiptarëve, duke filluar që nga Statutet e Shkodrës e në të gjitha kanunet e vendit, goditja në fytyrë në një mjedis publik është fyerja më e rëndë që mund t’i bëhet shqiptarit. Nga ana tjetër, përveç kësaj, aty përballë njëri-tjetrit janë dy institcione- polici që përveçse është një entitet i nderuar ai është simboli i shtetit i së drejtës dhe Flamur Noka. Po ky, në emër të cilës së drejtë e qëllon policin e ndershëm e korrekt që nuk po bën asgjë. Këtu, sipas meje, degradimi moral e politik i kësaj kategorie politikanësh arrin kulmin dhe këtu shfaqet me gjithë ngjyrën e errët kalbëzimi moral i berishizmit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Protestues: 30/11/2024 18:33

    Flamur gomari do nje hu ne vrime by”thes qe ti vine trute halese.

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/11/2024 15:23

    Nè njè shtet funksional, njè akt i tillè burracakèsh me imunitet, nuk èshtè i mendueshèm fare. A e dini pse? Sepse uniforma shtetèrore BARAZOHET ME SIMBOLIN KOMBÈTAR. Cili bir bushtre, paska kaq imunitet saqè tè pèrdhosè shtetin shqiptar? Nè njè shtet funksional, nuk do ngriheshe askush qè nuk èshtè pervers, tè mbrojè njè karagjoz hajdut si Flamuri nga Shishtaveci. Problemi ynè, mbetet fakti qè ne nuk jemi shtet funksional. Disa perversè tè tjerè, janè nè pushtet,,,ndaj gjithçka kètu shkon si shkon. I uroj shtetit tim,,,,burra si Enver Hoxha nè krye,,,qè me burrèrinè dhe vendosmèrinè e tyre,,,fshinin dyshemetè me kufomat e "trimave" si ky zogu i gomarit nga Shishtaveci. Nuk ka trima "demokratè",,,ka vetèm hajdutè pushtetarè qè nuk kanè shtyllè kurrizore tè veprojnè sepse edhe vetè janè po aq tè dhjerè. Njè shtet qè nuk ngrihet nè kèmbè pèr simbolet e tij,,èshtè njè shtet kot.

    Përgjigju
  • Velo: 30/11/2024 14:55

    Burracak, e qellon kur e di qe polici nuk mund te reagoje.

    Përgjigju
  • Doktori: 30/11/2024 14:35

    Ka ardhur koha qe PD te shpallet e paligjshme, po kush ta beje?

    Përgjigju
  • Yllka: 30/11/2024 14:04

    Polici mund te kete fytyren e shtetit por deputeti eshte perfaqesues i popullit. Shteti ekziston per popullin e jo e kunderta. Pra populli edhe mund ti fuse nje shpulle surratit te shtetit por jo e kunderta. Por gazetari yne enveristo-ramist e ka hallin ke regjimi.

    Përgjigju
    • smi ttropo: 30/11/2024 17:09

      emrin e paska te bukur por mendimet mm,,,

    • Llesh: 30/11/2024 16:45

      E moj yllka shembullore je AQ injorante saqe edhe majmuni qesh me gomarlleqet qe nxjerr ti nga goja, meqe flamuri tè perfaqeson ty (se Jo popullin shqiptare)merre ne shtepi moj deficiente

    • Moderno: 30/11/2024 15:02

      Po mi yllka shembullore po, te ishte per ty dhe vandalet e PD qe ke votuar shtetin e kishit djeg njeqind here.

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?