Ilir Daja, trajneri i Dinamos

Sport

Iliri, 'Daja' i Superligës! Dinamo në krye pas 15 vitesh

16 Dhjetor 2024, 19:05| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 19:07

  • Share

Emri i Ilir Dajës duket se është i lidhur me atë të Dinamos. Trajneri tre muaj më parë vendosi të rikthehet në klubin ku u bë i famshëm dhe emri i tij u lidh pazgjidhshmërisht me atë të ekipit, kjo edhe pas titullit kampion në 2007-08, me trajnerin që më pas provoi disa përvoja të reja.

Rikthimi pas 13 vitesh në klub ka bërë që Daja-Dinamo të duken në simbiozë dhe ekipi pas 15 vitesh ndodhet në vendin e parë të Superligës, duke lënë pas vetes nëntë rivalët e këtij sezoni pas gjysmës së parë të kampionatit.

Dinamo mposhti 2-1 Tiranën në fundjavë dhe me 31 pikë (aq sa Vllaznia) lë pas shkodranët për shkak të golavarazhit më të mirë. Kësisoj, Blutë duket se me formën që kanë do e sigurojnë zonën "Final 4" dhe do tentojnë titullin kampion që mungon prej sezonit 2009-10, çast që më pas shënoi edhe nivelet e ulëta në kampionatin shqiptar për ta.

18 herë kampionët e vendit tanimë duket se e kanë gjetur "timonierin" e duhur dhe Daja e gjeti ekipin në vendin e shtatë duke e katapultuar pas tre muajsh në krye, kjo pas asnjë afrim në ekip, por me lojtarët që gjeti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?