Ilir Shaqiri dhe Sabiani

Iliri dhe Sabiani prishin miqësinë? Ja deklarat e papritur e Sabianit!

7 Maj 2022, 14:45| Përditesimi: 7 Maj 2022, 14:48

  • Share

Dy personazhe të njohur Sabiani dhe Ilir Shaqiri u komentuan shumë kohët e fundit pasi krijuan një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” e cila mendohej se do të vazhdonte dhe jashtë.

Sabiani ka bërë një deklaratë të papritur, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku ka thënë se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisioni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij.

Kur u pyet se  kush ka përfituar me shumë nga ai, Sabiani i është përgjigjur se vëllai i tij duke e lënë të kuptohej se e kishte  fjalën për Ilirin të cilit ai i referohej ashtu.

Nuk ka munguar as reagimi nga Iliri, i cili ka postuar në rrjete sociale një foto në të cilën shkruhej “E ka bo për mua”, duke referuar batutën e famshme të tij.

Iliri Shaqiri ka folur për ish-banorët më dhe shoqërinë që ai kishte me ta ai tha se ka qenë një shoqëri e sforcuar e detyrueshme, që do apo nuk do, duhet që të qëndrosh me ta.

“Nuk u futa në lojë, kam qenë gjithmonë. Aty ishte një shoqëri e forcuar, e detyrueshme, në një ambient që do apo nuk do, edhe me ato njerëz që nuk do kishe komunikim. Doli ajo që thosha gjithmonë që Donaldi është djalë kreativ, por kishim pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoja se do kisha komunikim me të jashtë”, tha ai.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?