Sociale
Drejt Punës

Iliri nga Kukësi punon në Gjermani dhe investon në vendlindje! Braktisja e shqetëson: S’ka më mirë se në vendin tënd

13 Korrik, 08:06| Përditesimi: 13 Korrik, 08:10

  • Share

Kukësi është një ndër qarqet më te prekura nga shpopullimi. Sipas të dhënave të INSTAT, lindjet në këtë qark ranë me mbi 18 % vetëm në një vit, ndërsa disa shkolla janë mbyllur për mungesë nxënësish. Por mes kësaj vale të madhe emigrimi, ka nga ata që e kanë mendjen për t’u rikthyer tek rrënjët.

"Na janë ofruar shumë mundësi për të rregulluar dokumentet. Por i kemi refuzuar, se nuk kemi dashtë me e braktis fshatin."

Ilir Demaj është 36 vjeç, nga fshati Bardhoc i Kukësit. Prej shtatë vitesh punon në ndërtim në Hamburg të Gjermanisë, bashkë me dy vëllezërit.

Paratë që fiton atje i kthen në investime në fshatin e tij – ka rregulluar shtëpinë dhe ka blere mjete bujqësore për të punuar tokën.

"Vitin që vjen besoj se do ta lë Gjermaninë. Është punë e lodhshme, por jemi mësu me të. Megjithatë, nuk ka ma mirë se në vendin tend."

Iliri është baba i 4 fëmijëve, por nuk i ka marrë me vete. Beson se fëmijët duhet të rriten me kulturën dhe gjuhën shqiptare.

"Po t’i çoj në Gjermani, marrin mentalitetin e vendit, krijojnë familje. Nuk dua që të largohen nga traditat shqiptare."

Në shtëpinë e tij në Bardhoc jeton nëna, "shtylla e familjes", siç thotë ai. Babai ka ndërruar jetë shumë herët, dhe nënës i ka rënë barra e madhe e familjes.

"Kur largohem, fëmijët më thonë: Baba, rri me ne? Po kur kthehem, shtëpia mbushet me hare."

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2025 02:22

    Femijet merri ne Gjermani,merri qe te mesohen me kulturen gjermane te punes,se aty ne Shqiperi mbizoteron kultura orientale e punes,kultura e kafenese,pastaj dhe pak mentalitet gjerman eshte shume me mire se mentaliteti i Kanunit qe lulezon aty rrotull.Ne, shkollen e pare shqipe e hapem ne 1887 e akoma po luftonim analfebetizmin pas 1944,kurse Gjermania universitetin me te vjeter,ate te Heidelbergut e kishte hapur qe ne 1386.Merri /part time/ qe te zoterojne,por dhe t'i vene ne zbatim ne jete pjeset me te mira te te dyja kulturave,ate shqiptare,por dhe ate gjermane! Jetojme ne kohen e globalizmit or mik!

    Përgjigju
  • Lexues: 13/07/2025 09:35

    Ky paska endrra qe nuk kerkojne leje ndertimi. Po diten qe do t’i duhet te ndertoje nje magazine per prodhimet bujqesore ne toke te tij si do t’ia beje? Ne verilindje, shumica e fshatareve nuk e kane me çertifikate pronesie token qe punojne. Kjo, jo se jane “maloke te poshter” por sepse zgjodhen ta ndajne token, ne mirekuptim me fqinjet, sipas kufijve te para çlirimit, ne vend qe te zbatonin ligjin idiot 7501. Ende shteti shqiptar refuzon ta njohe realitetin ne terren per ta dhe i ka lene pa instrumente pronesie. Keto jane problemet qe duhet te trajtoni, ne vend qe te thurni poezi bukolike per jeten ne fshat dhe vendlindje.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 13/07/2025 08:29

    Iliro kur te kthehesh, bo gati molotovin se e ke gati fadromen, mireardhsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?