Ilirjan Blloshmi

Ilirjan Blloshmi: I miri Agim, Zoti ta dëgjoi fjalën, Ervin Salianji është dënuar! Ti nuk jetove ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum!

26 Shtator, 18:13| Përditesimi: 26 Shtator, 18:21

  • Share

Deputeti Ervin Salianji u dënua me formë të prerë nga Apeli i Tiranës ditën e sotme (25 Shtator), i cili la në fuqi verdiktin e shkallës së parë me 1 vit burgim për veprën penale “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, që kishte hetuar Prokuroria dhe fliste për inskenimin që iu bë Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

Një prej reagimeve të shumta është edhe ai i Ilirjan Blloshmit, në rrjetin social Facebook. I njohur si krijues dixhital, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shpesh aktiv në postime për situatën politike dhe të aktualitetit, ai kujton një histori të vjetër me një qytetar të Tiranës, që nuk jeton më dhe për të cilën bën përgjegjës pikërisht Ervin Salianjin.

Dikur në Bashkinë e Tiranës, si avokat i qytetit te Sektori i Shërbimit Publik (2011-2015), sipas Blloshmit, Salianji kishte tentuar bashkë me një grup, për t’i marrë shtëpinë qytetarit me emrin Agim, teksa ky i fundit i kishte kujtuar se “do vinte dita që edhe ai do e pësonte në kurriz” dhe se “i kishte lënë Zotin”.

Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:

“Prova që Zot ka!

I shtrenjti Agim, që po na shikon nga atje lart. Zoti ta dëgjoj lutjen.

“Ty të kam lënë Zotin” do i thonte dikur i miri Agim, Ervin Salijanit. Në ate kohë Salijani ishte në Bashkinë e Tiranës. Bashkë me një grup horrash të tjerë tentoi t’i merrte shtëpinë Agimit.

Do vijë dita që do e provosh dhe ti një herë mbi shpinë, i thoshte.

Sot Ervin Salijani është dënuar i miri Agim. Zoti ta dëgjoi fjalën. Ti nuk jetove që ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum pushteti”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milo: 27/09/2024 20:09

    I theme keti Bythlepiresit te Rames Ilirian Blloshmi sa njerez jane Vrare dhe Pushkatuar nga Baba dhe Daja Rames dhe gjithe Pleherave qe Boshatisen dhe Plaçkisin Shqiperine

    Përgjigju
  • Mohammad: 27/09/2024 12:55

    Nese ka vertet SPAK ky zotria duhet hetuar edhe per trafik droge.pasi vellai i tij eshte elsponent i trafikimit droga e. E sfidoj SPAK dhe saljanin,lepirsen e grides,ti marrin urinen ose nje fije floku dhe do shohin qe eshte extra full me kokaine.i vllai nga hici u be i fuqishem vetem nga fakti se tvllane deputet. Kot nuk thone "Zoti vonon por nuk harron"????

    Përgjigju
  • Adriana nano: 27/09/2024 08:51

    E KA PAK KETE DENIM

    Përgjigju
  • Arbeni: 26/09/2024 23:17

    Ervin Salianji u denua me 1 vit burg.Shoket e tij te partise dhe Kuvendit u ngriten ne kembe si hienat ne mbrojtje te atij hori qe fatkeqesisht eshte deputet.Kjo tregon se Partia Demokratike nuk ekziston.Turma e partiakve te larte e deputet te PD ne rradhe ne mbrojtje te krimit.Thirrjet e tyre ngjajne me hingrimin e hijenave.Turp.Pretendojne te vijn ne pushtet.

    Përgjigju
  • Miku i Agimit: 26/09/2024 23:00

    Te lumte ajo goje more Ilir e ke qendis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?