Inter - Milan do jetë euroderbi në gjysmëfinalet e Champions League. Derbi i Milanos këtë herë është zhvendosur në Europë, me ish-trajnerin e Milanit, Pippo Inzaghi që bën tifoz për kuqezinjtë, paçka se te Interi trajner është i vëllai, Simone.
Pas ndeshjen së humbur dje kundër Brescias në Serie B, trajneri i Reggina-s foli për derbin e Champions League që pret qytetin e Milanos. Një sfidë e veçantë për SuperPippo, ish-futbollist dhe ish-trajner i Milanit, por vëllai i tij, Simone është në stolin e Interit.
"Është gjysmëfinalja perfekte, unë jam i lidhur me Milanin dhe do të jem gjithmonë një tifoz. Sigurisht që do të mbështes Milanin, por jam i lumtur për vëllanë tim sepse e meritonte”, tha Pippo.