Receta

Imam bajalldi - Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana

2 Maj, 11:52| Përditesimi: 2 Maj, 11:54

  • Share

Imam Bajalldi - Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë mesatarë
  • 4-5 qepë të mëdha
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 domate të pjekura
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • 1 lugë çaji sheqer
  • Kripë, piper i zi sipas shijes
  • Vaj ulliri ( rreth ½ filxhan)
  • Lëng limoni (opsional)

Përgatitja:

Qërojmë pjesërisht (në shirita vertikale) patëllxhanët dhe bëjmë një të çarë në mes pa i prerë deri në fund. I kriposim dhe i lëmë në ujë me kripë për 30 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Më pas i shpëlajmë mirë dhe i fërgojmë lehtë në vaj ulliri derisa të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë. I vendosim në një tavë pjekjeje. Në një tigan kaurdisim qepët me hudhrat në zjarr të ulët derisa të bëhen të buta dhe të karamelizuara (15-20 minuta). Shtojmë domatet, sheqerin, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta derisa të avullojë lëngu. Në fund shtojmë majdanozin dhe i përziejmë. Mbushim patëllxhanët në mes me masën me qepë e domate, hedhim mbi ta pak vaj ulliri dhe pak ujë në tavë. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në 180°C për 40-45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?