Disa imazhe satelitore tregojnë dëmet që janë shkaktuar nga bombardimet më 9 gusht në bazën ajrore Saki të Krimesë. Në pamje shfaqet baza e dëmtuar, së bashku me disa avionë luftarakë rusë. Prej sulmeve të njëpasnjëshme më 9 gusht mbeti i vrarë një person.
Baza ajrore Saki gjendet në perëndim të Krimesë së kontrolluar nga rusët. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por të dhënat sugjerojnë se shpërthimet ka të ngjarë të kenë qenë sulm i shënjestruar.
Imazhet satelitore të publikuara nga Plant Labs, tregojnë zona të mëdha të tokës që janë djegur nga zjarret që shpërthyen. Pistat kryesore të kësaj baze duket se nuk janë prekur, ndërsa të paktën tetë avionë duket se janë dëmtuar, teksa duken disa gropa të hapura në tokë. Deri më tani, detajet për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimet kanë qenë të pakta.
Imazhet satelitore vijnë nga Planet Labs, që monitoron luftën në Ukrainë. Megjithatë, imazhet sjellin vetëm pasojat dhe mbetet ende është e paqartë se si baza u shkatërruara ose me çka u godit.
Baza ajrore pas shpërthimeve
Moska pretendon se shpërthimet u shkaktuan nga eksplodimet e mocionit në depot e aeroportit. Ukraina, në anën tjetër nuk ka marrë përgjegjësi dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se fajtorë mund të jenë ushtarët rusë të cilët kanë qenë të pakujdesshëm sa i përket rregullave kundër zjarrit.
Por, një zyrtar i paidentifikuar ukrainas i ka thënë një media amerikane se forcat ukrainase janë përgjegjëse për shpërthimet, por pa dhënë më shumë detaje.
Tym nga baza ajrore
Forcat ajrore ukrainase thanë se dhjetëra avionë luftarakë rusë janë shkatërruar, por Rusia ka hedhur poshtë pretendimet për dëmtimin e avionëve. Megjithatë, imazhet e reja sugjerojnë se ka avionë të dëmtuar ose të shkatërruar. Nëse Ukraina qëndron prapa këtyre shpërthimeve, atëherë ky do të ishte sulmi më i madh i Kievit ndaj forcave ruse në Krime.
Gadishulli ukrinas i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se deri në fund të pushtimit që Rusia nisi ndaj Ukrainës, Kievi do të rimarrë kontrollin e Krimesë.
Lajmi kryesor:
Luftime të ashpra në periferi të Donjeck-ut ! G7 thirrje Rusisë: Dorëzo centralin bërthamor
D.GJ//ReportTv.al