Një qytet pothuajse plotësisht i shkatërruar, është ajo çfarë shihet në qytetin Soledar, nga imazhet satelitore të marra nga kompania amerikane “Maxar". Soledar, në rajonin Donetsk në Ukrainë, ka qenë qendra e luftimeve për ditë të tëra, të asaj që mund të konsiderohet si beteja më e hidhur dhe më e përgjakshme që nga fillimi i luftës, duke iu referuar fjalëve të këshilltarit të Zelenskyt.
Imazhi i parë i postuar në Twitter nga Maxar tregon Soledar para 1 gushtit 2022. I dyti tregon një pjesë të qytetit pas 10 janarit 2023, ku shfaqen ndërtesa të shkatërruara plotësisht. Mësohet se si pasojë e sulmeve ruse, mbi 500 civilë kanë mbetur të bllokuar duke mos mundur të evakuohen. Mes të bllokuarve janë edhe 15 fëmijë. Mbi sulmet në qytetin Soledar nuk ka munguar kundërpërgjigjia e Ukrainës që ka arritur të përparojë në disa territore.
"Qyteti minerar Soledar është "pothuajse i shkatërruar plotësisht", por luftimet vazhdojnë dhe vija e frontit lindor "mban", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij mbrëmë.
Alexei Navalny , kundërshtari rus i Vladimir Putinit i burgosur për dy vjet, tha se ka simptoma të ngjashme me gripin dhe akuzon Moskën se nuk i ka dhënë atij akses të duhur në trajtim. Mbështetësit e tij denoncojnë një përpjekje të Kremlinit për ta "vrarë" ngadalë.
Nga qelia e tij, Alexeï Navalny duhej të merrte pjesë në tre seanca me videokonferencë, por kërkoi shtyrjen për arsye shëndetësore. Gati 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një peticion, të postuar në Facebook , duke i kërkuar Vladimir Putinit që të sigurojë trajtimin adekuat për Navalny dhe t'i japë fund "abuzimeve" kundër tij. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar duke shprehur shqetësim për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të liderit të opozitës ruse, duke theksuar se do të kërkonin informacion për të nga autoritetet ruse.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny i cili është sëmurë në qelinë ku po mbahet i burgosur. zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për mediat tha se do t’u kërkohej informacion autoriteteve ruse lidhur me gjendjen e Navanly.
"Ne ndajmë shqetësimet për shëndetin e Alexei Navalny dhe do të vazhdojmë t'u kërkojmë autoriteteve ruse për qartësi"-u shpreh Kirby.
Luftimet në zonën e Bahkmutit janë "të dhunshme" , por të renditura edhe si më të vështirat, prandaj për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën, siç është njoftuar granti gati 3 miliardë dollarët i shpallur ditët e fundit. Ky njoftim është dhënë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby , por në njoftim është shtuar edhe parashikimi për ndihma dhe bashkëpunime të tjera.
"Luftimet në anën ruse po zhvillohen kryesisht nga anëtarë të grupit Wagner. Edhe nëse Bakhmut dhe Soledar do të binin në duart e rusëve, kjo nuk do të ketë një ndikim strategjik në vetë luftën dhe sigurisht nuk do t'i ndalë ukrainasit ose do t'i ngadalësojë ata në përpjekjen e tyre për të rimarrë territorin e tyre," tha Kirby.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Bjellorusinë më 19 janar, këtë lajm e ka raportuar vetë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
"Takimet e ministrive të jashtme të Bjellorusisë dhe Rusisë mbahen çdo vit që nga viti 2000 dhe janë një mekanizëm efektiv për sinkronizimin e përpjekjeve të Bjellorusisë dhe Rusisë në kuadrin ndërkombëtar". tha Zakharova.
Sipas zëdhënëses, gjatë vizitës do të diskutohet progresi në zbatimin e programit 2022-2023 për veprimet e bashkërenduara në politikën e jashtme të shteteve anëtare të Traktatit për themelimin e Shtetit Union.
Bashkëpunimi në fushën e planifikimit të politikës së jashtme, koordinimi i veprimeve përballë Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës, puna e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe ndërveprimi në platformat shumëpalëshe do të jenë temat kryesore për diskutimnë takim e ardhshëm.
Theksojmë, që Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm nga territori bjellorus e madje në disa deklarata, Zelensky shtë shprehur se qëndron mundësia që Bjellorusia të futet në luftë kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Irani ka ngadalësuar shpërndarjen e tankeve ndaj Rusisë dhe kjo e ka bërë Rusinë më të ngadaltë në sulmet e saj.
Rusia mund të ngadalësojë sulmin ndaj Ukrainës, kjo pasi Irani ka ngadalësuar shpërdarjen e raketave për forcat ruse. Kanali rus Telegram General SVR pretendoi se kjo ishte arsyeja e vërtetë pas një telefonate midis udhëheqësit të Kremlinit dhe presidentit të Teheranit, Ebrahim Raisi.
Sipas kanalit rus, Putini u detyrua “t’i lutej” Iranit për ndihmë, pasi Moska është bërë e varur nga dronët dhe raketat iraniane për shkak se prodhimi është i ngadaltë në fabrikat e saj.
Në një deklaratë të Kremlinit thuhej se në bisedimet telefonike u trajtuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh midis shteteve për zbatimin e vazhdueshëm të projekteve për energjinë, transportin dhe logjistikën.
Në Soledar, të rajonit të Donbassit, ku ka përplasjet mes rusëve dhe ukrainasve janë ndezur, plot 559 persona, mes tyre 15 fëmijë, nuk mund të evakuohen. Pavlo Kyrylenko, guvernatori i Donetskut, e tha këtë në televizionin shtetëror ukrainas.
Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar në Soledar, duke shënuar një përparim të vogël me marrjen e stacionit hekurudhor dhe të minierës.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka marrë një grup tjetër të tankeve T-90M Proryv nga kompania Uralvagonzavod e grupit Rostec. Mjetet e luftës, të marrë nga kompania janë më të avancuara se të parat dhe Ukraina po përgatitet për një sulm më të ashpër në vijim. Zelensky gjithashtu thotë se Bjellorusia mund të bashkëpunoi me Rusinë dhe të sulmojnë territoret ukrainase, por kjo nuk dihet ende, edhe se në të gjitha deklaratat e tij, Zelensky kakërkuar mbështetjen e trupave të huaja dhe mjeteve ushtarake, por në asnjë moment nuk ka treguar dobësi.
"Uralvagonzavod ka përfunduar me sukses një tjetër kontratë për furnizimin e tankeve T-90M Proryv. Një grup i automjeteve të blinduara tashmë i është dërguar Ministrisë së Mbrojtjes Ruse", thuhet në deklaratën e kompanisë.
T-90M është një version i përmirësuar i tankut T-90A. Versioni i ri i transportuesit të personelit të blinduar ka një motor më të fuqishëm, një brez të ri mbrojtjeje dinamike dhe një sistem komunikimi më modern.
Alexei Navalny
Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny tha të mërkurën se zyrtarët e burgut i refuzuan aksesin në trajtimin spitalor pasi u sëmur, në atë që ekipi i tij e quajti një përpjekje të fshehtë për ta vrarë atë. Navalny, kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, tha se ai kishte simptoma të gripit, duke përfshirë ethe, por po mbahej në një qeli dënimi në burgun e tij të sigurisë maksimale jashtë Moskës.
Ai gjithashtu kërkoi gjatë një seance gjyqësore të mërkurën që ajo të shtyhej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
"Unë nuk jam duke u shtruar në spital edhe pse e kërkova këtë," u citua Navalny nga ekipi i tij të thoshte gjatë seancës, duke shtuar se zyrtarët e burgut gjithashtu kishin refuzuar të siguronin barnat bazë.
Për dy vitet e fundit, 46-vjeçari është mbajtur jashtë Vladimirit, një qytet rreth 230 kilometra (145 milje) në lindje të Moskës, pas një dënimi për përvetësim, një nga disa vendime që Navalny ka denoncuar si një përpjekje për t'i mbyllur gojën.
Një avokat i trajnuar, Navalny ka ngritur disa padi kundër zyrtarëve të burgjeve, duke pretenduar se ata kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese. Në fillim të kësaj jave, Navalny tha se po ndante qelinë e tij me një burrë të prekur nga gripi, duke akuzuar zyrtarët për përdorimin e shokut të burgosur si një "armë biologjike" për ta infektuar atë.
Gruaja e tij Julia Navalnaya akuzoi stafin e burgut IK-6 se e "torturuan".
"A je njeri?" ka thënë ajo në një postim në Instagram.
Ekipi i Navalny pretendoi se Kremlini donte që Navalny të vdiste në burg.
“Putini ende po përpiqet të vrasë Navalny-n, por në një mënyrë më të qetë dhe më të ngadaltë në krahasim me helmimin me Novichok”, tha ekipi në aplikacionin e mesazheve Telegram.