Muralja ne Qytet Studenti, me autor artistin argjentinas Sasha

Imazhi transgjinor në muralen e Qytet Studentit? Artisti: Grua, por më pëlqen lidhja me LGBT, jo fobive! Dekori i Bashkisë: Do qëndrojë sa të durojë boja

4 Janar 2023, 19:22| Përditesimi: 5 Janar 2023, 08:05

  • Share

Muralja në fasadën e një godine në Qytet Studenti e realizuar në gusht të vitit që lamë pas nga artisti argjentinas Sasha, me lejen e Dekorit të Bashkisë, vijon të ngjallë debat, për shkak të përafrimit të imazhit me një figurë transgjinore. Vetë artisti thotë se modelja është një grua, të cilën e lidh me konceptin e lirisë, pra të kërcyerit në hapësirë drejt qiellit.

Por, në mbështetje të komunitetit LGBT, ai thotë se interpretimet që e lidhin muralen e tij, me këta persona e bëjnë të ndihet mirë, pasi vetë është në mbështetje të tyre, dhe kundër çdo lloj diskmriminimi që nxit urrejtje. 

Sa i përket pretendimit se imazhi në fjalë lidhet me një grua rome, që lyp, ai thotë se veprat e tij, kanë referenca, por i lejon vetes të pikturojë i lirë, duke mos qëndruar besnik imazheve të caktuara.

"Më pëlqen fakti që puna ime është lidhur me komunitetin LGBT plus, i cili ka mbështetjen time të plotë. Unë nuk pikturoj asnjëherë njerëz të njohur, kjo është një mënyrë e lehtë dhe e mërzitshme për t'u bërë i njohur, dua që murali im të jetë i hapur ndaj çdo lloj interpretimi. Realisht më ka bërë për të qeshur ky diskutim, ndaj le të ndalojmë urrejtjet dhe fobitë", shkruan Sasha në rrjetet sociale. 

Por, lidhur me indinjatën e një pjese të opinionit publik, përfshirë edhe personazhe të njohura, se ky imazh, nuk duhet të jetë pranë studentëve duke qenë se në një formë mund të ndikojë në orientime të caktuara, Dekori i Bashkisë, thotë se muralja, e realizuar falas dhe me kërkesë të vetë artistit do të vijojë të jetë në këtë fasadë deri sa të fshihet në mënyrë natyrale.

"Do të qëndrojë sa zgjat çdo mural. Sa duron boja nga agjentët atmosferike", është përgjigjja e Dekorit të Bashkisë.

Muralja në fjalë është e dyta për artistin argjentinas, pasi ai mori pjesë edhe në "MuralFest 2022" të kuruar nga artisti Helidon Haliti.  Edhe në muralen e parë, subjekti ishte një grua rome, dhe koncepti i ndërhyrjes në hapësirë, lidhej me 'lirinë e një shoqërie që po bën përpara'".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/01/2023 03:30

    Marilyn Monroe nuk eshte,por sikur te paraqitej me modeste,me konservatore,do te ngjante me bujkeshat e kohes se Xhaxhit,me trup te mbushur e gjithe muskulature e te forte nga puna e rende e norma dhe lekure te nxire nga Dielli,kur punonin ne fusha.S.d.q.cdokush mund t'a imagjinoje si te doje,kjo eshte liria e mendimit dhe e shprehjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?