Sali Berisha

Opinion

Imer Mushkolaj: Një karikaturë politike si Sali Berisha

8 Maj, 07:17| Përditesimi: 8 Maj, 07:19

  • Share

Në vend se në alternativë politike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në meme, në karikaturë. Pavarësisht se nuk pajtohem me atë çfarë ai ka përfaqësuar dhe përfaqëson, mua më vjen keq, më dhimbset në çfarë gjendje po shfaqet. Ai po bëhet përrallë para shqiptarëve, në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje.

Fushata e opozitës në Shqpëri për zgjedhjet e 11 majit po vazhdon të karakterizohet me gafat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në njërën anë dhe me bullizimet e Edi Ramës së Partisë Socialiste ndaj tij, në anën tjetër.

Pavarësisht se nuk pajtohem me atë çfarë Berisha ka përfaqësuar dhe përfaqëson dhe pavarësisht se kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik i veprimeve dhe vendimeve të tij, mua më vjen keq, më dhimbset vërtet kur e shoh në takime me qytetarë. Edhe sikur partitë rivale të mos merreshin fare me të, ai po e çmonton, po e denigron, po e shpërrallon veten në paraqitjet publike.

Natyrshëm, mosha e bën të veten. Dhe një politikan, i cili nuk e kupton kur është boll që të merret me politikë, përfundon si Berisha. Përfundon meme në rrjetet sociale, përfundon duke folur përçart, duke mos iu kujtuar për çfarë flet, madje duke huqur edhe shifra e data.

Kandidimi i tij në krye të koalicionit të djathtë nuk i bën kurrfarë nderi të djathtës. As ka gjasa të fitojë. Berisha e ka përfunduar epokën e vet politike dhe do të duhej ta kishte kuptuar një gjë të tillë. Nëse nuk e ka kuptuar, atëherë është dashur t’ia thonë familjarët e tij, bashkëpunëtorët e tij.

Sali Berishën e mbaj mend në politikë qysh si fëmijë. Që atëherë ai ndikoi edhe te kosovarët me karizmën e tij, i konsideruar si simbol i demokracisë. Nuk dua të përmend këtu përgjegjësinë e tij për raste fort të dhimbshme në Shqipëri, as mëkatet tjera. 35 vjetët e tij në politikë e kanë bërë atë egoist të papërmirësueshëm, njeri që nuk ngopet me pushtet.

* * *

Risia e vetme që solli Sali Berisha në fushatë zgjedhore ishte paralajmërimi me pompozitet se fushatën do t’ia bënte “njeriu i Trumpit”, “strategu i Trumpit”. Por, pajtohem me kolegë në Tiranë, që Berisha u nis të bëjë fushatë si Trumpi, por përfundoi si Joe Bideni. Gjithë çfarë i mbeti nga fushata “si e Trumpit” është një kapelë që mban në kokë. E kuptueshme, kaq nuk mjafton për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se ai është alternativa, zgjidhja më e mirë.

Më e mira që do ta kishte bërë Berisha është të tërhiqej nga politika, nga e cila ka marrë çfarë ka dashur, ka marrë gjithçka. Por, duket se ai nuk e ka kurajon ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka zgjedhur, besoj me vetëdije të plotë, të shfaqet i tillë, në një moshë të shtyrë dhe shpesh i pallogaritshëm. Ai ka zgjedhur të bëhet përrallë në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje dhe për “Shqipërinë madhështore”.

Nuk ka shërbim më të madh për qeverisjen aktuale sesa Sali Berisha kandidat për kryemninistër. Nuk ka shërbim më të mirë për socialistët dhe Edi Ramën sesa ai në fushatë. Andaj edhe nuk ka nevojë që të merren me të, sepse ai po merret me veten, po merret me paaftësinë e tij për t’i bërë rivaliet Ramës, me paaftësinë e tij për t’u ofruar qytetarëve ofertë serioze që do t’i çonte socialistët në opozitë.

Ditë pas ditë në fushatë Berisha po shpërfaq njeriun, i cili dikur shkëlqente politikisht, por që tash është e pamundur ta kthejë atë shkëlqim. Ai po prezanton para shqiptarëve njeriun, mbi supet e të cilit rëndojnë përgjegjësi për ngjarje në të cilat janë humbur jetë njerëzish. Ai po jep shfaqjen e fundit politike - veçse ka kohë jo si protagonist, por si një i harruar diku në hapësirat e teatrit, i cili nuk di çfarë kërkon në skenë, por që herë pas here lëshon ndonjë batutë.

Do të ishte fatkeqësi që alternativë e djathtë në zgjedhje të jetë veç Berisha dhe është fat që pjesë e garës janë edhe parti të reja. Ai është i mbaruar, por s’e ka marrë vesh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Renia: 08/05/2025 08:33

    Nuk di ku e shikoni ju shkelqimin e ketij ndyresire po une si qytetar e kam ditur qekur ky njeri u shfaq ne politik per here te pare qe ky maskara do ta shkaterronte shqiperin dhe ate beri bashke me te tere ata qe i shkuan pas e qe e rropen popullin shqiptar per se gjalli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?