Amnistia penale/ Imeraj: Duhet transparencë, s’dimë çfarë miratuan! Hoxha: Përfshin 15 vepra të korrupsionit

4 Prill, 21:34| Përditesimi: 4 Prill, 23:09

  • Share

Këtë të enjte u miratua në Kuvendin e Shqipërisë projektligji për Amnistinë Penale nga i cili përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur.

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ftuar në Frontline në Report Tv me Marsela Karapançon ka deklaruar se duhet të kishte më shumë transparencë mbi atë se çfarë është miratuar.

"Amnistia ndodh në të gjitha vendet e botës, organet kompetente reagojnë pasi kanë bërë një studim. Të tipit që personat janë rehabilituar është ulur rrezikshmëria e veprës etj. Janë disa numra qytetarësh që përfitojnë. Është parë e arsyeshme të bëhet amnisti për persona që janë gati të rifuten në shoqëri për t’u integruar në shoqëri. Që të vijë kjo duhet të ketë pasur një studim, shpresojmë të jetë bërë ashtu.

E parë në aspektin e miratimit të sotëm, ato që ngriti Poli janë të drejta.  Ne sot nuk e dimë se cili ishte varianti i plotë i miratuar. Është ngritur një pretendim jo duan të amnistojnë këta që janë zyrtarë të Spak. Ne nuk dimë çfarë kanë miratuar. Njëlloj transparence do ishte e mirë për publikun dhe për ata që kanë votuar".

Ish deputeti Hali Valteri thotë se as grupet e interesit nuk kanë dijeni se çfarë është miratuar.

“Sot kemi takuar disa avokatë që nuk e kanë draftin. Ata avokatë që e kanë hallin direkt me të burgosurin. Një draft amnistie duhet të konsultohet me grupet e interesit ose me faktorë të ndryshëm. Amnistia nuk ka listë, ka nen”, tha Valteri.

“Një amnisti të bërë natën”, e konsideroi gazetari Poli Hoxha për të cilën ngriti pikëpyetje.

“Sot u duk shumë qartë se çfarë ndodhi. Sot rrodhën dy deputetë të Bashës. Për amnistinë penale në parim asnjë deputet nuk kam dëgjuar të shprehet kundër. Fakt është që kjo amnisti u bë natën. Tre muaj u mbajt peng, bënë paktin këta krijuan një nënkomision. Edhe grupi i Bashës nuk dinte gjë. Edhe nënkryetari i Rithemelimit Boçi thoshte se nuk ka marrëveshje para ca ditësh. Gazi e ka mbajtur të fshehtë. Marrëveshja duhet të kalonte në komisionin e ligjeve se s’bën.

Mua sa më ra në dorë gjënë e parë që bëra u konsultova me juristë. Këta amnistojnë nga korrupsioni njerëz e pastaj bëjnë një listë. Në të gjithë këtë kanë lënë një vorbull që duhet ta caktojë gjyqtari”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi më tej se kjo amnisti përfshin 15 vepra të korrupsionit.

“Po më shkruan një avokat. 15 vepra të korrupsionit përfshin kjo amnisti”.

Ora 22:22
Valteri: PS zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008! Rama do t’i gllabërojë, do marrë mbi 90 mandate

Amnistia penale kaloi në parlament pasi Rithemelimi bashkoi votat me PS. Ish deputeti Halit Valteri në Frontline në Report Tv tha se mazhoranca zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008, ndërsa shtoi se PS do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhje.

“Mbahet 2008 gjallë, marrëveshja e 2008 me marrëveshjen e bërë mes Bardhit e PS. Do kenë 20-25 mandate. Do ti gllabërojë Rama do marrë mbi 90 mandate”, tha ai.

Ora 21:10
Miratimi i amnistisë, Valteri: Përfitime sociale dhe ekonomike! Shyqyr që u kthye parlamenti në normalitet

Ish-deputeti Halit Valteri në Frontline në Report Tv u shpreh se përveç përfitimit social amnistia penale e miratuar sot sjell dhe përfitime ekonomike.

"Amnistia prek direkt qytetarët, përveç përfitimit social edhe ai ekonomik. Nuk dua ta shoh në konotacion politik. Është marrëveshje ku preken direkt qytetarë. Te marrëveshja politike. Amnistia është diçka e mirë qëi vjen vendit, përveç përfitimit social kemi dhe atë ekonomik. Janë disa para që dalin drejtpërdrejt nga taksat tona. Shyqyr që u kthyen në normalitet, ishte kthyer parlamenti në arenë cirku. Rruga e dialogut fillon me amnistinë që është në të mirë të qytetarëve", tha Valteri.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?