Bota

Imigracioni i paligjshëm, Garda Kombëtare Amerikane vendoset në kufirin me Meksikën

11 Prill 2018, 03:27| Përditesimi: 11 Prill 2018, 03:28

  • Share

Garda Kombëtare Amerikane është duke u vendosur në kufirin me Meksikë, pas urdhrit të presidentit Donald Trump, për të ndihmuar në frenimin e imigracionit të paligjshëm.

Shtetet që kanë filluar vendosjen e Gardës Kombëtare janë Arizona, Nju Meksika dhe Teksasi.

I vetmi shtet kufitar është Kalifornia, që udhëhiqet nga guvernatori demokratik Jerry Brown, i cili nuk ka njoftuar nëse trupat nga Garda Kombëtare do të vendosen në kufi.

Trump tha javën e kaluar se dëshiron të dërgojë 2000 deri në 4000 anëtarë të Gardës Kombëtare në kufi, për të penguar siç ka thënë “paligjshmërinë që vazhdon në kufirin tonë jugor”.

Vendosja e Gardës Kombëtare bëhet për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandimin e narkotikëve.

Kjo nuk është hera e parë që SHBA vendos Gardën Kombëtare në kufi, për të ndalur veprimtaritë e paligjshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?