Mallrat e bllokuara

Ekonomi

Imitime të markave të njohura, bllokohen në Kapshticë 3160 bluza dhe 60 xhupa

25 Shtator, 13:45| Përditesimi: 25 Shtator, 13:51

  • Share

Një sasi e madhe veshjesh, imitime të markave të njohura ndërkombëtare, janë sekuestruar në doganën e Kapshticës nga autoritetet doganore në bashkëpunim me Antikontrabandën.

Bëhet fjalë për rroba dhe xhupa, mallra që u gjetën brenda një makine gjatë një kontrolli të detajuar.

Kështu, u bllokuan 3160 bluza dhe 60 xhupa të markave të ndryshme ndërkombëtare, që dyshohet të jenë imitime apo falsifikime, duke shkelur kështu pronësinë intelektuale.

Lajmi i bllokimit është bërë i ditur zyrtarisht nga Dogana Shqiptare.

Lacoste – 325 bluza pambuku
Prada – 110 bluza pambuku, 35 xhupa tekstili
Hugo Boss – 570 bluza pambuku
Off White – 45 bluza pambuku
Casablanca – 40 bluza pambuku
Polo – 565 bluza pambuku
Tommy Hilfiger – 135 bluza pambuku
Moncler – 260 bluza pambuku, 75 xhupa pa mëngë, 75 xhupa tekstili për femra
Calvin Klein – 220 bluza pambuku, 25 xhupa pa mëngë
North Face – 50 bluza pambuku
Amy – 335 bluza pambuku
Emporio Armani – 110 bluza pambuku
Dolce & Gabbana – 85 bluza pambuku
Burberry – 40 bluza pambuku, 35 xhupa pa mëngë
Fendi – 5 bluza pambuku
Louis Vuitton – 35 xhupa tekstili për femra
Christian Dior – 25 xhupa tekstili për femra

Ndërkohë, më 22 dhe 23 shtator, në të njëjtën doganë, u bllokuan edhe disa mallra të tjera të dyshuara të falsifikuara.

Oysho – 147 tuta, 98 kostume sportive, 246 artikuj të tjerë sportivë për femra
Vans – 14 bluza me kapuç
Adidas – 27 kostume për fëmijë
Logo klubesh futbolli – 154 kostume sporti për fëmijë
Goyard – 33 çanta femrash
Coach – 21 çanta
Massimo Dutti – 36 fustane, 27 fustane dimërorë
Off White – 28 kostume për femra, 8 pallto

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?