Impiantet për ujërat e zeza, Task-Forca në terren! Rama: Përmirësohet turizmi

29 Gusht, 11:36| Përditesimi: 29 Gusht, 11:48

  • Share

Task-forca për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në bizneset pranë zonave bregdetare, vijon punën në terren për monitorimin e tyre.

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi pamje në rrjetet sociale, nga grupet e inspektimit në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec dhe Lezhë.

“Task Forca vijon punën për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 29/08/2024 13:50

    Lungomare erë mut prej 4 ditësh. Ra turizmi plasi muti. Shumë e mbajtën edhe kaq. Vlora katastrof, hapin kanalin e ujrave të zeza në 3 të natës dhe e mbyllin në 5.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?