Plan për të vrarë të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, në Burgun e Drenovës! Përfshiu Shullazin e Berishën si grup kriminal! SPAK-Gjykatës: Nëse s’ndryshonte dëshminë me lekë do helmohej

23 Shkurt 2022, 13:20| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 16:09

  • Share

Prokuroria e Posaçme vihet në alarm nga plani i zbuluar për eleminimin fizik të dëshmtiarit të drejtësisë Luftar Reçi. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit.

Plani për të eleminuar fizikisht dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Luftar Reçi ka alarmuar Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit. Në vendimin e një dite më parë për të lënë në qeli Elton Goskovën, i njohur si Reqi i Korçës, SPAK i ka dëshmuar gjykatës edhe planin për eliminimin e Reçit.

Në kërkim është shpallur shtetasi E.K i cili bashkë me Goskovën kishte hartuar planin për të korruptuar Luftar Reçin nëpërmjet familjarëve të tij, në mënyrë që të ndryshonte dëshminë për tre vrasje të bujshme.

Prokurori Altin Dumani, bazuar në hetime, ka thënë se nëse Luftar Reçi nuk do të hiqte dorë nga statusi i dëshmitarit të mbrojtur dhe të ndryshonte deklarimet lidhur me personat e përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, ai duhet të eleminohej brenda burgut të Drenovës në Korçë.

Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 24/02/2022 00:01

    TE penduarit nuk qendrojne ne burgje,,,por ne ambiente private...

    Përgjigju
  • Loni: 23/02/2022 21:52

    Perralla pa mbret ... Ketu hecet me than me duket... O flori NJ te organeve ligjzbatuese o e ka other o se ka kryer. 2 gjera nese e kan kryer te marrim at qe merirojne nese se kan kryer lirojini mos I mbani njerezit ne burgje se ju teket juve apo e gjykova.prova fakte denim edhe do ishte mrekulli albanistani!

    Përgjigju
  • Loran: 23/02/2022 15:36

    Skenar i spakut dhe shikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?