TIRANË- Në zgjedhjet e 25 prillit do të aplikohet identifikimi biometrik i votuesve. Puna për ta aplikuar në zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qendrat e votimit nisi me miratimin e vendimit për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve! Një vendim i tillë është një hap shumë i rëndësishëm, i cili i jep zgjidhje një nga problematikave më kryesore që është hasur në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri, mes akuzave të palëve politike se një votues ka arritur të votojë më shumë se një herë.
Kreu i këtij Institucioni, Ilirjan Celibashi theksoi se nëpërmjet teknologjisë synohet ruajtja e votës. Dakordësinë e ka gjetur edhe nga z.komisionerja Lealba Pelink, e ardhur nga radhët e opozitës, të cilët kërkuan votën për miratuar kriteret teknike se si do të aplikohet teknologjia ne zgjedhje për identifikimin biometrik të votuesve.
"Teknologjia në zgjedhje e veçanërisht identifikimi biometrik një nga çështjet më të rëndësishme. Drafti që kemi hartuar është vetëm hapi i parë në realizimin e këtij objektivi, por koha e shkurtër që kemi patur na ka obliguar më shumë për ta paraqitur, pavarësisht ngarkesës. Kohën e humbur do përpiqemi ta përfitojmë me angazhim më të madh. Karakteristikat kryesore që duhet të gëzojë identifikimi biometrik: Sistemi duhet të jetë i mbyllur, pra jo online, që funksionon në mënyrë autonome, të veprojë për çdo qendër votimi, baza e të dhënave që do përmbajë është lista përfundimtare e zgjedhësve dhe do ketë akses vetëm për listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në tërësinë e vetë sistemi duhet të sigurojë siguri të plotë edhe për ruajten e të dhënave personale të votuesve. Ky akt do pasohet edhe nga aktet e rregullave sesi do fuknsionojë më pas." tha ndër të tjera ai.
Në çdo qendër votimi do të impementohet pajisja teknologjike që do bëjë identifikimin e votuesve, të dhënat do të ruhen, e në këtë mënyrë do të ndalojë që një votues të votojë më shumë se një herë jo vetëm në këtë QV, por në të gjithë Shqipërinë. Identifikimi biometrik ka qenë një nga pikat kryesore të marrëveshjes së 5 qershorit e arritur nga Këshillit Politik. “Palët angazhohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik duke përfshirë 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, për aq sa është teknikisht e zbatueshme. Zbatueshmëria do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur nga ekspertizë ndërkombëtare. Qeveria do të garantojë fondet në kohë për implementimin, për aq sa është teknikisht e zbatueshme”, thuhet në marrëveshjen e 5 qershorit.
Karakteristikat që duhet të përmbajë teknologjia
-Sipas vendimit të rregullatorit, Çdo pajisje elektronike e identifikimit do të përmbajë listën e zgjedhësve të të gjitha Qendrave të votimit me të dhënat e identifikimittë çdo zgjedhësi.
-Siguron shfaqjen e qartë të fotos së zgjedhësit si dhe të dhënat e tjera të Identifikimit
-Mundëson kërkimin e zgjedhësit manualisht në bazën e të dhënave
- Verifikon nëse zgjedhësit i lejohet të votojë në atë Qendër Votimi
-Ruan në një memorie të sigurt gjurmën e gishtit të zgjedhësit si një provë e pjesëmarrjes në votim
-Identifikon dhe regjistron çdo tentativë për votim të dyfishtë.
(Kliko këtu për të lexuar projekt vendimin)
Po ca eshte ky identifikimi elektronik aman.. Ata plasen duke thene qe na marrin kartat dhe votojne vete, ju harxhoni para per pajisje e ketij identifikimi elektronik. Ai te merr karten, dhe e fut te pajisja dhe konfirmohet qe eshte ne rregull. Vetem nese pajisja ka dhe opsionin qe te lexoje fytyren. Vetem me lexim imazhi vlen kjo risi. Pa lexim fytyre, kot sa shpenzoni para.
Përgjigju