Mallrat e importit po vijnë më të lira në tregun vendas. Ndikuar nga zhvlerësimi i euros, dollarit por edhe prej rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, malli i importit është mirë i lirë se vitin e kaluar. Indeksi i çmimeve të importit është ulur me 1%, ku rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar tek industria nxjerrëse me -1.5%, ndjekur nga industria përpunuese ku përfshihen edhe ushqimet rënia është me -1.2%. Rënie e çmimeve është regjistruar tek energjia si dhe tek furnizimi me uji.
Ulja e çmimeve të mallrave të importit është edhe si faktor kryesor që ka ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Por nga ana tjetër zhvlerësimi i valutave i bën edhe më të lira këto mallra, pasi për të blerë jashtë vendit po harxhohet më pak se vjet. Por kjo ulje e çmimeve jashtë, shumë pak reflektohet në tregun vendas për shkak të abuzimeve. Vlen të përmendet rasti i karburantit, i cili prej ditësh po tregtohet në bursë në vlerat e tij më të ulta që nga fillimi i vitit 2022. Sot një fuçi nafte bruto kushton në bursë 72 dollarë, nga 78-80 dollar që ishte në fund të gushtit, por çmimi në pikat e karburanteve nuk ka ndryshuar që prej 12 gushtit.
E kundërta po ndodh me prodhimin vendas që vijon të shtrenjtohet. Referuar INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e dytë të vitit shënoi një rritje me 1,7%, ku rritja më e madhe u regjistrua ek energjia elektrike, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese. Në grupin e industrisë përpunuese grupi i produkteve ushqimore dhe ato të duhanit patën shtrenjtimin më të madh me përkatësisht 3% dhe 3.8%.
Problem i I naftes dhe produkteve te ask per uljen e cmineve eshte ndertimi i nje rafinerie nafte nga shteti
Përgjigju