'Improvizimi strategjia e qeverisë për koronavirusin', Spahia: Keqmenaxhimi situatës për rekord Guinnes

27 Qershor 2020, 14:05| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 17:04

  • Share

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në 'facebook' ka sulmuar qeverinë Rama për shkak të koronavirusit. Sipas Spahias deri më tani strategjia e qeverisë për të përballuar pandeminë ka qenë vetëm improvizimi. Ndër të tjera ish-deputeti shkruan se 'paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit“Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve'.

"Qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Parajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Në vend të propagandës dhe teatrit me shqiptarët, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duhet të thonë sa kapacitete spitalore ka Shqipëria për të kuruar të prekurit nga COVID dhe çfarë kanë bërë për të përballuar rihapjen. Dështimi për shkak të improvizimit, paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë është një faturë që qytëtarët nuk meritojnë ta paguajnë me shëndetin e tyre.

“Shefqet Ndroqi” është e vetmja strukturë e specializuar spitalore në nivel të lartë për patologji të ndryshme. Është e padrejtë, për të mos thënë më shumë, që ky shërbim të sakrifikohet për mijëra qytetarë me sëmundje kronike, vetëm sepse qeveria nuk mori masat për të patur një strukturë tjetër të pavarur antiCOVID.

Qeveria e Edi Ramës do të hyjë ne rekordet Guiness për keqadministrimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mungesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve. Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.

1. Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.
2. Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!
3. Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.
4. Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.
Dimë që spitalët janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.
Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar,"-
shkruan Spahia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 28/06/2020 12:33

    E SHKRETA SHKODER.Nuk eshte kjo pune per ty o Bardh e per Nardin.Ju jeni me te paaftit historikisht te perfaqesimit te Shkodres ne parlamentin shqiptar.jE KAQ I PAAFTE SA TE VJEN KEQ SE SI TI JE SHKOLLUAR(ne se je i shkolluar) e perfaqeson Shkodren.

    Përgjigju
  • Kirasi: 27/06/2020 16:22

    O i biei i Spiunit .I biri Ali Spahise Bashkepuntorit te Sigurimit te Shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?