Sociale

IMT i konsideron të paligjshme, hiqen të gjitha strukturat e jashtme të bizneseve në stadiumin Air Albania

10 Qershor, 18:29| Përditesimi: 10 Qershor, 19:33

  • Share

Baret dhe restorantet rreth Arenës në Tiranë nuk kanë më çadra apo struktura të jashtme që prej vitesh funksionin si ambiente më vete, të izoluara dhe me ndarje xhami,  por vetëm karrige, ku mund të ulen klientët.

Me një vendim të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës të datës 30 maj 2025, strukturat e jashtme të këtyre bizneseve janë hequr e cilësohen të paligjshme dhe nuk lejohet të vendosen sërish.

Menaxherë dhe pronarë të bareve dhe restoranteve shprehen se fillimisht, vendimin për heqjen e këtyre strukturave e kishin interpretuar si masë sigurie për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi. Por në ditët që pasuan përfundimin e ndeshjes, ata nuk u lejuan të rivendosin çadrat dhe elementë të tjerë në pjesën e jashtme të biznesit, as nga Policia Bashkiake dhe as nga IMT-ja.

Sipas tyre një vendim i tillë është i padrejtë dhe tepër i dëmshëm për bizneset që drejtojnë, ndërsa shpresojnë se mund të gjendet mirëkuptimi me strukturat përgjegjëse për të rikthyer edhe njëherë çadrat apo mbulesat në pjesën e jashtme të biznesit.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • turisti: 11/06/2025 05:04

    AS KARRIGE NUK DUHET TE VENDOSIN JASHTE KETA PISA....

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2025 03:20

    Shume mire ua kane bere.Disa prej ketyre e kane dyfishuar sip.e biznesit me keto sip.e zena jashte,por ve bast qe taksen e paguajne vetem per sip.brenda.Ketu ku jetoj,u kane vene takse ekstra kujdo qe do te beje biznes pertej sip.te brendeshme te percaktuar.Sikur dhe vetem nje kembe t'a shtrish biznesin pertej sip.te percaktuar te prones,paguan nje takse kaq te larte,sa askush nuk guxon te thyeje ligjin,keshtu qe ketu tek ne nuk shikon asnje karrige e tavoline jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?