Imunologu Italian: Dy javët në vazhdim, përcaktuese për të ardhmen e Covid-19

23 Qershor 2020, 10:44| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 15:31

  • Share

Italiani Francesco Le Foche, kreu i Reparteve të Sëmundjeve Infektive në Spitalin ‘Umberto I’ në Romë, duke folur në lidhje me fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi tha se “ Dy javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të kuptuar nëse rikthimin në normalitet do të ndodhë tani shpejt”

“Rikthimi tani për tani në jetën normale nuk është për tu marrë në konsideratë. Duhet të presim dy javët e ardhshme. Nëse gjërat shkojnë për mirë dhe duke ndryshuar pozitivisht, rikthimi në jetën normale në muajt e verës do të jetë premtues”

Ai theksoi se “Nëse ky virus sillet ashtu siç janë sjellë edhe të tjerë viruse nga familja Corona, rikthimi në normalitet nuk do të vonojë dhe ne mund ta rigëzojmë jetën tonë shoqërore”.

Sipas profesorit, perspektiva e pushimeve verore është gjithashtu do të jetë më e besueshme…

Sipas Le Foche, “Është e njohur shkencërisht që koronaviruset kanë tendencë të shkaktojnë pandemi dhe pastaj gradualisht kanë prirje të largohen vetë, sidomos kur ulet numri i subjekteve që ata sulmojnë, gjë e cila ndodh përmes masave të distancimit fizik dhe maskave. Duke mos qenë në gjendje të infektojnë njerëzit që zbatojnë masat mbrojtëse dhe qëndrojnë në karantinë ata të identifikuar të prekur, Covid I ulet shkalla e përhapjes, nis ‘të fiket’ dhe fundi i tij duket si një vdekje e programuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?