Kryepeshkopi i ri, Imzot Joani dhe Sinodi i Shenjtë bënë nderime në varrin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, i varrosur brenda ambienteve të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë u përcoll për në banesën e fundit më 30 Janar në një ceremoni solemne, ku morën pjesë primatë të kishave simotra të Shqipërisë në të gjithë botën, si edhe me pjesëmarrjen e krerëve të shtetit shqiptar dhe liderë politikë të Greqisë.
Më herët, ditën e sotme, Kryepeshkopi i ri mbajti edhe meshën e parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Një ditë më parë, u zhvillua edhe ceremonia e fronëzimit të tij.
Lajmi kryesor:
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
Xh.D/ReportTv.al
