Ina Zhupa denoncon nga Kombinati: Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor! Qytetarët do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana (VIDEO)

21 Shkurt 2021, 14:39| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 14:59

  • Share

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ditën e sotme ka qene në zonën e Kombinatit ku edhe ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas saj pallati është rrënuar nga Bashkia e Tiranës pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, ajo theksoi se banorët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi shteti nuk po u jep një zgjidhje për strehimin e tyre në bazë të vlerës së pronës së apartamentit që kishin.

“Na dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë vendim. Ky është cënim i të kanë kërkuar dokumentet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njeriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”, thotë një banore e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

Ina Zhupa e cila ndoqi nga afër shqetësimin e këtyre banorëve theksoi se ky është një tjetër rast skandaloz se si ligji shkelet me të dyja këmbët dhe se si shteti shkatërron në mënyrë barbare banesat e qytetarëve, pa asnjë vendim ligjor.

“Ky pallat sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk është shembur akoma, ndërkohë që ne jemi në rrënojat e tij. Shteti ligjor me Edi Ramën dhe me Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nuk funksionon. Ata nuk duan t’ia dinë për ligjet, nuk duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë për strehimin e qytetarëve, duan vetëm të bëjnë propagandë, të fillojmë që këtu po shembet dhe gjoja po punohet në Kombinat. Duan vetëm të tregojnë që ata e meritojnë mandatin e tretë ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre, një grup oligarkësh dhe klientë të pushtetit.”, tha Zhupa.

Sipas Zhupës, më 25 prill do i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana.

“Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe me 25 prill qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana dhe për të fituar e gjithë Shqipëria”, tha Ina Zhupa nga Kombinati.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/02/2021 20:40

    Kjo eshte tip monstre,kjo Zhupa.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 21/02/2021 17:17

    Ka nje problem me kete opozite rrumpalliste: realiteti eshte ndryshe nga cfare thone keta. Pallati prishtet sepse njerezite nuk mund te jetojne ne nje godine qe ka rrezik shembje. Qirane ju a paguan qeveria deri kur te hyjne ne pallatet e reja? Cfare m... prone mund te kerkojne njerezit? Cfare propagande bajate nga nje opozite qe nuk ka ide dhe vizion. Jane bere te gjithe si grupe te gatshme xhirimi qe shkojne kudo neper Shqiperi per te bere mizen buall

    Përgjigju
  • Kombinats: 21/02/2021 16:53

    E je bo shurren moj bibe? Keni surrat me fol ju?Ju jeni pleta jashtqitje e Kombinatit e do krahasoheni me Edin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?