‘Hetimori’ i Shëndetësisë, Zhupa për Report Tv: Të pyeten Rama e Vilma Nushi! Ndreca: Show politik, të dëshmojë Beqaj

14 Nëntor, 00:55| Përditesimi: 14 Nëntor, 01:03

  • Share

Deputetja e PD Ina Zhupa, në një prononcim për Report Tv tha se opozita është e gatshme që të dëgjojë Ilir Beqajn në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por duhet që fillimisht të japin dëshminë e tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.

‘Ne s’kemi problem as me poëerpoint as me foto, por mënyra se si trajtohet ky komision, nuk mund të sjellsh një dëshmitar për të bërë shoë, kur nuk pranohet që të vijë Rama. Për pjesën tonë ne jemi shumë të gatshëm dhe duam që ta dëgjojmë Beqajn, ne nuk duam që kjo sallë të kthyet në një sallë kinemaje. Ne nuk dorëzohemi. Unë uroj që të biem në një konsens që të japin dëshminë e tyre Rama dhe Nushi’, tha Zhupa.

Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, u shpreh se nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar se dëshmitarë duhet të jenë persona që kanë lidhje me objektin e hetimit. Ai tha se opozita është duke bërë shoë politik.

'Shumë e thjeshtë, ne kemi një rend dite duhet respektuar. Që në 10:30 të ditës së djeshme ne kemi të parin në rend ilir Beqaj. PD nuk pranon ta dëgjojë. Ne duhet të respektojmë rendin e ditës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që dëshmitarët duhet të kenë lidhje me objektin. Kryeministri s’ka lidhje. Ky është një diskutimi bërë, ne kemi bërë një listë të gjatë dëshmitarësh bashkë me opozitën. Për show politik kërkojnë dy dëshmitarë të ri ta padakorëdsuar. Sot kishim kohë për të mbyllur 5 dëshmitarë të tjerë. Arsyeja është që s’la dëshmitarë të lidhur me objektin e komisionit. S’jemi këtu për të plotësuar dëshirat partiake. Kanë 48 orë që nuk e lënë të flasin. Një person që vjen nga paraburgimi me dëshirën për të dhënë informacion, ne e bllokojmë. Kjo është një lojë politike që bëhet në moment të fundit. Ne kërkojmë ta dëgjojmë’, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbnori: 14/11/2024 16:22

    Propozoni deputetëve të PD kushtin;n.q.se. doni të merret në pyetje kryeminustri Rama, përpara të merret në pyetje ish. ministri Beqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?