Partia Demokratike vijon betejën për të shfuqizuar ligjin për zonat e mbrojtura që ka kaluar qeveria, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e tij.
Deputetja demokrate, Ina Zhupa dhe përfaqësuesit ligjorë të subjektit politik ishin sot në GJK për të vazhduar procesin që e cilësuan “në mbrojtje të interesit publik”.
Vetë ligjvënësja foli duke dhënë një prononcim para institucionit, në lidhje me seancën e zhvilluar më 23 qershor, ku sipas saj është provuar shkelja e Nenit 56 të Kushtetutës nga Këshilli i Ministrave dhe i Konventave ndërkombëtare.
“Qartësisht kushtetuta shkelet dhe interesi publik nuk garantohet për të plotësuar orekset e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij, që duan ta mbushin me pika të vogla të kenë resorte të mëdha. Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e detyrës dhe sot ka mundësinë t’i shërbejnë Kushtetutës, për të shpëtuar pasurinë publike, trashëgiminë kombëtare dhe parimet e solidaritet social”, u shpreh Zhupa mes të tjerash.
Deputetja apeloi ndaj GJK-së që të marrë vendimin e duhur dhe në interesin publik.
Deklarata e plotë e Ina Zhupës:
“Jemi këtu për të vazhduar procesin në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të interesit publik dhe kushtetutës për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura.
Nga seanca gjyqësore e datës 23 qershor dhe provat e sjella nga palët është provuar se:
1- se u shkel neni 56 i Kushtetutes dhe nenet 5, 6 dhe 7 te Konventes se Aarhusit, pasi rezultoi e provuar se amendamentet e propozuara nga Keshilli i Ministrave, te cilat me pas u shnderruan ne draftin perfundimtar te Ligjit nr. 21/2024 nuk iu nenshtruan konsultimit;
2- u shkel neni 82, pika 1, e Kushtetues pasi sic rezultoi e provuar tashme krijimi i Zyres se Administrimit te Parkut Kombetar te Vjoses ka nje kosto prej 820 mije euro per vitet 2025 - 2027, ndersa projektligji, perfshire amendamentet e KM-se nuk perfshinin asnje raport te efekteve financiare;
3) u shkel neni 59 i Kushtetues dhe Konventat e Bernes/Rios, pasi qartazi ligji nr. 21/2024 liberalizoi ndertimet e resorteve me 5 yje ne te gjitha zonat e mbrojtura, nderkohe qe ligji i meparshem i ndalonte keto ndertime ne nenzonat qendrore dhe ne nenzonat e tjera iu nenshtroheshin kufizimeve te rrepta.
Qartësisht kushtetuta shkelet dhe interesi publik nuk garantohet për të plotësuar orekset e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij që duan ta mbushin me pika të vogla të kanë resorte të mëdha.
Dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria.
Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësine e detyrës dhe sot ka mundësinë ti shërbej kushtetutës, për të shpëtuar pasurinë publike, trashëgiminë kombëtare dhe parimet e solidaritet social.
Ne kemi detyrë që brezave të ardhshëm tju lëmë një mjedis si joni ose më të mirë dhe jo vilat dhe hotelet të një oligarku”.
Komente
