Agim Troci dhe Ina Zhupa

Politikë

Ina Zhupa viziton kryekomisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

28 Korrik, 16:23| Përditesimi: 28 Korrik, 16:27

  • Share

Deputetja Ina Zhupa ishte sot për një vizitë në QSUT ku u shoqërua nga drejtori Florenc Spaho dhe stafi mjekësor për të parë nga afër gjendjen e kryekomisarit të djegur në zjarret e Delvinës, Agim Troci. 

Zhupa u ndal te rendësia që akte të tilla për të frymëzuar të mirën në shoqëri dhe te nevoja që shteti ta shpreh vlerësimin dhe në pikëpamjen profesionale dhe monetare dhe jo thjesht me falenderime si çdo qytetar. 

Deklarata e plotë e Ina Zhupës: 

Vizitova sot në spital, ku është i shtruar prej disa ditësh, Komisar Agim Trocin, një hero i gatshëm për çdo sakrificë, që ka mirënjohjen e gjithë shoqërisë. 

Komisar Troci, mund të kishte zgjedhur zyrën si shef, po zgjodhi terrenin dhe u fut pa menduar dy herë për të shpëtuar një fëmijë 10 vjecar nga flakët e zjarreve të tmerrshme që prej ditëve kanë zaptuar Delvinën.

Nga biseda me stafin mjekësor tregojnë për një guxim të komisarit dhe gjatë trajtimit mjekësor që e ka ndihmuar në procesin e rikuperimit.

Shembulli i tij i sakrificës dhe kurajos është një frymëzim për të gjithë ne. 

Shoqëria ka nevojë për të vlerësuar figura të tilla që i bëjnë nder me aktet e tyre fisnike. 

Të gjithë shprehim falenderime ndërsa shteti duhet ta nderoj me akte konkrete në vlerësimin e tij profesional dhe material. 

Shërim të shpejtë komisar Troci!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?