Hapet burgu i ri për gratë në Pogradec, kyçet ‘Ali Demi’! Pamjet nga brenda, me parukeri e palestër

27 Korrik, 11:13| Përditesimi: 27 Korrik, 17:46

  • Share

Nga burgu Ali Demi ku kanë qëndruar për disa vite, gratë dhe vajzat e dënuara ose në pritje të drejtësisë tashmë kanë një strehë të re. Ato janë akomoduar në burgun e ri të ndërtuar me standarde në Pojskë, Pogradec.

Në ceremoninë e inaugurimit Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se me ndërtimin e këtij burgu u përmbush një nga objektivat e tij që kur mori detyrën

"Që në fillim kur mora detyrën e Ministrit të Drejtësisë, i kam shtruar vetes një pyetje: cilat do të jenë objektivat e mia në raport me sistemin penitenciar? Mbyllja e burgut të Zaharisë, mbyllja e burgut të Ali Demit dhe burgu i hapur ishin disa nga punët me prioritet, të cilat sot janë realizuar me sukses. Një falënderim për bashkëpunimin e të gjithë partnerëve tanë për gjithë mbështetjen e pakursyer.

Manja garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për vijimin e reformave në sistemin penitenciar. Gjatë vizitës, të ftuarit patën mundësinë të inspektojnë workshop-et e ndryshme brenda burgut, ku zhvillohen aktivitete edukative dhe profesionale për të dënuarit. Gjithashtu, gjatë ceremonisë u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Burgjeve dhe Ambasadës Angleze për përmirësimin e Burgut të Fushë Krujës.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirane: 28/07/2024 18:51

    po qenka me ta ba zoti rrisk me hy ne burg u dashka me thane

    Përgjigju
  • Cjjxj: 27/07/2024 11:27

    Sa mire. Ne qender te vendit eshte. Afer me Saranden, Shkodren, Dibren qofte dhe Fieri. Do krijoje shume lehtesi. Nuk duket si internim. Urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?