Bota

'Simbol i rilindjes'/ U shemb dy vite më parë dhe mori 43 jetë njerëzish (2 shqiptarë), inaugurohet ura e re në Genova

4 Gusht 2020, 18:06| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 18:26

  • Share

ITALI- Vetëm dy vjet pas shembjes së urës Morandi në Genova është inauguruar ura e re, e konsideruar si urë e rilindjes. Ura u ndërtua sipër rrënojave të Ponte Morandi, e shembur në 14 gusht 2018 e shkaktoi vdekjen e 43 personave mes tyre dhe dy shqiptarë.

Ura e re e projektuar nga arkitekti Renzo Piano, do të quhet "Genova San Giorgio" dhe do të jetë e hapur për trafikun nga  data 5 gusht. Gjatë ceremonisë së inagurimit, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella që u takua me të afërmit e viktimave. Ndërkohë që të afërmit e viktimave theksojnë se nuk ka asgjë për të festuar.

Aksidenti sipas të dhënave të siguruara nga hetimet  kishte ardhur si pasojë e keqmenaxhimit  dhe mirëmbajtjes së dobët  dhe u bë shkaktar i një konflikti të gjatë mes qeverisë dhe autoritetit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Për kryetarin e Genovas Marco Buçi, shembja dhe rindërtimi i urës përbëjnë një shembull të dështimeve për dekada të tëra në infrastrukturën e transportit në Itali dhe një demonstrim të  asaj që vendi është i aftë të arrijë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?