Presidenti Ilir Meta

Ina-Ina, Ilir, po kështu na the edhe para 25 prillit!

28 Janar 2022, 11:53| Përditesimi: 28 Janar 2022, 11:55

  • Share

Në një konferencë për mediat, këtë të premte, Ilir Meta u shpreh se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.

“Të bëhen gati sepse pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë, më e largëta në një vit, kur janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit Bravo-Brava, i cili ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, që e di teatër politikën edhe luftën ndaj korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni Bravo-Brava, atë Ina-Ina, por pas zgjedhjeve, pas garës së parë”, tha Meta, që po kërkon të marrë sërish revansh, pasi iu zy gryka dhe zëri pas 25 prillit.

Edhe pse president, edhe atëhere ai doli zyrtarisht në fushatë për LSI-në, duke ulëritur e kërcënuar televizion më televizion, se do të bënte namin me kosore e cfurk në dorë më 25 prill, që të ndalonte fitoren e Edi Ramës.

Dhe premtoi publikisht madje, se do të jepte edhe dorëheqjen, nëse Rama merrte më shumë se 71 deputetë.

Rezultati dihet: Ilir Meta nuk mori dot më shumë se 4 deputetë, nga 19 që kishte, ndërsa Edi Rama mori mandatin e tretë.

Tani, pas disa muajsh heshtje dhe meditimi, Ilir Meta ka filluar të trashë zërin sërish, pasi këtë radhë ka në krah edhe Sali Berishën.

Por a mund të trembin më njeri ata?

25 prilli foli qartë, ndaj tani Ilir Metës nuk i ngelet veçse të na recitojë ndonjë poezi me Inën.

Kuptohet, deri sa t’i vijë mandata përtej detit edhe atij.

Pastaj kushedi, ndoshta qetësohet dhe mbledh mëndjen njëherë e mirë!

P.S: “Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”, të cilës i referohet Ilir Meta. Vetëm se në rastin konkret, vështirë se mund t’ja recitojë Meta, Ramës këtë poezi, pasi Rama ua ka “hequr brekët” rregullisht këto vitet e fundit, duke i lënë lakuriq jo vetëm fizikisht, por dhe mendërisht.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • teti: 28/01/2022 17:39

    Nuk e kuptojne akoma keto politikaret tane qe me kercenime dhe me lufte poshte brezit nuk merret me pushteti? Populli dele eshte por dhe delja vjen nje dite e nda te miren nga e keqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?