Inaugurimi i agjencisë së re të barnave, Pampuri: Rama rimburson ilaçet e skaduara, nuk i intereson shëndeti i qytetarëve

9 Shtator 2020, 17:43| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 17:44

  • Share

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Rama se po gënjen me agjencinë e re të barnave që inauguroi sot duke thënë se ai rimburson ilaçet e skaduara dhe çon me dhjetra miliona euro në xhepat e klientëve të tij.

Pampuri u shpreh se me ligjin klientelist 6 vjet më parë, Rama hoqi sigurinë e ilaçeve dhe në Shqipëri hyn çdo lloj ilaçi, i pacertifikuar, duke shtuar se Rama është i lidhur me mafien e ilaçeve dhe jo me qytetarët.

"Shëndetësia jo vetëm nuk u bë falas, por shqiptarët po paguajnë shtrenjtë bashkëpunimin e Edi Ramës me Mafian e Ilaçeve. Me ligjin klientelist 6 vjet më parë, ai hoqi sigurinë e ilaçeve dhe në Shqipëri hyn çdo lloj ilaçi, i pacertifikuar. Të gjithë e kanë provuar të paktën 1 herë se shumica e ilaçeve, që hyjnë  në Shqipëri, nuk bëjnë efekt. Shqiptarët i blejnë ilaçet më shtrenjtë se të gjithë. Një herë blejnë këto të skaduarat e Edi Ramës, një herë tjetër blejnë ato që nuk disbursohen, ose i porosisin jashtë vendit. Nuk ekziston sot ndonjë shqiptar që ka një të afërm jashtë vendit dhe që të mos i sjellë ilaçe prej andej. Pse ndodh kjo? Sepse Edi Rama zgjodhi MAFIAN E ILAÇEVE përpara QYTETARËVE. Qeveria e tij rimburson këto ilaçe të skaduara, që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, duke çuar dhjetëra e miliona euro në xhepat e pak klientëve të tij. Fasada e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Paisjeve Mjekësore nuk shërben për shëndetin e njerëzve. Nga institucion i specializuar për kontrollin, analizën regjistrimin e barnave dhe kontrollin e veprimtarive farmaceutike, Agjencia në të cilën Rama u mburr sot, është kthyer në zyrë noterie të interesave abuzive, klienteliste e deri kriminale të grupeve të lidhura me qeverinë. Aty nuk kryhen prej vitesh analiza për cilësinë dhe efikasitetin e barnave. Edi Rama gënjen edhe për herceptinën, ilaçin e të sëmurëve me tumor. Asnjëherë  në qeverisjen e tij nuk pati furnizim të mjaftueshëm dhe të sëmurët kthehen në shtëpi pa marrë mjekimin e duhur. Dështimin dhe mashtrimin me shëndetësinë, Edi Rama do ta paguajë më 25 prill me votën e shqiptarëve", tha Pampuri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?