Inagurimi i ambienteve të reja sportive, Rama: Do mbështesim fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive

12 Qershor 2022, 11:56| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 17:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja sportive, i shoqëruar edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive teksa nuk kurseu as batutat pas kritikave për daljet e tij të shpeshta në ekran. 

“Shumë shkurt dua të ju them se sot është një ditë shumë e bukur për lëvizjen olimpike që ne po e rithemelojmë në çdo shkollë të vendit. Mbasdite do të jenë dy ndeshjet e para në volejboll. Dua të theksoj se në bashkëpunimi me komitetit olimpik shqiptar qeveria do të mbështesë në vijimësi këtë , krijimin e kampionateve në nivel bashkie, qarku dhe nivel kombëtar.

Fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin për të bërë dhe lidhjen mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist dhe gjysmë profesionist.

Nuk dua të zgjatëm më shumë është shumë e qartë se ju keni ardhur për tu argëtuar jo për të dëgjuar fjalime, Nëse ju merr malli për mua hapni derën e frigoriferin sot pasdite se më keni dhe në frigorifer po deshët, Uroj të kënaqeni”, tha Rama

I pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja sportive ku nuk mungua as performancat e shumta të organizuar nga të rinjtë ishte i pranishëm dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi progresin e arritur në sport  nga vendi ynë gjatë viteve të fundit.

“Jemi vërtetë të kënaqur për progresin që sporti në Shqipëri ka bërë gjatë viteve të fundit. Në të gjitha aspektet shohim një zhvillim në rrugën e sportit dhe sportin për të gjithë njerëzit, duke theksuar kontributin që sporti po i jep të gjithë shoqërisë me qëllim shëndetin, me qëllim edukimin”, tha Bach.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Zoti Thomas Bach, të shoqëruar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli vizituan zyrat e reja dhe moderne të KOKSH, të cilat janë shpërngulur në Parkun Olimpik, në një nga investimet me të mira për Sportin, aty ku janë edhe zyrat e Federatave Sportive të tjera, për të qenë më pranë dhe në shërbim të tyre.

Ora 17:17
Veliaj takon Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach: Tani është koha të rrisim bashkëpunimin për sportin dhe Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë në cilësinë e drejtuesit të IOC, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, atletin rekordmen ukrainas, Sergei Bubka. Veliaj, i cili i ka dhuroi “Kullën e Sahatit të Tiranës” zyrtarit të lartë të Komitetit Olimpik, u shpreh besimplotë se kjo vizitë do të shërbejë si një tjetër pikëtakim i projekteve të përbashkëta në drejtim të sportit.

“Jam shumë i lumtur sot që, Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror, miku im, Tomasi, dhe Sergei Bubka i famshëm, po ashtu edhe skuadra fantastike që vjen nga Komiteti Olimpik, ndodhen në Tiranë për të mbështetur Fidelin, si dhe çunat e gocat tanë të Komitetit Olimpik. Jam shumë krenar për punën që ata kanë bërë sepse ka qenë një moment tranzicioni dhe tranzicionet nuk janë asnjëherë të lehta. Fakti që morëm një Komitet Olimpik Shqiptar të rrënuar, si financiarisht, si moralisht, si nga ana e strukturës, dhe sot e kemi ngritur në këmbë, që pas Lojërave Olimpike të Tokios, dhe me gjithë arritjet që ka Komiteti Olimpik, sportistët tanë, kjo është një ditë e mirë. Fakti që edhe Presidenti i Komitetit Olimpik ndërkombëtar është sot këtu është një mesazh shumë i mirë. Tani është koha për të shtuar bashkëpunimin dhe për të bërë punë të jashtëzakonshme për Tiranën,” u shpreh Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili i dhuroi kryebashkiakut të Tiranës një prej 300 medaljeve përkujtuese të Lojërave Olimpike të Tokios, tha:

“Faleminderit shumë për pritjen e këndshme. Dua t’ju përcjell falënderimet dhe urimet tona për atë që, ju personalisht dhe Bashkia e Tiranës, jeni duke bërë për sportin në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme të shohësh sesi ju e kuptoni rëndësinë e kontributit të sportit në shoqëri dhe veçanërisht në edukimin e fëmijëve, sepse kjo është e ardhmja jonë dhe kjo është vlera e sportit. Mendoj se mund të shohim përpara drejt një të ardhmeje të ndritur për sportin në Tiranë dhe në Shqipëri,” u shpreh Bach. 

Duke iu drejtuar kampionit olimpik, Sergei Bubka, Veliaj tha se Shqipëria do jetë gjithmonë me ukrainasit për t’i mbështetur, por sidomos kontigjentin sportiv që ndodhet në vendin tonë.

“Zoti kryebashkiak, ju falenderoj shumë për atë që ju dhe kombi shqiptar jeni duke bërë për popullin ukrainas dhe veçanërisht për sportin ukrainas. Ju mikprisni atletët tanë, iu mundësoni atyre një shtëpi të përkohshme, sepse ne besojmë se së shpejti do të rikthehemi, dhe sigurisht jemi shumë të lumtur të shohim se si ju i kushtoni vëmendje vlerave të sportit dhe lëvizjes olimpike,” u shpreh Bubka nga ana e tij.

Ora 13:02
31 vjetori i Rithemelimit të PS, batuta e Ramës nga inagurimi i ambienteve sportive: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite

1655028105_Screenshot10.jpg

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja sportive dhe nuk hezitoi të shkëmbente batuta duke iu referuar ditëlindjes së 31-vjetorit të PS që do të festohet pasditen e sotme.

 “Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, tha Rama duke qeshur.

Ora 12:23
Inaugurimi i ambienteve të reja sportive, Presidenti i  IOC: Jemi vërtetë të kënaqur për progresin që sporti në Shqipëri ka bërë gjatë viteve të fundit

1655029035_Screenshot2.jpg

Sot u inauguruan ambientet e reja sportive ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i cili gjatë fjalës së tij vlerësoj progresin e madh në sport që ka bërë vendi ynë gjatë viteve të fundit.

“Është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu sot, në Shqipëri ne vazhdën e turit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Jemi vërtetë të kënaqur për progresin që sporti në Shqipëri ka bërë gjatë viteve të fundit. Në të gjitha aspektet shohim një zhvillim në rrugën e sportit dhe sportin për të gjithë njerëzit, duke theksuar kontributin që sporti po i jep të gjithë shoqërisë me qëllim shëndetin, me qëllim edukimin", u shpreh ai

Bach u shpreh optimist teksa tha se shohim një vizion për të ardhmen e sportit në Shqipëri dhe kemi besim që Shqipëria dhe shqiptarët dhe atletët olimpik shqiptar mund të besojnë tek një e ardhme e ndritur sepse ne shohim gjithashtu një aleancë të fuqishme, me respekt të përbashkët të përgjegjësive mes qeverisë, të drejtuar nga Kryeministri dhe Komitetit Olimpik Kombëtar.

“Gjatë takimit që zhvillova mëngjesin e sotëm me kryeministrin kuptova se kjo është receta e suksesit për njerëzit dhe sportin në Shqipëri. Kështu që jeni duke më parë si një njeri shumë të lumtur që ndodhem këtu sot dhe një njeri edhe më të lumtur teksa shoh që sporti në Shqipëri po lulëzon në mënyrë kaq të jashtëzakonshme”,  tha ai. 

E.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 12/06/2022 17:45

    Ska nevoj me hap frigoriferin se je tamam burr shteti. Vec ti e ke bo ket ven se te ishte per salen donishim halla 100 vjet mrapa

    Përgjigju
  • Arta: 12/06/2022 16:13

    Vemendja qe ju po i kushtoni ketyre aktivitekeve sportive dhe gjithperfshirja qe po mundoheni te krijoni pa varesi gjinia do ta beje me shume te suksesshme kete nisme qe po merni.Nje tjeter projekt qe do te shkoje sic duhet dhe do te sjelle perfitime dhe permiresime ne sport.

    Përgjigju
  • Era: 12/06/2022 16:11

    Bravo ju qofte qe po beni nje gje me shum per aktivitetet sportive ne Vendin tone.ju po i jepni nje mbeshtetje rinise per tu aktivizuar me shume dhe per te ndjekur endrrat e tyre ne fushen e sportit.

    Përgjigju
  • Dorel: 12/06/2022 15:55

    Je lider. Njeri puntor qe mendon per cdo gje. Ky ishte nje organizim perfekt dhe sa me shume aktivitete te tila qe te perfshihet gjithe rinia

    Përgjigju
  • Egi: 12/06/2022 15:35

    Sa shume rendesi i kushtoni cdo aktiviteti zoti Rama. Me vjen mire qe keni menduar nje projekt te tille dhe i keni mundesuar te gjitha kushtet per sportistet

    Përgjigju
  • ylber: 12/06/2022 15:29

    aktivitet sportive jane nje ambient ku femiejt apo talentet mund te kene mundesine te kalojne kohen e tyre ashtu si duhet dhe jo te rrine neper telefona

    Përgjigju
  • flamuri: 12/06/2022 15:27

    super ambjente ! nje organizim dhe mikepritje e bukur per presidentin nderkombetar !

    Përgjigju
  • Landi: 12/06/2022 15:26

    Ishte krijuar nje ambient fantastik per ti mundesuar sportisteve kushte nga me te mirat. Sportistet ishin lene ne harrese per vite te tera, dhe eshte nje lajm i mire qe qeveria po punon per ta

    Përgjigju
  • gesi: 12/06/2022 15:25

    diten e sotme kemi pasur plot gjera per te festuar, duke nisur nga ditelindja e partise socialiste deri tek inaugurmi i ketyre ambienteve te reja sportive

    Përgjigju
  • Besa: 12/06/2022 15:22

    Sa mire qe po i kushtojne nje rendesi te madhe aktiviteteve fizike, pasi femijet jane bere te varur nga smartphonat

    Përgjigju
  • Shaban: 12/06/2022 15:07

    Nje kryeminister unik qe asnjeri tjeter nuk ju arrin dot keni bere cmose per kete vend dhe e dim qe nuk keni mbaruar ketu,suksese dhe gezuar PS

    Përgjigju
  • Astrit: 12/06/2022 15:05

    Hahahah jeni me te vertet gjigand me batutat qe beni dhe jepni nga humori juaj per te cdramatizuar situata

    Përgjigju
  • Marjus: 12/06/2022 15:05

    Po beni nje pune te shkelqyer jeni i vetmi kryeminister qe i keni mbeshtetur sportistat dhe fal kesaj mbeshtetjeje ka bere qe te kemi akoma me shume te rinj qe perfshihen ne sport

    Përgjigju
  • Dritan: 12/06/2022 15:05

    Pervecse organizoni aktivitete te tilla qe te ruani traditen e vlerat vazhdimisht me humorin tuaj i jepni ngjyra me humorin tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?