Për herë të parë pamjet brenda bazës ajrore e NATO-s në Kuçovë! Gati të përurohet më 4 mars! U investuan 55 milionë euro (VIDEO)

25 Shkurt, 10:49| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:21

  • Share

Përgatitjet e bazës së NATO-s në Kuçovë janë drejt fundit dhe për herë të parë Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e brendshme kësaj godine. Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo tregon se funksionet që do të kryejë kjo bazë me t’u vënë në punë.

“Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e  Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan se kjo bazë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi në Facebook.

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë do të shërbejë edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit.

“Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, shprehet Gjeneral brigade Ferdinand Dimo.

Ai tregon edhe hapat e deritanishëm, që nga momenti kur u vendos se në Kuçovë do të ndërtohej një bazë ajrore për NATO-n.

“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Entel: 02/03/2024 10:32

    Baza nuk ka asnje lidhje me zhvillimin ekonomik te kucoves. Sic ishte do jet.. pervec se do ket ca zhurem si dikur.

    Përgjigju
  • Alb: 25/02/2024 15:53

    I shalla do kemi pilote shqiptare, si dikur

    Përgjigju
  • Tonton: 25/02/2024 13:18

    Ç'i do spiunët rusë kur e reklamojnë vet

    Përgjigju
  • LORA: 25/02/2024 12:23

    Lajm i shkelqyer,per garantimin e sigurise se shtetit tone.

    Përgjigju
    • A...Zh: 25/02/2024 15:03

      Per fat te keq Vlora ka te drejte. Nga mbi 200 avion luftarak deri ne vitin 90, tani zero.

    • Vlora: 25/02/2024 14:02

      O Lora eshte baze per avionet grek e Italiane se ne vetem pordhat na kane ngel. Ne jemi rojat e tyre me kallash.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?